| E merkure, 05.06.2024, 07:55 PM |
10 Qershori, 1878 – THEMELIMI I LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT
“Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?”
Nga
Frank Shkreli
Ndoshta më shumë për t’i bërë qejfin vetes, ashtu si në të kaluarën, përpiqem të kujtoj në mënyrën më modeste, data dhe personalitete nga historia kombëtare e shqiptarëve, sidomos personat dhe datat historike, nga të cilat shqiptarët edhe sot mund të marrin shembull e mësim, në përballimin me aktualitetin e sotëm politik në trojet shqiptare.
Sivjet,
në kujtim të Kuvendit Kombëtar të Prizrenit ose Lidhjes Shqiptare të Prizrenit,
mbledhur në Prizren më 10 qershor, 1878, tri ditë para se të fillonte punimet
Kongresi famëkeq i Berlinit, po sjell në kujtesë poemën patriotike, “O moj
Shqypni”, një poezi e shkruar nga Pashko Vasë Shkodrani, rreth viteve
1878–1880.
Sot,
e kësaj dite, kjo poemë patriotike, por njëkohësisht, kritike dhe historike e
Pashko Vasës, konsiderohet si një prej botimeve më të rëndësishme të viteve të
Lidhjes së Prizrenit, me një ndikim mjaft të gjërë në Rilindjen kombëtare të
shqiptarëve në atë kohë dhe si njëra prej veprave më të rëndësishme të
letërsisë shqipe, në përgjithësi. Thuhet se Vaso Pashë Shkodrani e kishte
shkruar këtë vjershë gjatë themelimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit – si
organizata e vetme shqiptare – që kishte marrë përsipër bashkimin e të gjithë
shqiptarëve për të mbrojtur terësinë e trojeve shqiptare dhe interesat
kombëtare të gjithë shqiptarëve pa dallim feje a krahine.
Poema
e Vaso Pashës, “Moj Shqypni”, edhe sot simbolizon dhe motivon shqiptarët për
bashkim e atdhedashuri dhe, njëkohësisht, frymëzon të gjithë shqiptarët e
ndershëm, që të mbrojnë edhe sot interesat dhe të drejtat e të gjithë
shqiptarëve, anë e mbanë trojeve kombëtare në Ballkanin Perëndimor, lënë amanet
nga gjyshërit dhe stërgjyshërit.
Me
shpresën e pa shpresë se kjo poemë e Vaso Pashës, do të frymëzojë sadopak ata
që kanë sot në dorë punët e shqiptarëve, që të reflektojnë në këtë përvjetor të kësaj date historike –
themelimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit – si një rast që të pakën për një
ditë klasa politike aktuale të shpalosi një ndërgjegje më të pastër
kombëtare: Për një bashkim e qëllim,
duke “lidhur besën shqiptare dhe duke u betuar”, për mbrojtjen e trojeve dhe të
interesave kombëtare të gjithë shqiptarëve, në përgjithësi, dhe pa dallim.
“Por
sot, Shqypni, pa m'thuej si je?”
MOJ SHQYPNI
O
moj Shqypni, e mjera Shqypni,
Kush
te ka qitë me krye n'hi?
Ti
ke pas kenë një zojë e randë,
Burrat
e dheut të thirrshin nanë.
Ke
pasë shumë t'mira e begati,
Me
varza t'bukura e me djelm t'ri,
Gja
e vend shumë, ara e bashtina,
Me
armë të bardha, me pushkë ltina,
Me
burra trima, me gra të dlira;
Ti
ndër gjith shoqet ke kenë ma e mira.
Kur
kriste pushka si me shkrep moti,
Zogu
i shqyptarit gjithmonë i zoti
Ka
kenë për luftë e n'luftë ka dekun
E
dhunë mbrapa kurr s'i mbetun.
Kur
ka lidhë besën burri i Shqypnisë,
I
ka shti dridhën gjithë Rumelisë;
Ndër
lufta t'rrebta gjithëkund ka ra,
Me
faqe t'bardhë gjithmonë asht da.
Por
sot, Shqypni, pa m'thuej si je?
Po
sikur lisi i rrxuem përdhe,
Shkon
bota sipri, me kambë, të shklet
E
nji fjalë t'ambël askush s'ta flet.
Si
mal me borë, si fushë me lule
Ke
pas qenë veshun, sot je me crule,
E
s'të ka mbetun as em'n as besë;
Vet
e ke prishun për faqe t'zezë.
Shqyptar',
me vllazën jeni tuj u vra,
Ndër
nji qind ceta jeni shpërnda;
Ca
thone kam fè ca thonë kam din;
Njeni:"jam
turk", tjetri:"latin"
Do
thonë: "Jam grek", "shkje"-disa tjerë,
Por
jemi vllazën t'gjith more t'mjerë!
Priftnit
e hoxhët ju kanë hutue,
Për
me ju damun me ju vorfnue!
Vjen
njeri i huej e ju rri n'votër,
Me
ju turpnue me grue e motër,
E
për sa pare qi do t'fitoni,
Besën
e t'parëve t'gjith e harroni,
Baheni
robt e njerit t'huej,
Qi
nuk ka gjuhën dhe gjakun tuej.
Qani
ju shpata e ju dyfeqe,
Shqiptari
u zu si zog ndër leqe!
Qani
ju trima bashkë me ne,
Se
ra Shqypnia me faqe n'dhe!
E
s'i ka mbetun as bukë as mish,
As
zjarm në votër, as dritë, as pishë;
As
gjak në faqe, as nder ndër shokë,
Por
asht rrëxue e bamun trokë!
Mblidhniu
ju varza, mblidhniu ju gra,
M'ata
sy t'bukur q'dini me qa,
Eni
t'vajtojmë Shqypninë e mjerë,
Qi
mbet' e shkretë pa em'n, pa nder;
Ka
mbet e vejë si grue pa burrë,
Ka
mbet si nanë, qi s'pat djalë kurrë!
Kujt
i ban zemra m'e e lan' me dekë
Kët
farë trimneshe, qi sot asht mekë?
Këtë
nanë të dashtun a do ta lamë,
Qi
njeri i huej ta shklasë me kambë?
Nuk,
nuk! Këtë marrè askush s'e do
Këtë
faqe t'zezë gjithkush e dro!
Para
se t'hupet kështu Shqypnia,
Me
pushkë n'dorë le t'desë trimnia!
Coniu,
shqyptarë, prej gjumit çoniu,
Të
gjithë si vllazën n'nji besë shtërngoniu,
E
mos shikoni kisha e xhamia:
Feja
e shqyptarit asht shqyptaria!
Qysh
prej Tivarit deri n'Prevezë,
Gjithkund
lshon dielli vap'edhe rrezë,
Asht
tok' e jona, prind na e kanë lanë
Kush
mos na e preki, se desim t'tanë
Të
desim si burrat që vdiqnë motit
Edhe
mos marrohna përpara zotit.
Poezi nga Vaso Pasha