| E hene, 06.05.2024, 08:00 PM |
Gjergj
Kola: Dy shenjtër të shqiptarëve, Skënderbeu dhe Nënë Tereza…
LUTJE
GJERGJ
KASTRIOTI- SKËNDERBEUT
-
me 2 piktura në ditën e lindjes së Tij
dhe
në ditën e Shën Gjergjit -
Nga
Visar Zhiti
Në
përjetësinë e Gjergj Kastrioti- Skënderbeut, sot në ditëlindjen e 619 të Tij,
ndërkohë dhe Dita e Shën Gjergjit, e ç’mund të them unë, kur janë thënë shumë e
lavdishëm e vazhdimisht do të thuhen?
Që
Heroi ynë Kombëtar farkëtoi Arbërinë dhe ndërgjegjësimin heroik se jemi bij të
saj dhe vërshoi si krojet dhe gjaku dashuria e madhe për dheun amë… Që Gjergji
ynë krijoi shtet, u bë kreu i tij dhe mbrojtësi i tij, frymë e rilindjes dhe
emblemë e ardhërisë shqiptare…
Por
ai u bë Luftëtari i Madh i Europës, “Mbrojtës i paepur i qytetërimit
Perëndimor” dhe i krishtërimit… pra duket si vizionar i Europës së Bashkuar,
por mbase “dhe Amerika do të ishte ndryshe”, - ka thënë një kongresmen
amerikan, por mund të shtojmë kështu se Gjergj Kastrioti- Skënderbeu është dhe kryemonandanti
i parë i esëmidhjes që do të formohej
shekuj më pas, NATO-s, - kështu thashë në një takim zyrtar në Romë, kur
Shqipëria u pranua në NATO…
Duke
qenë dhe Dita e Shën Gjergjit, në datëlindjen e Skënderbeut po sjell një lutje
timen, që e kam lexuar mes shqiptarëve në Miçigan, SHBA, në një jubile të madh:
GJERGJI
YNË, QË JE NË QIELL
-
Nga Visar Zhiti –
Gjergji
ynë, që je në Qiell,
Atë
i Kombit tonë
dhe
Bir i popullit tonë,
u
shenjtëroftë emri yt,
ardhtë
mbretëria jote,
u
bëftë vullnesa jote
nga
Qielli në tokën,
kudo
ku ka shqiptarë,
të
bashkuar të jemi,
se
kështu bëhemi më të fortë,
që
të fitojë e mira.
Porositë
e tua si bukën e përditëshme
na
i jep sot.
Të
duam AtDheun dhe njëri-tjetrin
dhe
punën dhe virtytet
t’i
bëjmë tonat. Na i fal fajet tona
dhe
mos lejo faje
të
të tjerëve mbi ne.
Me
shpatën tënde të godasim urrejtjen,
me
mburojën tënde të mbrojmë dashurinë,
kali
yt të bëhet Pegasi i muzave
dhe
mos na lërë të biem në tundimet
e
egoizmit dhe korrupsionit shtetëror
dhe
na liro nga i keqi
brenda
vetes e përreth nesh,
me
ndihmën e Zotit, o Zot!
Kurora
paqeje me lule zemre
të
vëmë mbi veprat e njeriut
ja,
ashtu si sot në statujën tënde
dhe
bekime bashkatdhetarëve të tu
kudo
e përgjithmonë!
Amen!
***
Me
mijëra janë veprat e artit në botë që i kushtohen Skenderbeut, poema, që nga
Naimi unë e deri te Longfellow në SHBA, romane, oratori, këngë e valle, opera…
Vivaldi… skulptura, në metropolet e botës, emra rrugësh e sheshesh,
altoreliefe, piktura pambarim, që nga fëmijët e deri te Rembrandi, etj, etj.
Po
unë solla një lutje, prandaj zgjedh dhe pikturat fantastike të një piktori dhe
miku, që ka emrin e Gjergjit, është Gjergj Kola, nuk mund të zgjidhja tjetër
sot, shën piktori që me guximin artistik bën bashkë Shën Gjergjin tonë me
Shenjten tonë Nënë Tereza. E tillë mund të ishte dhe titulli i pikturës,
diçitura, ndërkaq arti bashkon kohë ashtu si tokën me qiellin dhe na bën
bashkëkohës me të përjetshmen dhe duket se kjo duhej të ishte dhe porosia
qiellore për veten, që do të duhej të kujtonim shpesh e më shpesh ne,
shqiptarët…
Gjergj
Kola: Qielli i mrekullive tona, kaq fantastik!…