| E merkure, 22.05.2024, 07:58 PM |
BUDALLAKIA
E DALLDISUR
ME
BREKËT NËPËR KËMBË
NGA
KALOSH ÇELIKU
Serbia, “mikja” jonë historike me të cilën kemi bërë edhe
luftë shekullore, dhe kemi përzierë edhe gjak me martesa bashkëshortore
jetësore, kemi lindë edhe fëmijë. Po,
kemi marrë dhe dhënë gra dhe burra. Që, Sot: të na vrasin mesdite pas shpine.
Dihet, pas Luftës Dytë Botërore, Jugosllavia komuniste e
pranoi Kosovën si Krahinë Autonome, dhe e mbajti në duar burgu pesëdhjetë vite
nën Jugosllavi. Edhe, pse Serbia: i pati pushtuar me luftë disa troje
shqiptare, që nga Mbretëria jugosllave. Maqedoninë e Veriut, asaj kohe e
shpalli “Juzhna Serbia” (Serbia e jugut). Edhe, bëri masakrime të papara ndaj popullit
shqiptarë: I mbushi me kufoma të pafajshme bunarët (puset), dhe gërrënat nën
dëllinja. Dhe, pse Sot: Qeveria e Republikës Kosovës të mos bëjë politikë,
pranoj Asociacionin e komunave serbe, dhe t’i mbaj në duar gjithë jetën?!
Taravari, dhe Bilall Kasami (një Don
Kishot shqiptar me një sejmen përmbrapa), doli me parullën për “ndryshime” politike
në Republikën e Maqedonisë Veriut: “Shqiptarët do të kenë kryeparlamentarin e
gjashtë në ministri. Punemadhe,
shqiptarët kanë pasur poste politike partiake edhe në sistemin komunist
jugosllav. Edhe, atë: Kryetarin e Jugosllavisë (Sinan Hasanin, shkrimtar). “Ndryshime”,
nuk mund të bëhen me pjellat e Djeshme
të BDI -së me poste partiake nëpër institucionet e shtetit të “përbashkët.
Por, derikur partitë politike shqiptare do të turren pas posteve partiake dhe
pasurisë marramendëse personale dhe familjare?!
Sot, VLEN -i
turret përmbrapa ta shpëtojë “ideologun” me selfie në Facebook, me
dialog si argatë ende me këmbët dhe trutë në legen për të hyrë në Qeverinë e
“vëllazërim-bashkimit” me VMRO -në. Kualicion politik, që në Ditën e Sotshme,
nuk e dinë ku e kanë kokën, e ku bythën. Para syve shohin postet partiake dhe
pasurinë. Lakuriq, rreziten në Diellin me pak rreze nën mjegulla të sokaqeve në
“Bit-Paar”, duke u kënaqur në Maqedoninë e Veriut me parti politike si pjella
të BDI -së, që lindin si këpurdhat pas shiut. Sot, me “Din e Iman”, dhe “Besë”.
Ku ka “Besë” në politikë?! Gjatë fushatave parazgjedhore presidenciale dhe
parlamentare i luteshin “Allahut” (Zotit)
me sytë drejtuar nga qielli për ndihmë (“fitore”). Këmbekrye, pa kushte
politike të hyjnë në qeveri. Edhe, përpiqen ta përcjellin si kufomë në Bashkimin
Evropian, Maqedoni e Veriut. Bythekrye, me këmbët dhe trutë në legen, në
Qeverinë e “vëllazërim-bashkimit”. Kujt t’i teket si politikanë nga “vëllezërit”,
i shkërdhen pas ndonjë gardhi, mullari me barë. Ose, arave të mbjellura me
misër. Dhe, kashta misëri gjelbërimi me gjethe mbi kokë.
