Kulturë
Muharrem Kamani: Konferencë shkencore: ''Sami Frashëri ideologu i shquar i Rilindjes Kombëtare''
E diele, 09.06.2024, 06:53 PM
Konferencë shkencore me temë:''Sami Frashëri ideologu i shquar i Rilindjes Kombëtare''
Me
rastin e 120 -vjetorit të ndarjes nga jeta të dijetarit Sami Frashëri. (18 Qershor 1904 - 18 Qershor 2024.
Përgatiti
Muharrem Kamani
Në
mbasditen e datës 24 Maj 2024 në sallën e madhe të konferencave të QKMF ''Odise
Paskali'' u zhvillua konferenca shkencore në nderim të rilindasit të shquar
Sami Frashëri.
Në
punimet e kësaj konference jubilare nderuan me pjesmarjen e tyre Kryetaria e
Bashkisë Përmet znj. Alma Hoxha,
N/Prefekti i Rrethit të Përmetitz. Edvin
Tuçi, Kryetaria e Këshillit Bashkiak znj.
Anila Ibrahimi, Prof. Dr. Hulusi Hako, Prof. Dr.
Sherif Bundo, aktori i madh shqiptaro-amerikan Xhevat Limani, Prof. Dr.
Qemal Kastrati, Prof. Dr. Shyqyri Hysi, Sekretari i Përgjithshëm i KBB
studjuesi dhe muzeologu Nuri Çuni, Kryetari i ShAK mbarëkombëtare ''Vëllezërit
Frashëri''z. Tomorr Kotorri, zFatos
Rushiti Kryetar i Klubit të Shkrimtarëve ''Jehona e Karadakut'' dhe Sunaj
Ramini, Bekim Kelmendi e Jemin Thaqi nga Komuna Rahovec, Sadik Shala nga Komuna
Suharekë dhe Prof. Dr Desar Berisha e
disa personalitete të tjerë të fushave të ndryshme.
Në
këtë veprimtari shkencore morën pjesë qytatarë , studjues e krijues nga Përmeti
dhe krahinat e tjera të vëndit e të hapësirës mbarë kombëtare etj.
Kjo
konferencë u organizua nga ShAK ''Vëllezërit Frashëri'' e Bashkia Përmet nën
kujdesin dhe në bashkëpunim me KGjBB Tiranë e Institucione të tjera shkencore
të vëndit.
Veprimtarinë
e hapi moderatorja Kozeta Jashari me një fjalë përshëndetëse e mirseardhje ,
emocionuse duke falënderuar pjesmarrësit, personalitetet e pranishme dhe uroi
punë të mbarë. Në vazhdim ajo ja dha
fjalën Tomorr Kotorrit për të përshëndetur e mbajtur kumtesën e tij me
temë:''Frashëri dhe Dangëllia djepi i kulturës kombëtare'' , ku midis të tjerash tha se këto konferenca që
janë organizuar e zhvilluar punimet në Frashër dhe Përmet janë një kontribut me
vlera të gjithanëshme në interes të
kulturës kombëtare për të njohur brezat e sotshëm e të ardhshëm historinë e
kombit dhe kontributin e burrave të shquar të kombit tonë me të cilët duhet të
krenohemi. Në ditët e sotme gjëndja në
Frashër është në ditët më të vështira, ai është braktisur dhe nuk dëgjon më
zëra njerëzish. Pushteti vendor nuk i
disponon kapacitetet e nevojëshme financiare për t'ia ndryshuar gjëndjen
aktuale. Të gjithë së bashku të ngrejmë
zërin për të sensibilizuar opinion dhe nxitur qeverinë për të investuar për
rrugën në radhë të parë që zona të marri pamjen që meriton. Vëllezërit Frashëri bënë Shqipërinë dhe
shitën pasurinë , i dhanë dritë me dije dhe kulturë mbarë kombit shqiptar. Qeverija nuk vë dorë të paktën për asfaltimin
e rrugës Piskovë-Frashër. Të tjerat
natyrshëm vijnë vetë si zhvillimi,
përparimi dhe popullimi i krahinës.
