| E enjte, 23.05.2024, 07:50 PM |
Le të puthen “demokratët” dhe komunistët!
Shkruan:
Florim Zeqa
Parashikime të lehta parazgjedhore
Shkaku
i mos profilizimit dhe raporteve të brishta mes subjekteve politike, demokracia
në Kosovë rrezikon të humbas kuptimin e saj. Politika ka filluar që të humbas
kuptimin në ballafaqimin me idetë dhe parimet e kundërta, gjegjësisht me
autoritarizmin dhe diskursin e ngurtë të politik të kthyer në populizëm të
skajshëm monopartiak.
Kurti ndjek rrugën e
Thaçit
Militantët
janë të parët që i fillojnë ledhatimet për aleatët e rinj politik dhe të parët
që i fillojnë sulmet virtuale ndaj rivalëve partiakë. Menjëherë pas takimi të
parë mes kryeministrit Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, duket
sikur është krijuar një aleancë e re në horizont!
Tashmë
në rrjetet sociale nuk ka më sulme reciproke mes VV-së dhe PDK-së!
Pas
‘puthjes’ së parë politike, sikur ka filluar krijimi i një dashurie të re, të
papaparë dhe padëgjuar deri më tani në skenën politike kosovare!
Sikurse
që nuk ka dashuri pa xhelozi, nuk ka as lidhje të re politike pa qarje të re
politike!
Nga
lidhja e re politike mes LVV-së dhe PDK-së, e para që do të digjet në zjarrin e
dashurisë së re do të jetë Lista Guxo dhe Vjosa Osmani, e cila e dogji jorganin
e LDK-së për postin e presidentes!
Matematikat
e para për të bërë z. Bedri Hamza kryeministër të ri janë me bërjen e Albin
Kurtit president! Ndryshe as që mund të imagjinohet një puthje e zjartë mes
“demokratëve” dhe komunistëve!
Me
ose pa dashje, Albin Kurti është duke e ndjekur rrugën e Hashim Thaçit në
politikë!
Bashkimi i kampit
opozitar
E
njëjta gjë pritet të ndodhë edhe në kampin opozitar. Në asnjë variant nuk mund
të bëhet kryeministër z. Lumir Abdixhiku pa u bërë z. Ramush Haradinaj
president i Kosovës!
Këto
në parim duken parashikime të lehta, por në fakt janë kalkulime reale.
Mbase
është mirë të ndodhë kjo lidhje e re, për t’u profilizuar skena politike në
Kosovë, gjegjësisht e krijimit të krahut të djathtë dhe atij të majtë politik
në vend, të cilët i përkasin të njëjtës ideologji politike!
Pas
lidhjes së re politike, LDK-së nuk i mbetët rrugë tjetër, vetëm se të
mobilizohet fuqishëm, për ta krijuar bllokun e qëndrës së djathtë, për të
tubuar rreth vetes të gjitha forcat demokratike dhe pro-perëndimore në Kosovë.
Pritet
që menjëherë pas shpërbërjes së Kuvendit, në agjendat e studiove televizive të
fillojë një luftë e ashpër mes dy kampeve të reja politike. Bashkë me këtë do
të rritet edhe andrenalina e popullatës e cila nuk mund ta paramendojë jetën
normale pa militantizmin partiak!
Fundja,
në mungesë të një alternative të re politike, edhe elektoratit nuk i mbetet
rrugë tjetër nga a jo e argëtimit me këto parti politike. E mira e profilizimit
politik do të jetë, se do të kemi lëvizje të reja të figurave politike nga e
majtja në të djathtë dhe anasjelltas.