Politikanët shqiptarë, Sot: turren me të katra pas
posteve partiake, dhe pasurisë personale dhe familjare, jo pas Shqipërisë. Kur,
vetë Albin Kurti ende në pelena politike, duke e përkundër me vite Kosova me
ninulla në djep, nuk është politikan i pjekur për një shtet Shqiptar. Symëshelë,
ndërhyri me partinë e tij politike “Vetëvendosja” në Shqipëri. Pastaj, edhe në
Maqedoninë e Variut, pa e pastruar oborrin e vet me bërllok dhe ferra para Shtëpisë.
Dëshmi, që sot vet e arsyetoi me veprimet e tia politike pa krye, ende në pushtet.
Veprime politike, që e zhveshi edhe Dita e Sotshme në politikën shtetërore të
Republikës Kosovës para syve të ndërkombëtarve. Jorastësisht, Kryeministri i
Shqipërisë nuk u ngritë nga karriga ta përshëndesë më këmbë. Gomarit, Sot: i
zbriti nga shpina Nastradin Hoxha me 60 kg. I hipi Nastradinica me 120 kg. mbi
samarë. Kalorëse arratisur, e cila me siguri me gjithë barrë për në pazar do ta
cofi rrugës. Mesiguri, e dini anegdotën e Nastradin Hoxhës, dhe Nastradinicës.
Burgu, nuk është Universitet. Burgu është, vend
përmisimi, nga i cili pak veta dalin të
gjallë me pak shpirt në liri. Shumica i kanë lënë eshtrat mes atyre mureve të qelive.
Hekurave. Ndonjëri, ka dalë edhe homoseksual. E, ato: që dorëzoheshin gjatë
përpunimit të sigurimit si pashkëpuntorë të punëve brendshme jugosllave, dilnin
edhe spiunë. E, pak veta deri më Sot si të çmendur rrugëve, kanë dalë në liri.
Realitet, Dita e Sotshme, i ngjanë asaj të Djeshmes.
Alabin Kurti, mund të jetë gjithëçka: edhe i burgosur
politik, edhe kryengritës, edhe viktimë, edhe kokëfortë, edhe luftarak, edhe
tradhtar, por jo, edhe politikan. Aspak, hë pë hë: edhe patriot shqiptar përtej
Ditës Nesërme. Pamarrë parasysh gjendjen politike lufte në Mitrovicën e Veriut
se Sot: është, ende në pushtet me votat e popullit shqiptarë, edhe si
Kryeministër i Republikës të Kosovës. Vetëmse, jo edhe i Maqedonisë Veriut.
Shqipërisë.
E, si VLEN -i në rolin e argatit do ta shpëtojë nga
Gremina politike, kur vetë ka rënë me trutë dhe këmbët në legen, nuk kam
përgjigje. As, parashikim për Ditën e Nesërme.
Po, harrova parashikimin e Ditës Nesërme: “vëllezërit” e
Njerkës në shtetin e “përbashkët”, janë kalorës të dalldisur dhe arratisur pas
Don Kishotit Shqiptar hipur me disa Sanaço Panço sejmenë përmbrapa mbi gomarë, rrëzë
Sharrit Plak Historik?! Nuk kanë jetë të
gjatë në qeverinë e “vëllazërim-bashkimit”.
Përçudi, ende i rrenë mendja, se: me politikë “madhore”
për poste partiake dhe pasuri do të mbeten gjallë Ditën e Nesërme. Zoti, u
ndihmoftë!...
Përsëri, po i përsëris edhe në kët shkrim publicistik
vargjet e të Madhit Gjergj Fishta:
Jo
pse ju Shqipninë doni.
Jo
pse ju ndo‘ send kuptoni
Shka
asht Atdheu e shka është Lirija.
Shka
asht Vllaznija e Parasija
Përparimi
e Qytetnia.
Por,
veç pse ende der më sot
Një
tyran s’po e gjeni dot.
Nën
këmbë t’cilit ju me u shtrue...
Ditë,
të mbarë në Qeverinë e “vëllazërim - bashkimit”!...