Dervish
Hazar Cakranj Xhemil Pacani përshëndetën në emër të Kryegjyshit Botëror të
Bektashinjëve , Haxhi Dede Edmond Brahimaj dhe në kumtesën e ti u ndal te fuqia
mendore e Sami Frashërit e një profeti.
Ka patur përpjekje për ta zhdukur, por nuk ja kanë arritur qëllimit. Ai ka botuar 60 vepra në shumë gjuhë dhe ka
qënë drejtues i disa gazetave. Hartoi
gramatikën dhe alfabetin e gjuhës shqipe
dhe në shumë fusha shkencore.
Kryetaria
e Bashkisë Alma Hoxha i përshëndeti të pranishmit dhe personalitetet në emër të
Institucionit të Bashkisë dhe i uroi konferencës punë të mbarë duke i bërë
homazh dhe lartësuar emrin e Sami Frashërit në këtë 120 -vjetor të vdekjes së
tij në ditën naimiane që përkon me 178 -vjetorin e lindjes së tij, poetit
kombëtar të shqiptarëve dhe ideologut të ideologjisë kombëtare. Të jemi të bashkuar në aktivitete dhe në
mendime .
Aktori
Xhevat Limani ka ardhur nga ShBA për
këtë event. Të nderuar personalitete kam
ardhur enkas për këtë event. Kam dhënë
në jetën time artistike 5300 çfaqje në skenat e mbarë botës. Naim Frashëri është dielli i kombit tonë. Ai bilbilon shqipërisht dhe nëse më lejoni tu
përshëndes me interpretimin e kryeveprës letrare tëtij ''Bagëti e
Bujqësi'. Këtë interpretim ai e vlerësoi
si qërasje për pjesmarrësit.
Interpretimi me nivel të lartë aktoresk elektrizoi sallën e konferencave
me zërin e tij magjik dhe e detyruan që tu sjellë pjesmarrësve dhe poezinë e
Naimit për gjuhën shqipe me interpretimin e tij.
Prof. Dr.
Sherif Bundo u ndal tek mendimi filozofik i Sami Frashërit si dijetar i
përmasave europiane . Ai u ndal te qëndrimi
i tij ndaj punës dhe njerëzve. Sa
aktuale janë këto mësime kur sot është vrarë puna dhe shpresa. Njeriu rritet me punë, ai është shëmbëlltyrë
e punës që e krijoi vetë. Mos u bëni
makutër thotë Sami Frashëri. Kush do të
bëjë shumë punë për njëherë nuk bën asnjë.
Nuk bëhen punë të mëdha me njerëz të vegjël. Dita është e shkurtër. Sami Frashërit duhet ti referohet çdo
pushtetar dhe ta ketë atë pasqyrë në punën e tij të përditshme.
Përshëndeti
dhe Prof. Dr. Hulusi Hako i cili tha se jemi këtu si
sintezë e epokave. Sot festuam
80-vjetorin e Kongresit të Përmetit i cili u mblodh në Përmetin e Çliruar , veç
të tjerash për të rrspektuar Rilindasit frashërllinj.
Sunaj
Ramini përshëndeti të pranishmit dhe uroi punë të mbarë konferncës me vlera të
gjithanshme për shqiptarët kudo që jetojnë dhe në Republikën e Maqedonisë së
Veriut.
Studiuesi Kujtim Boriçi në kumtesën e tij u ndal te
gazetat Drita dhe Dituria që drejtonte Sami Frashëri te cilat botoheshin në
Stamboll në gjuhën shqipe. Ai përballoi
despotizmin e sulltanëve duke ju kundravënë me diturinë dhe lirinë. Kombet mbahen me gjuhën. Vepra e tij është minierë ari. Ai falënderoi Bashkinë, Profekturën dhe
Këshillin e Qarkut Gjirokastër që bënë të mundur zhvillimin e suksesëshëm të
kësaj veprimtarie të fushës studimore.
Kumtesën
e përgatitur nga Prof. Dr Albert
Frashëri një vështrim kritik për librin e Thoma Frashërit për Frashërin dhe
frashellinjte e lexoi Kozeta Jashari. Ai
është shkruar me një gjuhë të vështir.
