Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Elvi Sidheri: Romani im i ri, "Ishulli mes ujërash", porsa pa dritën e botimit

| E diele, 02.06.2024, 07:50 PM |


Elvi Sidheri:

Romani im i ri, "ISHULLI MES UJËRASH", porsa pa dritën e botimit, pak ditë nga Panairi i Librit i Prishtinës, që fillon më 5 qershor.

Ky roman ngërthen një frymëzim letrar pak atipik edhe për mua si autor, meqenëse shtigjet e sendërtimit të tij, u shtjelluan vetvetiu gjatë procesit krijues, në një drejtim ezoterik e shajnitës, në krahët e asaj magjepsje ngjizëse letrare, që e kam ndier thellësisht edhe unë gjatë shkrimit të tij, krahas një pasioni të afshtë jokonvencional që shenjon boshtin rrëfimor të këtij libri, sikurse pasqyrohet në ngjarjet që lexuesi do të hasë në faqet e tij, nga Selaniku i kapërcyellit të shekujve XIX-XX, gjer në ditët tona në Karaibe e istmin e Amerikës Qëndrore, në shpatet kodrinore të mbarsura me rite shtrignie të Kosta Rikës, duke prekur gjurmët e personazheve të këtij romani, në jugun pjellor të Sllovakisë e Korçën time të origjinës.

Ju pres në Stendën e Botimeve JETA në Panair nga e mërkura e ardhshme, për të vijuar më tutje me të tjera ngjarje letrare kushtuar këtij romani kaq thelbësor për mua.

Faleminderit përzemërsisht Lena Graphic për botimin e përkryer.