| E enjte, 02.05.2024, 07:57 PM |
Pse u refuzua projekti kapital “Rugova-rilindasi i fundit” nga juria e Qendrës Kinematografike?
Nga
Gani Mehmetaj, producent,
ish-drejtor i Kosovafilmit
Juria
e Qendrës Kinematografike të Kosovës me ktheu përgjigjen negative për projektin
kapital “Rugova-rilindasi i fundit”!
Kam
punuar dy vjet me regjisorin Artur Tahiraj dhe bashkëpunëtorët për këtë
projekt; kemi konsultuar arkivat filmike të disa qendrave ndërkombëtare e
kombëtare, kemi shfletuar literaturë dhe kemi biseduar me bashkë kohanikë të
Rugovës, por kot, QKK në emër të jurisë së emrave të panjohur ma ktheu një
përgjigje të thatë. Asnjë sqarim dhe asnjë arsyetim pse është refuzuar filmi i
gjatë dokumentar -artistik “Rugova...” Ishte e turpshme dhe arbitrare mënyra e
shpërfilljes.
Me
përjashtim të Melihate Qenës (regjisore teatri për fëmijë e të rinj, ajo u
tërhoq për shkak të konfliktit të interesit), kurrë nuk kam dëgjuar për
asnjërin nga anëtarët e jurisë së QKK-së, përkatësisht të përzgjedhurit e
Ministrisë së Kulturës.
Të
gjitha qendrat kinematografike në Evropë e publikojnë biografinë e anëtarëve të
jurisë (kryesisht janë ekspertë, producent e regjisor filmi me emër, apo
shkrimtarë të njohur), kurse QKK-ja nuk e dha asnjë fjalë për ta, sepse s’kanë
ç’të thonë.
Në
një gjoja arsyetim me shkruajnë se konkurrenca ishte e madhe! Përgjigje cinike
e fyese.
Sa
për dijeni të bosëve të jurisë që e kanë përzgjedhur këtë grup anonimësh, po ua
kujtoj se filmi “Kukumi” ku unë isha producent e drejtor i Kosovafilmit ka marr
pjesë në 66 festivale ndërkombëtare, ka marr çmime të arta në Festivalin e
Venedikut, Festivalin e Filmit shqiptar dhe në disa festivale të tjera
ndërkombëtare. Të gjithë filmat e Kosovës pas 2004-tës nuk kishin çmime e
festivale sa filmi “Kukumi” e Kosovafilmi që e udhëhoqa 17 vjet.
Dy
vjet më parë po ashtu juria e QKK-së, pa emra dhe pa biografi, e refuzoi filmin
“Rugova- rilindasi i fundit ” edhe pse ishte i vetmi projekt dokumentar-artistik.
“Sivjet
për herë të parë nuk e mbështetem asnjë film dokumentar”, u arsyetuan në QKK,
sepse s’mund të shkruanin se nuk e mbështesim filmin për Ibrahim Rugovën.
Shkelja
e rregullores për formimin e Komisionit dhe për shpalljen e jurisë është imtësi
për ta. Ndërkaq, këto shkelje i kanë bërë. Poashtu, pas katër ditësh të
përditësimit të jurisë i shpallën rezultatet. Edhe sikur të ishin supermen nuk
do të arrinin t’i lexojnë mbi 30 skenarë filmi e t’i vlerësojnë mbi 30 projekte
kinematografike me tritmen, sinopsise,
buxhetin, biografi autorësh etj.
Por
duket rezultatet i kishin të gatshme, s’kishin pse lodheshin.
Në
ligj dhe rregullore QKK-ja nuk ka lënë mundësi ankese! Si në shtetet
totalitare.
Prandaj
Ministria e Kulturës duhet të shkarkojë jurinë e QKK-së, të zhvlerësoj
rezultatet e konkursit dhe të formojë juri të re në afate ligjore.