| E enjte, 16.05.2024, 06:42 PM |
Maji
brenda meje
Nga
Përparim Hysi
Në
fusha fëshfërit bari,
Flladi
ia tund "jeletë"
Dalëngadalë
një peizazh ari
Të
kënaqet syri për rreth.
Një
re bletësh gumzhin rrotull
Shkojnë
e mblidhen në pemë
Tutje-thu,në
rrugë,"popull"
Ca
shpezë po lahen në liqen.
Dikush
sikur po më ndjek prapa
Dhe
ndalem pak që ta shoh
Për
pak me dorë e kapa
Është një"mik" që kam kohë që
e"njoh".
Është
një ketër që nga unë s'ndahet
E
kam mësuar prej kohësh si"ogiç"
Ia
di"huqin" se çfarë i hahet
Dhe
është besnik ndaj miqësisë.
S'ka
më besnik se një kafshë,
Kafsha
nuk ha bukën e të përmbysi kupën
Ndaj,sa
më sheh, më ndjek pas
Hallall,o
ketër, ma paç bukën!
Zë
hedh sytë mbi liqen
Është
i mbushur me shpezë plym
Ky
peizazh aq më pëlqen
Sa
nga gëzimi jam bërë tym.
Se
më vijnë peizazhe nga fshati
(unë,
den baba den,jam fshatar)
Si
balonë më mbushen mushkëritë nga gazi
Dhe
në maji nuk jam fare moshatar.
Më
vjen keq që nuk jam piktor,
Më
vjen keq që nuk jam fotograf,
Të
kundronit këtë peizazh kaq gazmor,
Kam
frikë se vargjet nuk do jenë të mjaftë!
Sidoqoftë,
një gjë duhet të dini
Maji
brenda meje më kthen në"djalosh"
Pasi
të lexoni vargjet,hajde dhe më shihni:
-Nuk
jam më"thinjosh"...
Tiranë, 13 maji 2024