| E premte, 03.05.2024, 07:55 PM |
Të drejtat diskriminuese të punëtorëve!
Shkruan:
Florim Zeqa
Diskriminimi
që ju bëhet punëtorëve në sektorin privat në Kosovë nuk ndodhë as në vendet më
të prapambetura në botë. Punëtorët e sektorit privat si leva kryesore e
zhvillimit ekonomik të vendit, përveqse nuk gëzojnë sigurime shëndetësore, nuk
ju paguhet pushimi mjekësorë dhe as lëndimi në vendin e punës. Të vetmin
privilegj e kanë 20 ditëshin e pushimit mjekësorë pa pagesë për ta ruajtur
vendin e punës.
1 Maji e dëshmojë
gjendjen alarmante te cenimit të drejtave të punëtorëve
Pas
20 ditëve, i shëndoshë apo i sëmurë, punëtori duhet të kthehet në vendin e
punës, në të kundërtën e rrezikon humbjen e vendit të punës pa asnjë kompensim
material pavarësisht sëmundjes apo dëmit të pësuar në vendin e punës!
Ky
është shteti “demokratik” të cilin çdo ditë po e proklamojnë pushtetarët
aktualë dhe jo vetëm. Pasi, janë edhe ish pushtetarët (opozitarët aktualë) të
cilët krrekosen që kanë ndërtuar shtet ligjor dhe demokratik në qeverisjen e
tyre 20 vjeçare!
Shtrohet
pyetja, vallë në cilin shtet demokratik të rajonit punëtorëve nuk ju paguhet
pushimi mjekësorë dhe ai vjetor?
Askund
tjetër përveq në Kosovë!
Askund
tjetër sikurse në Kosovë nuk ka humbje të jetëve të punëtorëve në vendet e
punës!
Askund
tjetër përpos në Kosovë, Policia e Shtetit nuk gëzojnë sigurime shëndetësore
dhe as kompensim material për rrezikshmëri të lartë në vendin e punës! Të
njëjtin tretman e kanë edhe pjestarët e FSK-së!
Mirëpo
paradoksalisht, të gjitha privilegjet nga shteti i gëzojnë njerëzit e veshur me
petkun e pushtetit në të dyja nivelet e qeverisjes dhe deputetët.
Asnjë
qeveri, me përjashtim të ‘Qeverisë Kurti1’ nuk e ka përfunduar mandatin politik
para afatit ligjor që ua garanton deputetëve privilegjet e përjetshmme!
A
e dini pse?
Sepse,
deputetët dhe qeveritarët në pushtet mendojnë vetëm për interesin e tyre e jo
të qytetarëve.
Nuk mjafton ndërrimi i
pushtetit për ndryshimin e mentalitetit qeverisës
Pa
amandamentimin e ndryshimeve kushtetuese që mundësojnë kalimin nga sistemi
aktual (korruptiv) i qeverisjes në ‘Sistemin Presidencial’, asnjëherë proceset
zgjedhore nuk do
sjellin
ndryshime përmbajtësore dhe substancial në vendin tonë.
Sistemi
korruptiv parlamentar i qeverisjes së vendit është treguar tepër negativ për
këto 25 vjet. Dhe nëse vazhdohet edhe për 25 vjetet e ardhshme kështu, do ta
kemi të njëjtën situatë, përseritje dhe riciklim të pushtetit nga njëra bandë
kusarësh politik tek tjetra!
Edhe
përkundër ndërrimit të akterëve në krye të qeverisjes qendrore, do të vazhdojë
bashkëpunimi në sistemin korruptiv në qevrisjen lokale dhe anasjelltas, ku si
gjithnjë “ujqit e vjetër” e ndajnë tallin mes tyre përmes aferave korruptive!
Qeveria
aktuale e Albin Kurtit erdhi në pushtet nën moton për luftimin e korrupsionit,
kurse ajo tani po e bën të kundërtën duke i mbrojtur të korruptuarit në qeveri
dhe duke i luftuar njerëzit që e luftojnë korrupsionin (gjyqtarët dhe
prokurorët, policinë hetimore dhe gazetarët)! Këtë konstatim e dëshmon edhe
raporti i DASH-it për gjendjen alarmante korruptive në qeverinë e Kosovës.