| E premte, 10.05.2024, 07:56 PM |
“FITORJA”
HISTORIKE
NGA
KALOSH ÇELIKU
Fatkeqësisht,
edhe kësaj radhe u dëshmua, se: gjatë këtyre zgjedhjeve presidenciale, dhe
parlamentare në Maqedoninë e Veriut (2024), luftë bëhet për pushtet, pasuri,
hajdutëri dhe korrupsion. Aqmëpak, Shtet Shqiptar, dhe për në Evropë. E, jo për
shtet demokratik, dhe Liri.
Partitë
Politike “maqedonase”, edhe ato shqiptare e kanë futur popullin në burg politik
me vite, si dhentë Bariu nga malet e Dardhave gorrice te “?ifligu i Xha Derallës”, pas kullosave livadheve në vathë me
qenë Sharri t’i ruajnë dhentë. Dele të nënkryeme, Sot: në “demokraci”, që para
agimit t’i hajë Ujku Delengrënës. Edhe, ato t’i festojnë “fitoret” e rreme në
sheshin “Makedonija” para këmbëve të Alaksandrit Madh, dhe “Sheshit Skënderebu”
me Kalë me shalë mes varrezave të automobilave.
Herë,
gomarit me vite i hipë Nastradini me 60 kg. në shpinë, e herë Nastradinica me
120 kg. Rrugës, duke e shaluar me të katra mbi samarë nëpër “Bit-Pazar”, që:
janë duke e cofur me “fitore madhore” festive të partive politike “maqedonase -
shqiptare”. Pas, çdo katër viteve i zbretë Nastradini me 60 kg. i hipë në
shpinë Nastradinica me 120 kg.
Kopila,
të cilët i pollën vetë gjatë këtyre viteve të “ndryshimeve demokratieke”
politike, dhe na i lanë pasmesnate pas porte. Që, Sot: vetë kanë probleme
politike me njëri – tjetrin si “politikanë”, dhe janë në luftë për pushtet dhe
pasuri me pjellat e tyre krahpërkrahu me “vëllezërit” e Njerkës. Kopila
politik, që vetë i pollën natën. Dhe, na
lanë pasmesnate pas porte. Sot: ua dimë nënën, por jo edhe babën. E, ne:
ende merremi me Ditën. Jo, me Natën dhe popullin. Dhashtë Zoti, e hanë njëri –
tjetrin! Dhe, jo popullin.
Përmëkeq,
si dy popuj shumicë në R. e Maqedonisë Veriut (populli “maqedonas” dhe
shqiptar, pa popullin bullgar), ende merremi me luftë partiake shoveniste dhe
manipulimin e popujve në shtetin e “përbashkët” ish jugosllav. Aspak, me
arsimin dhe kulturën. Shteg, për Dalje të popullit në Liri. Që, gjatë pushtetit
tyre, e sollën nën nivelin e sistemit komunist jugosllav. Themelet, e një
shoqërie dhe Shteti Evropian. Në vend, që të ulen në një tryezë të përbashkët
politike t’i zgjidhin problemet partaike: ndajnë sheqerin dhe kripën. Partitë
politike “maqedonase” shqiptare, Sot: ende vazhdojnë luftën e tyre me këmbë e
duar bëjnë luftë për pushtet dhe pasuri personale dhe familjare.
Gruaja
me 120 kg. barrë në shpinë, nesër me siguri do ta cofë gomarin...