| E marte, 04.06.2024, 07:55 PM |
Tre
ditë vizitorë në ishull
Nga
Vladimir Shyti
Atë paradite, mbas udhëtimit me tokë dhe traket arrijmë si turistë në ishullin e Korfuzit. Sistemohemi në hotelin Belveder, stafi na priti me buzëqeshje, mikpritja e tyre ishte pak konfuze dhe hipokrite. Personeli shërbimit, na fliste në gjuhën angleze dhe pak italisht, ndërsa e dinin mjaftë mirë, që grupi ynë turistik vinte nga Shqipëria. Aty kishte punonjës shqiptarë, që rrinin menjëanë, madje as nuk na përshëndetën: Pse…?! Simbas historisë ne ishim në tokat tona shqiptare, paçka se Europa na coptoi në mënyrë barbare, sidomos Camërinë, qe fliste vetëm shqip. Ciceroni ynë zoti Kujtim na kishte njohur me historinë e Korfuzit, që kishte lidhje më shumë me Himarën dhe, më pas me Italian, francezë dhe anglez.Bukuria shqiptare na ndoqi, qysh nga kalimi qafë Botit deri në ishull.Korfuzi përmban ndërvete legjendat e Homerit, që si shembull po tregojë vetëm nifmat që joshnin lundruesit ne detin Jon në gjirin e Himarës, shto këtu dhe Uliksin që kthehej nga Troja e mbi Shkodrës, që u përballë me ato.
Në
hollin e hotelit shumë turistë, gjuhë të ndryshme, gazmorë, merreshim vesh
vetëm me gjuhën e trupit.Për mua ishte një kënaqësi, por dhe pak
torturonjëse.Përse?”Ne nuk ishim miq”, bota e qytetruar e di mjaftë mirë
historinë e Shqipërisë, ne ishim në vendin tonë.Simbas filozofisë Joniane të
natyrës, që ata e quanin bregu i Azisë
së vogël, ku në këto porte kishte marë më tepër zhvillimi helenizimit, nuk
është e vërtetë, aty ishim edhe ne pellazgët që kishin kantakte me të gjithë
bregun e Adriatikut, Jonit dhe Egjeut.Nejse, nuk po hy në historinë basarduar,
më shqetësoi më tepër largimi shqiptarëve, C’ishte kjo frikë nga ata, përse
Greku ndikon mbi shqiptarët!?Ku dhe, Sokrati hodhi poshtë me forcë akuzën për
blasfemi, ndonse la në dukje se nuk merrte për të vërteta historitë mitike të
perëndive.
Në
ato dy ditë u zbatua me përsosmëri guida e përcaktuar nga kompania
turistike.Vizitat ishin të larmishme si në dy kështjellat, njëra e rrënuar nga
bombardimet, në Bishtin e miut, në fabrikën e pijeve të ndryshme prodhuar nga
pemët frutore që mbulonin ishullin, në manastirin e ngritur hijshëm mbi bregun
Jonian dhe në tërë qytetin e Korfuzit, falë shoferit të talentuar dhe ciceronit
të papërtueshëm.Në mbrëmje pas një ushqimi të bollshëm, e kalonim mesnatën nën
tingujt muzikor, ku kërcimtarët afronin dhe turistët në harenë e valleve të
tyre.Melodia e këndëshme e buzukut, një vegël e veçatë muzikore e hershme tipik
Greke, si kundër (Lahuta shqiptare që u rrëmbye pabesisht nga Serbët), mblodhi rreth pishinës mbi bregoren e plazhit
të gjithë të ardhurit nga vendet e ndryshme të botës.Në njërën nga mbrëmjet po
kërkoja një stacion televiziv grek për të ndjekur ndeshjen finaliste midis
Dortmundit dhe Realit, nuk gjeta shqiptarë kërkund.Njëri nga puntorët e
shërbimit u tregua i gatshëm të më ndihmonte, përktheu në celularin e tij
shqipen time në gjuhën e vet dhe, pas falenderimit në anglisht ndoqa ndeshjen
në paqen time.Të nesërmen kthimi ishte mjaft i këndshëm.Pulbardhat na ndoqën
nga pas në traketin e radhës deri në bregun stacionar të Igumenicës, që zgjati
një orë e gjysmë nga Korfuzi.
Ky
ilustrim nëpërmjet këtij përshkrimi eshtë pak për të treguar, pasi turistët do
e përcjellin në vëndet e tyre përshtypjet rreth ishullit, si edhe turistët
shqiptarë në vëndin tonë.