| E shtune, 11.05.2024, 07:58 PM |
Besprerje Kolosale
Nga
Edison Ypi
Kuçi,
maçi, miu, buçi, buçja, derri, dosa, janë bërë bashkë po përgojojnë Amerikën, Europën,
Perëndimin. Kusur s'po u lënë. Me Libër Shtëpie i kanë marrë.
Tmerrohesh
nga ky turp i paparë, kjo lebeti e padëgjuar.
Nuk
do t'i dëgjosh, dhe mbyll veshët. E pamundur. Klithmat vijnë.
Nuk
do t'i shohësh, dhe mbyll sytë. Asgjë s'ndryshon. Surretërit duken edhe me sy
mbyllur.
Për
të mos parë as dëgjuar, i mbyll edhe sytë edhe veshët, dhe, që mos të arrijë
kutërbimi, zë dhe hundët. Rri e pret me gjak të ngrirë se më së fundi ndodhesh
jashtë rrezikut, ja hodhe, shpëtove.
E
kotë. Asnjë rezultat. Sa më tepër brima të mbyllësh, aq më të egra i dëgjon
çjerrjet, aq më te llaftarshme të dalin pamjet, aq më të qelbët e ndjen aromën
e qenefit.
Meqënse
s'kupton çfarë po ndodh, të duket e pabesueshme, dhe, në çudi e sipër, duke mos
ditur ku të strukesh, ikën ku të çojnë këmbët. Prapa maleve. Nëpër lugina të
thella me ujra, lepuj, dhelpra. Nëpër shpella të errëta me gjarpërinj,
kukuvajka, lakuriq nate.
Kot
lodhesh. Sa më tepër largohesh dhe fshihesh, aq më të frikshme vijnë ulurimat,
aq më të qarta pamjet, aq më të neveritshme qelbërsirllëqet.
Vazhdojn
këto rropatje të kota derisa kupton se nga përgojuesit e Amerikës nuk shpëton
dot kurrsesi, edhe prapa diellit të arratisesh.
Aq
ngulmues janë këta plehra në përgojimin e Perëndimit dhe perëndimorëve, sa nuk
u beson syve, veshëve, njerzve, gazetave, televizioneve, Internetit. Thua me
vete: Ore jam zgjuar apo në ëndërr ? Jam gjallë apo kam vdekur ? Ndodhem në
këtë botë apo në tjetrën ?
Pa
fjalë, pa frymë, pe mendje, pa ndjenja, mbetesh tek dëgjon rrugaçët që
përgojojnë Amerikën dhe Perëndimin.
Është
hajvanllëku dhe komunistllëku më i qelbur, më i paimagjinueshëm dhe më i
pakrahasueshëm me me asnjë fakt apo supozim, asnjë rrëfim real apo imagjinar,
asnjë veprim ose mosveprim të skajshëm kontraproduktiv.
Nuk
mund as të ngushëllohesh duke thënë me vete: hë mo se s'ka pyll pa derra, as
shtëpi pa halè, është natë, ja dhe pak, do gdhihet, do dali drita, dhe çdo gjë
ndreqet. Është shpërdorim kohe. Derrat, gaforret, gjarpërinjtë, zhabat, mizat,
mickonjat, nuk dinë të ndalen para shkatërrimit të shtëpisë së vet në përputhje
të plotë me ligjet e Kijametit.
Thuaju:
Ej, o horra, mjaft se na fëlliqët. Boll se latë nam. Mos e teproni. Ka një kufi
për çdo gjë. U the këtë, të piu e zeza. Ndizen edhe më keq. Pas Librit të
Shtëpisë, ja hapin Amerikës edhe procesverbalet e Policisë, dëshmitë e
Sigurimit të Shtetit, madje dhe defterët e bakallit në kohrat e krizave të
shekullit të kaluar, deri dhe regjistrat e vjetër të kishave dhe xhamiave për
hulumtime anagrafike. I futen Perëndimit edhe në brimat më të thella dhe
misterioze që Zoti ka harru ku ja ka bo njeriut.
