| E marte, 07.05.2024, 07:52 PM |
Sabile Keçmezi-Basha
BALADA
PËR GURIN...
Nuk
di si...
Por,
balada na mbajti për dore
Dje,
Sot, Nesër...
Po
edhe një ditë tjetër...
Në
mesnatë...
Në
mes-stinë...
E
unë, në faqen e saj
Ende
pikturojë
Kthimin
e lirinë
Në
lëkurën e djegur
Nuk
di si,...
Por
kurrë nuk u ndërpre loja
Në
pikën e vlimit
Në
mesnatën kallkan
Dhe...
Në
vjeshtën e thinjur...
Pa
çka
Që
edhe sot
Shi
bie në Prishtinë
Bie
shi
Dhe
përmbyten ëndrrat
Imzot,
Vetë
pate thënë,
Kurrë
të mos kërkojmë
Lëmosh
...
Për
gjërat që nuk falen...
Për
gjërat që nuk blihen...
Paçka...
Imzot...
Po
qese na zënë pritën
Korbat...
hienat e eklipsuara
Që
dridhen e përdridhen...
Mbi
Urën e Siratit
Çka...
Kah...
Pa
çka...
Imzot...