| E marte, 28.05.2024, 07:56 PM |
Sabile Keçmezi-Basha
DRITË
POLARE
(Katarina
Josipit)
Të
gjithë jemi në parakalim
Kohën
e ndrydhim nën gishta
Heshtja
shumëzohet në kalim
Kush
na ftoi mysafirë në këtë natë
Kulmi
i vatrës na bënë strehim
E
mikpritje
Në
pritje
Një
ditë polare
Na
bënë homazhin e fundit
Të
ditës që më nuk e kemi
Përkulemi para një ylli
Që
tinëzisht e pagëzuan motër të Moisiut
Vallë
Mos
është ajo dritë polare
Që
u struk te vëllai
E
ne-
Pa
te,
T’i
bëjmë këto nderime
Me vite ëndërruam vetëm një lule
Ku
në mbrëmje të purpurta
I
qetuam puplat
Që
mbetën peng në çerdhen e vjetër
Ajo dritë polare
Në
distancë kohore
Në
kalë Konstandini
Sikur
na shpuri matanë
Atje
ishte ajo
Vallë
ku ishim ne