Tu
thuash kafshë, shtazë, shpellarë, majmunë, mamuthë, centaur gjysëm zhabë gjysëm
zhapik, janë të gjitha krahasime aproksimative që nuk u bëjnë asnjë përshtypje.
Lodhu
sa të duash, nuk e gjen dot kurrë cilës specie i përkasin shqiptarët anatemues
të Perëndimit.
As
komunista nuk i quan dot. Komunistave u marrin të ligat. Komunistat e quanin
Amerikën vend të degjeneruar, tigër prej letre, xhelat ndërkombëtar, xhvatës të
popujve. Komunistat ja kishte çu Amerikës Sigurimin te Zëri i Amerikës ku ende
sot është ulur këmbëkryq në krye të vatrës dhe sofrës. Sigurimsat, flisnin dhe
flasin, nga mikrofonat e VOA me zë të zvargur, me pëshpërimë që të ngjallte
mëshirë, demek po punojmë në gojë të ujkut, po sakrifikojmë në të mirë të
Atdheut. Pra komunistat, urtebutë, me pak diplomaci dhe shumë spiunllëk, i
kishin zgjidhur problemet me Amerikën. Jo si kta katranët belbanë që s'lënë
kamera e mikrofon pa shkrofëtitur kundër Amerikës.
Ka,
në fakt, një ngjajshmëri mes llapaqenave të sotëm që i janë vënë pas me bukë në
torbë Amerikës, dhe kurvave të bordellove, nga pikpamja llap e ngop se përveç
ndonjë huri që mund tu ngulet, asgjë tjetër s'i gjen. Por edhe ky krahasim
çalon tej mase. Kurvat e kanë një cak, llapin sa llapin, dhe lodhen, dhe
heshtin. Llapaqenave injorantë që merren me Amerikën u janë këputur
kapistallët, u janë prishur frenat e këmbës dhe të dorës, u është çmendur
aoftueri, u është shkatërruar hardueri. Ku dun me dit komunistat e ardhur nga
guxhuvërrat e komiteteve të Partisë së Punës se ka një prag, ka një kufi, ka
një moral, ka një yzengji, që të pengon, që të ftillon, që ta ndal hovin e
budallallëkut që ta shton hedhja e kockës.
Diktatura
dhe diktatori nuk e bënë këtë idiotllëk, këtë çmenduri, këtë halabakllëk, që po
bëjnë sot pasardhësit e tyre bastardë, nënprodukte komuniste për të vjellë.
Mund
të shkosh me rradhë në të gjitha çmendinat e botës të kërkosh të ngjajshmit e
shqiptarëve idiotë që përgojojnë Amerikën. Ke për të gjetur tipa që do të bëjnë
me qesh ose me qa për gjithë jetën derisa të vdesësh. Por si budallejtë tanë
gojëçthurur, 1 për Bè s'e gjen dot.
Thuaju,
bërtitu duke ua hedhur në surrat të gjitha stërkalat e pështymës, uluritu te
rrëza e veshit, merri me të mirë, kërcënoi, kujtoi se Amerika na ka falur një
Shtet, Kosovën, se pa Amerikën do kishim vdekur 10 herë, do kishim ngordhur 100
herë, do ishim kalbur 1000 herë, se pa Amerikën do kishim mbetur një kolkoz,
një gulag rus, dhe Shqipen do e shkruanim me cirilicka, ndërsa me Amerikën po
zhdëpemi me mish e pilaf dhe po presim miliona turista, se kjo që bëni ju
llapaqenat është një besprerje kolosale që rrënqeth edhe të vdekurit në varr,
një pandershmëri e turpshme, një veprim autodestruktiv i pashoq që dënohet më
rëndë me Kanun se me Ligj. Me kë e ke ore. S'kanë të ndalur. Po u fole në këtë
mënyrë ta shurdhojn Karlin me llafe.
Thuhet
se Komisioni parlamentar "Qëni & Zagari" ngritur enkas po
përgatit Ligj të posaçëm për langonjtë që i janë lëshuar Amerikës tua presi
gjuhën me bishtin e lugës, shqyejë gojën dhe shkuli rrushin me vegla torture
mesjetare. Të presim ça do qullosi komisioni me jurista të kalitur në beteja
proletare në kohë Demokracie.