| E enjte, 23.05.2024, 07:54 PM |
Takimi i shtatë poetik në Sharr
Nga
Hamdi Hysuka - Kryetar i Klubit
Letrar “Pjetër Budi”, Mat
Më
18 maj 2024 Shoqata "Art Menada" Tetovë, drejtuar nga prof. dr. Ejup
Ajdini, organizoi në kompleksin historik "Harabati Baba Teqe",
edicionin e shtatë tradicional të orës letrare "Takimet Poetike në
Sharr".
-Krijimtaria
popullore dhe ajo letrare në malësinë e Tetovës, -tha në fjalën përshëndetëse
kryetari Ajdini, -ka qenë dhe tenton të mbetet farkëtari më i mirë dhe më i
veçantë i vlerave tona shpirtërore në përgjithësi. Dëshmi më e mirë janë
traditat kulturore të festave, dokeve e zakoneve të shumta, të krijuara përmes
një talenti të veçantë krijues nga malësorët e Sharrit, i cili 150 vite më parë
u reflektua te shkrimtari i Rilindjes Kombëtare, Rexhep Voka, nga ku lindi
ideja për manifestimin tonë tradicional.
Rexhep
Voka që para një shekulli shkroi librin e parë shqip “Mendime”, i cili dhe sot
ruan vlerat e mirëfillta letrare-filozofike. Ai shkroi dhe alfatetaren, vepra
fetare etj, por kryesori është libri "Mendime", nga i cili veçojmë:
"Ku
jeni o krerët e Shqipërisë? Ná pa këndim e pa mësim, kemi mbetur si të egër në
mal e në errësinë. Sot bota është bë tjetër, vetëm me pushkë e me thikë nuk po
fitohet. Lypet shkrim e lexim, fjalë e mendim".
Pas
Rexhep Vokës, trashëgimtarë i letrave shqipe në këto anë, erdhi Sadudin Gjura,
i cili shkroi pesë drama. Ishte njeriu më i shkolluar i asaj kohe, prandaj
pushteti e vrau dhe e masakroi, duke i fshehure e shkatërruar veprat e tij të
shkruara. Ai shkroi mjaft poezi, ku në njërën thotë:
Armët
tona janë libri e pena,
n'luftë
përballë injorancës shkojmë,
errësira,
padija s'na kánda,
si
ithtarë nëpër 'to ne marshojmë.
Arti
letrar i këtyre anëve pasoi me Murat Isakun dhe Abdzlayis Islamin, të cilët
letërsinë bashkëkohore shqipe e ngritën në nivel kombëtar dhe më gjerë.
Librat
poetikë të këtyre autorëve, Murat Isakut me mbi 20 romane e disa vëllime
poetike, si dhe Abdylazis Islamit me 40 vepra letrare të zhanreve të ndryshme:
romane, drama, përmbledhje poetike me sonete dhe krijimtari për të rinj, vijnë
si pjesë e veçantë e letërsisë sonë kombëtare, si amaneti më i fuqishëm i dijes
dhe forcës sonë kombëtare, e cila në vetvete mbart e flet për simbolikën e
shijes e të përjetimit estetik. Për këtë ndjenjë Murat Isaku shkruante:
Një
ditë u zhduk duke puthur hijen e popullit të vet,
dhe
s'arriti ta ndezë edhe një dritë në sytë e tij,
në
varr mos e mbuloni, kështu më mirë ju sheh
se
vetëm nëpër sytë e juaj qumështin e nënës e njeh.
Këta
poetë kanë qenë dhe mbeten qenia më sublime e shoqërisë sonë, që me shpirtin e
dëlirë dhe talentin e tyre krijues, ndërthurën harmoni estetike me fenomenet
jetësore, dramat dhe tragjeditë e jetës së njeriut tonë, që dhanë nga vetja
sublimen më të mundshme, duke dhënë shfaqjet më të bukura e më të madhërishme,
gjithmonë duke kërkuar vizion dhe zgjidhje të përhershme, siç shkruante
Abdylazis Islami:
Me
vdekje të ftohtë jetën ti e mat,
dhe
dielli të ngroh e të bën dritë,
dhe
hëna n'shtëpi të kthen përnatë,
dhe agu n'varre të gjallë, s't'gëlltit...
As Rexhep Vokës nuk i dihet varri, pasi detyrohet të vdesë në Stamboll, kurse profesorin e parë të Sharrit e të Pollogut, poetin e dramaturgun, Sadudin Gjura, pushteti sllavo-komunist e mori nga klasa ku ishte duke ligjëruar para studentëve të Normales së Tetovës dhe e burgosën duke ushtruar torturat më çnjerëzore, deri te dhuna me karrige elektrike. Edhe të dëmtuar psiqikisht, pushteti barbar i viteve ‘50 nuk kishte durim ta shikonte të gjallë, deri sa e hodhën në mes të dimrit, në majë të bjeshkëve të Sharit, të cilin në pranverë barinjtë i gjetën trupin e shformuar. Këto vlera dhe jo vetëm, na e arsyetojnë punën dhe mundin tonë për manifestimin "Takimet Poetike në Sharr".
Në
orën e madhe letrare-poetike konkuruan poete e poetë nga Tetova, Vushtria,
Mitrovica, Prishtina, Gjakova, Gostivari, Shkupi, Podujeva, Kumanova, Mati etj.
Në këtë manifestim poetik, para artdashësve dhe pjesëmarrësve të shumtë, lexuan
krijimet e tyre: Migena Arllati, Adelina Xhaferi, Bajramali Selimi, Kaltrinë
Uka, Shefqete Gosalci, Remzije Zekolli, Merita Abazi, Valdeta Dulahu, Emrah
Bilalli, Sunaj Raimi, Adem Abdullahu, Hamdi Hysuka, Fadil Abazi, Ilirida
Ismaili, Merjeme Kajolli (Tusha), Lame Ameti, Sadije Aliti, Fatos Rushiti,
Behare Neziri.
Pjesëmarrësve
iu ndanë mirënjohje dhe çmime letrare kushtuar veprimtarëve të kombit,
rilindësit Rexhep Voka, poetit martir Sadudin Gjura, dëshmorit Xhemil
Abdurahmani dhe shkrimtarit Murat Isaku, emër i madh i kulturës shqiptare.
Klubi Letrar "Pjetër Budi" Mat konkuroi me poezinë "Kali i
Trojës" e autorit Hamdi Hysuka:
Kali
i Trojës, kalë i zi
si
nata e triumfit të tij.
S'u
plak një herë, nuk ngordhi
shtat
të ri larg Trojës hodhi.
Mbeti
udhëve, në revan
nga
paraleli në meridian.
Gjithnjë
i ngopur, me barkun plot
në
vend të njerëzve zinxhirë, barot.
Përveç
rrotave me dru sharruar,
mori
dhe krah për të fluturuar.
Frelëshuar
ikën, nuk trokon
vjen
nga një kohë, te tjetra shkon.
Në
ardhtë këtej, mendjendarë
do
t'i ngjajë ç'nuk i ka ngjarë.
Do
ta presin skifterë e pëllumba,
do
t'ia zbathin patkoj e thumba.
Në
ardhtë ai kalë me kalorës,
kapistrën
e ka sipas kokës!
Me dhënien e mirënjohjeve, ndarjen e çmimeve letrare dhe drekë speciale në Restorant "Ballaj" përfundoi edicioni i shtatë i manifestimit tadicional "Takimet poetike në Sharr” 2024.