| E diele, 12.05.2024, 09:22 AM |
Sevdail Hyseni
Satirike
Dialogu
“bujqësor”
Disa
nga partitë
E
nisën fushatën,
Ditën
nëpër serra
Nëpër
oda natën.
Sa
mirë, që kuptuan
Ku
qëndron fshehtësia,
Projektet
kësaj radhe
Do
t’i gëzoj bujqësia.
Ndaj
dhe dialogu
Filloj
me fermerë,
Në
këmbim të votës
Me
nga një tender.
Premtimet
u ngritën
Qiellit
nëpër re,
-Kush
nuk ka punë,
Ngjet
pasul në pe!
Na
shtohen prodhimet
Të
gjitha bio vendore,
Kultivimi
i trangujve
Nuk
mbetet pas dore.
Bile
për disa partiakë
Vlen
këshilla sekrete,
Trangujt
më të mëdhenj
Le
t’i ruajnë për vete!
Sa
harxhuam energji
Me
dekada n’politikë,
Kishim
nxjerr fermerë,
Dhe
tregtarë simpatikë.
Por,
thoshte Gurakuqi
Me
këshillat e mikut:
-
Bukë e kripë do të kemi
edhe
nën thundrën e armikut!
Mirëpo,
kemi nevojë
Vazhdon
këshilla e poetit:
-
Për gjellën e shpirtit,
Kulturën
e identitetit!