| E hene, 13.05.2024, 07:55 PM |
Ndue Ukaj:
Njeriu
që është në mes të një pylli s'e sheh pyllin, por sheh vetëm lisa, thotë një
fjalë angleze.
Pyllin
e shohin vetëm ata që qëndrojnë jashtë pyllit.
Sundimtarët
e vendit tonë, janë futë në mes të një pylli marrëzish dhe shohin vetëm armiq e
marrëzi.
Sepse,
"sundimtarët shqiptarë janë kusarë të mirë", thonte Eqrem bej Vlora në një artikull të botuar në
vitin 1930.
Pas
gati një shekulli, vlerësimet e tilla, tingëllojnë si të ishin shkruar sot, në
Prishtinën e ngulfatur prej duhmës së keqe politike, prej një kaste
udhëheqësish që nuk duan të dalin prej lëvozhgës primitive e të ajrosen me
vlerat e demokracisë perëndimore.
Kosova
sot është vendi më i izoluar në Europë, sepse udhëhiqet prej sundimtarësh
delirantë, që notojnë në ujëra të cekëta politike, sa për t'i kënaqë epshet
elektorale.
Vendi
ynë është nën sanksione, për shkak të sundimtarëve tanë, që nuk njohin asnjë
parim të demokracisë perëndimore.
Vendi
ynë ka stanguar në të gjitha proceset integruese, seper sundimtarët tanë janë
mendje të izoluara.
Prandaj,
pretendimet se krejt bota është kundër Kosovës, janë rrena të mëdha.
Jam
fort i bindur se një ditë - e kjo besoj shpejt do të ndodhë e të shkruhet: si
bani vaki e ra dergja antiperëndimore në Kosovë?
Atëherë,
shumëkush do të turpërohet, po, do të turpërohet, por për shumëçka do të bëhet
vonë.