Shumica e njerëzve të shquar të Frashërit janë të fesë myslimane. Në libër bëhen përpjekje antihistorike dhe
thyhen ndienjat e vërteta të shqiptarëve të ndershëm. Të shtrosh pyetjen se Sami Frashëri është
shqiptar, turk apo persian është antihistorike, antikombëtare dhe varfëri
intelektuale dhe kulturore. Ky libër
është mirëpritur nga ata që tjetërsuan kishën autoqefale shqiptare themeluar
nga Fan. S. Noli.
Prof. Dr.
Qerim Kastrati kumtoi :''Qielli,
toka, burimet dhe mendimet paqësore të Sami Frashëri, duke ju referuar dy veprave te tij shkecnore
te cilat ne disa kopje ja dhuroi disa pjesemaresve dhe Bashkise Permet.
Studjuesi
Nuri Çuni u ndal në idetë kryesore të Sami Frashërit për besimin fetar tek
vepra''Shqipëria ç'ka qënë, çështë dhe çdo të bëhet''. Ai theksoi se besimi sjell qetësi, largon
stresin dhe të bën paqësor.
Prof. Dr.
Fatos Rushiti nga Kumanova pershendeti te pranishmit dhe personalitetet
dhe në emër të klubit letrar''Jehona e Karadakut'' dhe u ndal gjeresisht tek
gramatika e gjuhës shqipe me argumenta shkencore dhe foli shkurt, por me ide e
kuptim të madh.
Poeti
Lumo Kolleshi kumtoi temen “Sami Frasheri dhe bota perse”. Ai sugjeroi që të ketë durim për të dëgjuar
mendimet se po i ramë shkurt humbet kuptimi i mendimeve të shkruara dhe do isha
i mendimit që të kishte dhe debat shkencor për mendimet e shprehura. Ai ishte akademi më vete dhe univers. Vepra e tij është emblematike. Përse ju përkushtua kulturës persiane dhe
asaj iraniane në vecanti. Shumica e
veprave në gjuhën persiane nuk e kanë parë dritën e botimin. Poetët e mëdhenj të formatit botëror janë
:Rumiu, Omar Kajami, Sadiu, Shyrazi.
Rumiu çfaqet humanist i madh dhe filozof. Vepra e tij eshte botuar në 20-30 mijë
faqe. Gëte u frymëzua nga këta poetë të
mëdhenj. Sami Frashëri është pasuri e
madhe intelektuale e nivelit europian.
Mjedisi dhe koha ndikuan në formimin intelektual dhe zgjimin kombetar
sepse ai ishte ilimunist i madh i kombit shqiptar.
Prof. Dr.
Shyqyri Hysi mbajti kumtesën, ''Frashëri shkollë e madhe kombëtare''
ndërsa sot Baba Hekuran Nikollari e ka shndruar në shkollë të kohëve modern
Teqene e Frasherit dhe te Alipostivanit.
Dëshiroj të recitoj një poezi të Baba Ali Tomorrit për Frashërin, por e
ndiej vehten të vogël para aktorit gjigand Xhevat Limani, per te pershendetur te pranishmit e cila u
perjetua me emocione.
Studjuesi
Kujtim Mateli ju referua veprës enciklopedike me 6-vëllime të Sami
Frashërit. Ne pune time studimore te
vëllimi i 3-të fq. 2172 hasa Dodonën dhe
shpegimin që jep ai me argumente shkencore se ku gjëndet ajo. Orakulli i dha fame Dodonës.
Ky libër nuk është përkthyer. Ai
thotë se Dodona nuk ndodhet në luginën e Cerkovicës , por në veri të
Epirit. Homeri thotë se Dodona ndodhet
në një vënd të ftohtë në veri të Epirit.
Konkluzionet
e kësaj konference i bëri kryetari i Sh A K''Vëllezërit Frashëri” Tomorr
Kotorri i cili falënderoi të pranishmit për vëmëndjen që treguan dhe referuesit për prurjet e reja për
zhvillimin me sukses të saj.
TVSh
Gjirokastra e pasqyroi gjeresisht këtë veprimtari shkencore.