| E marte, 14.05.2024, 08:28 PM |
N’zemër idealin e bashkimit kombëtar
Të
shtunën e kaluar, në Ristorante Pizzeria “LA PAESANA FOR FAMILY” në Volpago
(TV-Itali) u mbajt mbrëmje e ngrohtë muzikore me rapsodët popullor, vëllezërit
Haxhi & Blend Buqaj dhe Nexhi Dragaj
Shkruan:
Florim Zeqa
Prezentim dinjitoz i
rapsodëve popullor
Viteve
të fundit kudo në mërgatën tonë është bërë traditë e mirë e organizimit të
mbrëmjeve muzikore me yjet e folklorit burimor shqiptar. Këto organizime janë
me vlerë të shumfisht dhe shumëdimensionale të ruajtjes së traditave dhe
zakoneve tona popullore, për faktin se të rinjët që jetojnë në mërgatë kanë
nevojë për burim frymëzimi të pastër kombëtar.
Pra,
të rinjët kanë nevojë të ushqejnë shpirtin me frymë të shëndoshë kombëtare e jo
me kultura të huaja të cilat pa dashje na çojnë ka zhbërja dhe asimilimi
kombëtar.
Ishte
hera e parë e paraqitjes së rapsodëve Haxhi & Blend Buqaj dhe Nexhi Dragaj
para mërgatës në Itali, të cilët e bën një përformancë të shkëlqyer me këngë të
përzgjedhura nga repertoari i pasur i tyre burimor.
Përderisa
politikanët i ndajnë heronjët dhe dëshmorët në baza partiake, rapsodët e ardhur
enkas nga Kosova i bën bashkë heronjët duke iu këndur të gjithëve pa dallim
rajoni apo zone operative të luftës çlirimtare ashtu siq janë ata bashkë në
grupin e tyre folklorik.
Pjesëmarrja
e pothuajse të gjitha moshave të bashkatdhetarëve në këtë mbrëmje muzikore, la
për të kuptuar se, edhe pse me mijëra kilometra largë vendlindjes shqiptarët
frymojnë shqip dhe vetëm shqip në gjuhën e embël amëtare.
Edhe
në këtë eveniment muzikor u dëshmua se për shqiptarët më shumë vlerë ka ideali
i bashkimit kombëtar se sa çdo lloj ideologjie fetare apo politike.
Sikurse
që u bë realitet liria dhe pavarësia e Kosovës me bashkimin e forcave
intelektuale dhe ushtarake, me bashkimin e pendës dhe pushkës, ashtu një ditë
do të bëhet realitet edhe ideali i bashkimit kombëtar në një shtet të
përbashkët shqiptarë.
Se
sa do të jetë e largët apo e afërt ajo ditë, varet nga puna dhe përkushtimi ynë
për ta çuar në vend amanetin e shumë brezave që punuan parreshtur, duke e
mbajtur kështu të ndezur në shpirtin e tyre idealin e bashkimit kombëtar, i
cili një ditë do të bëhet realitet i pranueshëm për botën e civilizuar dhe
demokratike, si e vetmja alternativë e paqes dhe stabilitetit të përhershëm në
hapësirat ballkanike.
Pritje e ngrohtë
vëllazërore
Në
fund, ia vlenë për të përshendetur nikoqirin, pronarin e lokalit Ristorante
Pizzeria “LA PAESANA FOR FAMILY” në Volpago (TV), afaristin e mirënjohur Mario
Zhuri nga Shkodra, të cilin duhet falenderuar për mikëpritjen e ngrohtë dhe
vëllazërore. Do të mbetej i mangët ky shkrim, pa e permendur dhe falenderuar
Kuzhinjerën me përvojë të gjatë në fushën e Gastronomisë, zonjen Antoneta Zhuri
(Nëna e Marios) për ushqimet e shijshme tradicionale shqiptare.
Për
mbarëvajtjen e kësaj mbrëmje u përkujdesën organizatorët: Florim Lumi, Ibrahim
Buqaj dhe DJ Albi Lumi, të cilët gjatë tërë kohës ishin në nivelin e detyrës në
pritjen, akomodimin dhe përcjelljen e mysafirëve.
Në
mesin e mërgimtarëve të shumtë, prezent në këtë mbrëmje muzikore ishin
afaristët: Bedri Suka, Imer Berisha, Mustafë Ahmetaj, Lirim Gashi, Smajl Gashi,
Albert Gashi, Zenel Morina, Urim Buqaj, Gezim Buqaj, Balzano Vincenzo (Sports
& Events) dhe Florim Zeqa (analist).
Duhet
cekur, se enkas për këtë mbrëmje erdhën edhe mërgimtarë nga Gjermania, Zvicra
dhe Kroacia të cilët na nderuan me pjesëmarrjen e tyre në këtë event muzikor.
Kjo
mbrëmje do të mbahet gjatë në mend për organizimin e mirë, për ushqimet e shijshme
dhe për atmosferën e krijuar nga rapsodët popullor Haxhi & Blend Buqaj dhe
Nexhi Dragaj, të cilët me zërin e bukur prej bilbili i magjepsën
bashkatdhetarët që ishin prezent në këtë natë të paharruar.
Florim Zeqa
13.05.2024