| E hene, 27.05.2024, 07:56 PM |
Reportazh kushtuar Rugovës turistike e cila me
Bukuri
të rralla natyrore freskon dhe shëron shpirtin dhe zemrat e vizitoreve ...
Nga
Hasan Hasanramaj
Masivi
i bjeshkëve të Rugovës është rajoni më i pasur me bukuri të rralla dhe
atraktive në Kosovë. Me ajrin e pastër që lëshohet nga bjeshkët e larta , me
florën e faunën e pasur e cila mbulon kodrat dhe luginat që shtrihen në trembëdhjetë fshatra,
me rrjedha të ujit të ftohtë akull, me grykën piktoreske, me bukuritë e tjera
të rralla e atraktive që shtrihen në të dy anët e Lumit të Bardhë, janë tërheqëse gjatë gjitha stinët e vitit për fëmijët, për të rinjtë dhe për qytetarët
e tjerë të moshave të ndryshme të cilët gjatë të gjitha stinët e vitit vërshojnë nga të gjitha anët e Kosovës dhe të
Evropës deri të Amerika e largët për të
thithur ajrin e pastër, për të pirë ujin e ftohtë, për t’i shijuar bukuritë
natyrore që rrallëkund i sheh syri i njeriut dhe për të pushuar trupin e
shpirtin. Kapacitete turistike të Rugovës, të mirënjohura në Kosovë dhe në
botë, tregojnë më së miri së ky regjion
me bukuritë e saj është një ndër qendrat më të mëdha, më të bukura dhe
më tërheqëse për rekreacion, për pushim, për edukimi, për shërim shpirtëror,
shëndetësor, për edukim dhe për rehabilitim fizik e psikologjik. Në
krahasim më të kaluarën për adhuruesit
e bukurive natyrore Rugova turistike ka
ndryshuar shumë. Duke u nisur nga fakti se trembëdhjetë fshatrat e Rugovës, të
cilat shtrihen në kodra në të dy anët e Lumit të Bardhë të Rugovës, janë viset
më atraktive me bukuri të rralla natyrore dhe me kushte ideale për zhvillimin e
turizmit, të blegtorisë, të bletarisë dhe të veprimtarive të tjera ekonomike.
Me automjetin tonë nga qyteti i Pejës duke u ngjitur në të dy anët e rrugës automobilistike që nga
kilometri i pestë hasëm në grupe të
vogla dhe të mëdha të qytetarëve me vetura dhe automjete të tjera, dalin për ti
shijuar bukurit natyrore të Rugovës.
Duke udhëtuar grykës përpjetë unë bashkë me
shokët e mi i kënaqëm sytë duke
soditur bjeshkët e larta dhe të bukura, pikat më strategjike turistike me
bukuri të rralla natyrore, jo vetëm në Kosovë, por edhe në shumë vende të
Evropës, të mbuluara me male të larta me
dru të llojeve të ndryshme, të cilat me bukuritë e rralla tërheqin vëmendjen e
çdo vizitori nga Kosova dhe bota. Pra, më atë që shënoi lapsi dhe kamera jonë
dhe me atë që e pamë me sytë tanë, u bindëm së rajoni i Rugovës turistike është
një ndër atraksionet më të preferuara për qytetarët nga Kosova dhe mbarë bota,
gjë që e hasin në Rugovën turistike. Në këto ambiente atraktive janë ndërtuar
edhe disa pika të pushimit për vizitorë. Midis tyre janë komplekset turistike :
“Hani”, “ Bjeshka”, “Gryka”, “Rugova Restorant”, “Vila Mulliri”, “Restorant Liqeni “ dhe restorant “Guri” dhe
disa të tjera, në të cilët pushuesit nga Kosova dhe bota çdo ditë gjatë katër stinëve të vitit, pos ujit të
ftohtë dhe shumë të mirave të tjera që rrallë t’i sheh syri, përjetojnë edhe
një mikpritje të madhe shqiptare që
rrallëkund mysafirët e përjetojnë. Me të arritur në kilometrin e trembëdhjetë
të rrugës automobilistike, në anën e majtë,
pranë Lumit të Bardhë të Rugovës,gjatë muajve të parë të pranverës në
mesin e shumë komplekseve që na ranë në sy që nga fillimi i grykës së Rugovës e
deri në fshatin Kuqishtë, u kthyem në kompleksin turistik “Gryka ku gjatë
qëndrimit tonë të shkurtë mësuam së në sipërfaqen e këtij kompleksi prej një kilometri janë katër kampe shtëpiza
me gjashtëmbëdhjetë shtretër, Restoranti prej drurit me njëqind e njëzet ulëse
dhe ai në objekt pre tetëdhjetë ulëseve apo gjithsejtë dyqind ulëse. Në
Restauronin “Gryka” dhe të tjerët të gjithë ata që gjatë katër stinëve të vitit kanë hasur në
ushqime tradicionale të Rugovës dhe në
një mikpritje të madhe shqiptare.
