Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kalosh Çeliku: Vrasja e vetëvetes me poezi erotike

| E hene, 03.06.2024, 07:53 PM |


VRASJA E VETËVETES

ME POEZI EROTIKE

(Mikut Penës: Skënder Rusi)

NGA KALOSH ÇELIKU

Ehu, miku im Poet erotik. Lirik

I armatosur me vargje në brez!

Korçën me poezi mbajte gjallë

Me Netët e Poezisë Korçare.

Vështirë pate t’shpëtosh Veten

Nga Zonja Vdekje, në pusi.

Tinëz, që të vodhi nga Poezia

Dhe, e la Korçën veshur në zi.

Po Miku im, mjeshër i vargut

Lirik i lindur. Ashik, në Dashuri.

Që, më shpëtove në Voskopojë

Nga vdekja klinike në vitin 2000

Pa shenja jete. I vdekur. Jo, Veten.

Rrugës për në spital, në Korçë

Aksident komunikacioni. Shkundje

Thirra: Luftë! Pavetëdije, në gjumë:

Tek, atëherë e patë se, jam gjallë.

Ringjallja. Vendlindja e dytë, Korça

Ku, parashikova Luftën e 2001 –shit:

Zgjimin. Linda për së dytiherë në jetë.

Ditën e nesërme, i hapa sytë

Mbi mua qante një Mike poete.

Mjeku, dhe miqtë e mi poetë

I pyeta: ku jam, në Cilin vend,

?ka po ngjan me mua në jetë?!

Pano Taçi shkrepi fotoaparatin

Heshtë! Kësaj here u Ringjalle.

Ndoshta, të Ringjalli Poetja Mike

Që, po qanë me lotët shi mbi Ty?!

Punemadhe. Zonja Vdekje moti

Edhe mua më kishte vënë pusi:

Nën Rrap, në Shkupin Historik.

E mashtrova. Nuk rash nga xhamia.

Por, pas “?uke”. Dhiareve. Larg.

Mik, Ti rae në luftë Poet dëshmor

Sot, qanë Rrapi për ty, në Shkup:

Lotët i shkojnë ende rrëke. Lumë.

Shkaku, se: vrave Veten me poezi...