Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Entela Binjaku: "Kur na Arbëreshë" si një vëmendje ndaj trashëgimisë kulturore

| E merkure, 05.06.2024, 07:58 PM |


"Kur na Arbëreshë" si një vëmendje ndaj trashëgimisë kulturore

Nga Entela Binjaku

Ditën e premte më 31 maj në orën 19.00 në mjediset e Kalasë së Tiranës u mbajt koncerti me titull "Kur na Arbëreshë". Në një mbrëmje të mbushur me tinguj, kostume plot ngjyra dhe jetë, shumë qytetarë ndoqen nga afër programin ku bashkoheshin tingujt e formacionit të harqeve, të pianos dhe zëri i këngëtares lirike, kostumet dhe trashwgimia popullore. Formacioni “Art Event” i përbërë nga instrumentistet Erjola Haka, Alma Shehaj, Gilmona Bruzi, Loreta Memaj, bashkë me violinisten Edlira Shkurti, pianistin Jorgo Papa dhe sopranon Nina Muho sollën për të pranishmit e shumtw nw numwr një program me këngë e pjesw arbëreshe rijetësuar në tinguj klasikë. Ky koncert erdhi si projekt i mbështetur nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI) dhe synon të risjellë në vëmendje trashëgiminë kulturore.