Komplekse
“Gryka” dhe shumë të tjerë të cilët janë ndërtuar dhe po ndërtohen viteve të
fundit, kanë restorantin modern, kryesisht të punuar nga druri i pishës të
cilësisë së parë, restorante modern me ulëse,
dhoma për bujtjen e mysafireve
dhe shumë lokale të tjera përcjellëse. Në kompleksin turistik “Restorant
Rugova” janë trembëdhjetë kamp-shtëpizat
e ma shume me një kapacitet shtatëdhjetë shtretërish, Restorantit me një
kapacitete prej shtatëqind ulëse, kuzhinën nga e cila mysafireve u ofrohet të
gjitha llojet e ushqimeve tradicionale autoktone Rugovase, verandat me një
kapacitet prej shtatëdhjetë ulëse, kryesisht të dedikuar për ushqimin e
mysafirëve. Ditën kur e vizituam këtë dhe shumë komplekse turistike në grykën e
Rugovën turistike hasëm në grupe të
rinjve dhe të rejave dhe shumë mysafir të tjerë nga shumë vende të
Evropës Perëndimore të cilët ishin të kënaqur me bukuritë e rralla natyrore të
kësaj ane. Ata nga zemra dhe shpirti u dërguan falënderimet më të përzemërta në
adresë të malësoreve të Rugovës të cilët
me mikpritjen e madhe shqiptare që iu ofruan gjatë qëndrimit të tyre në këto
fshatra malore, në restorante dhe në hotele. Nga bisedat që zhvilluam me të
huajt dhe shumë mysafirë nga anët e ndryshme të Kosovës, nga Shqipëria, nga
Maqedonia dhe nga vendet e tjera, në mesin e tyre shumë punëtorë të punësuar
përkohësisht në botën e jashtme, dëgjuam vetëm fjalë miradije për cilësinë e
lartë dhe të shumë llojllojshëm të ushqimit tradicionale, të shërbimit që iu
ofruan personeli shërbyes në komplekset turistike të Rugovën piktoreske dhe për
këtë meritojnë çdo lëvdatë.
Në
orët e vona të pasdites u përshëndetëm me shumë banorë të Rugovës, me mysafirë
nga Kosova dhe nga vendet e tjera, të cilët kishin ardhur për t’i shijuar këto
bukuri të rralla natyrore, për ta thithur ajrin e pastër, për ta pirë ujin e
ftoftë, për të parë mikpritjen e madhe të malësoreve të Rugovës, për të shijuar ushqimin cilësor
dhe të llojllojshëm e shumë gjera të tjera. Pra, pas shpine i lamë bjeshkët e
larta të Rugovës, komplekset turistike të këtij rajoni, të cilat për syrin e
vizitorëve dhe të kalimtarëve krijojnë një imazh që rrallë kund e shef syri i
njeriut.