| E premte, 07.06.2024, 07:50 PM |
UNË
JAM UJK DHE
DUA
PLAGË
NGA
KALOSH ÇELIKU
(PRAGU I ?MENDURISË)
Siç duket, Pragun e çmendurisë
E kam pëzrier me Ditën dhe Natën.
Edhe, Sot u zgjova me Ditën.
E ha darkën solemne me miqtë
Ende, me brekëtë nëpër këmbë.
Dita, nuk është Natë! Ehu, Nënën!
Prag, i çmendurisë. Ditës Nesërme.
Dita, është Natë. Përtej Ditë Nesërme
Edhe, Ditës Pasnersërme: në “Liri”...
(MOSMIRËNJOHSJA)
E mora përkrahu Zonjën Di
Neteditë me poezi, nën Rrap:
Shkup. Prishtinë. Dhe, Korçë.
Papritmas, më tha: Ti je Muza ime
Dhe, e linda poete erotike. Hënë.
E përcolla Natën. Hënën mbi mal
E prita Agimin në Prishtinë. Diellin.
Bregliqenit, i rash not në Strugë
Matanë, dola në Poradec. Shqipëri.
Një vit, pasmesnate në Shkup
Ia urova vitin e Ri 2023 si Mike!
Rrugaçja, m’i shau Nanë e Babë
Edhe, se: do të ma djeg “xhipin”.
Shtëpinë e Gruas besnike. Vrasë.
E pyeta: me cilën armë? Varg.
Heshti. I thashë: Mosmirënjohse.
Dhe, u ndamë pa Hënë në Errësirë...
(PRITË PAK O SHI TA MARR
SHKOPIN ME KËRRABË)
Ditë me Diell mbi male. Lisa
Mjegulla mbi kokë. Qiell.
Edhe, pse Dje: Shqipërinë
Dhe, Kosovën i sulmoi shiu.
Breshëri me kokërra arre.
Unë, dola pa shkop - çadrën
Edhe, rrugës kisha dy truproje:
Njërën fshehur në çantën e zezë
E, tjetrën një shkop me kërrabë.
Papritmas, shkrepi rrufeja
Edhe, ma bëri me dije, se:
Do të bie shi me shtama.
Breshër. Stërpiku me disa pika.
Por, nuk më lagu gjatë rrugës
Bëri qull, si laraskë shelgu.
Erdhi shiu, nuk erdhi breshëri
Nga Tetova. Rrugën vazhdoi:,
Tranzit, kaloi rrugën e Shkupit
Maleve, iku për në Kumanovë.
Pritë pak, o shi rrebesh! Breshër
Sa, ta marr shkopin me kërrabë...
(MIKJA E GRUAS SIME BESNIKE)
(Shkrimtares
dhe publicistes, Lindita Kadriu)
Shpesh-herë, Gruaja ime besnike
Që, punonte së bashku përsëgjalli
në Redaksinë e fëmijëve në RTM -ës
Me Lindita Katdriun. Shkrimtare. Ehu!
Pas disa vite pa punë, e me vend pune.
Shpesh ma thoshte, në biseda rasti, se:
Lindidita Kadriu, si shkrimtare, publiciste
Ende, është pa vend pune në redaksi.
Edhe, grua e mirë besnike, në Letërsi.
Unë, asaj kohe mirresha me këlyshët
E mi me zgjebe të ndërsyer pas shpine.
Dhe, Gratë e mia besnike mes poezive.
Sot, Lindita Kadriu me gjithë këto Parti Politke
Ende, është pa vend pune. Pagë, qeveritare,
Si shkrimtare. Dhe, publiciste në Letërsi...
(GRUAJA
BESNIKE)
I dëbova armiqtë rreth Meje. Edhe Miken
Vetëm Poezinë nuk mund ta përzë. Nuk ikë.
Është grua besnike. E do burrin...
(GRUA NATËN
E MIRË)
Grua, natën e mire! Ika
Pasmesnate më pret një grua tjetër
Poezia. Është xheloze.
Nëntë burra nuk mund ta bëjnë zap
Natën.Vetëm Unë ia jap hakun.
Grua, natën e mire! Ika
Falemnderit. Që, nuk je xheloze...
Dhe, në fund
(UNË JAM UJK
DHE DUA PLAGË)
Grua, mirëmëngjes. Erdha
Unë jam Ujk. Dhe, dua plagë!
Edhe Ajo, nuk ishte xheloze...