| E merkure, 01.05.2024, 07:56 PM |
Duam
paqe, nuk duam luftë!
Nga Florim Zeqa
Liderët e një shteti demokratik asnjëherë
në fjalorin e tyre nuk e përdorin termin ‘luftë’, por i përdorin paqe dhe
fqinjësi të mirë, partneritet dhe bashkëpunim rajonal, i përdorin termat
zhvilllim ekonomik dhe mirëqenje qytetare, duke punuar ditë e natë për të mirën
e shtetit dhe qytetarëve.
Deklaratë e një
paranojaku politik
Deklarata e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik
Bislimi, se “Kosova duhet të jetë gati për luftë, pasi ekziston rreziku i një
sulm hibrid nga Serbia dhe se gjithmonë mund të fillohet kundër nesh dhe ne
duhet të përgatitemi, pasi kjo mund të ndodhë përsëri dhe në çdo kohë”, është
deklaratë e një paranojaku politik.
Deklaratat luftënxitëse i shkojnë për shtati vetëm Serbisë
dhe aleatëve të saj, e assesi neve që ende nuk jemi konsoliduar si shtet dhe
ende jemi duke u përballur me pasojat e luftës së fundit.
Nga paaftësia qeverisëse dhe mungesa e dashurisë ndaj
vendit, nga frika e humbjes së pushtetit dhe privilegjeve, paranojakët politikë
krijojnë situata konfliktuoze në vend të projekteve zhvillimore për vendin.
Mungesa e bashkëpunimit dhe koordinimit me miqtë
ndërkombëtar në zgjidhjen e problemeve të hapura me Serbinë në njërën anë dhe
prishja e raporteve me shtetin amë-Shqipërinë, i ka vënë në lajthitje
pushtetarët paranojak, të cilët kanë filluar të frikësohen edhe nga hija e vet!
Kosovës i duhet
zhvillimi ekonomik dhe stabiliteti politik
Pa zhvillim ekonomik nuk ka mirëqenje qytetare, ndërsa pa
stabilitet politik nuk ka investime kapitale dhe as ecje përpara të shtetit të
Kosovës. Përveq këtyre dy elementeve bazike, qytetarëve të vendit ju mungojnë
edhe shumë gjëra të tjera themelore, filluar nga siguria për jetë, shëndetësia,
arsimi cilësorë, edukata e shëndoshë mediatike e deri tek pabarazia sociale, e
cila i ndanë qtytetarët në dy grupe: në grupin e parë të qytetarëve bëjnë pjesë
familjarët e pushtetarëve dhe militantët partiakë, servilët dhe puthadorët e
çdo pushteti, ndërsa në grupin e dytë bëjnë pjesë shumica e njerëzve të
ndershëm të këtij vendi që nuk janë të lidhur me politikanët, qofshin ata në
pushtet apo në opozitë, të cilëve iu është rrezikuar seriozisht e ardhmja në
Kosovë! Për asrye se, sado që i përgatitur dhe i ngritur të jesh në aspektin
intelektual apo profesional, nëse nuk je i lidhur me të ‘fortët e politikës’,
nuk ke mundësi punësimi në profesionin për të cilin je i përgatitur apo aty ku
e meriton të kontribuosh, ngase të anashkalojnë në çdo konkurs apo listë
aplikuese, më keq sesa në sistemin totalitar të komunizmit, si i
‘papërshtatshëm’, sa më i ngritur dhe i përgatitur të jesh të konsiderojnë
armik të shtetit dhe shoqërisë!
Kush po kërkon luftë në
Kosovë?
Kosova dhe shqiptarët asnjëherë nuk e kanë dëshiruar luftën,
por ajo ju erdhi imponim për mbijetesë të trojet e tyre stërgjyshore. Nuk e
duan luftën as tani 25 vjet pas luftës çlirimtare, por e duan zhvilliimin
ekonomik dhe prosperitetin, drejtësinë dhe barazinë qytetare.
Në kohën kur Kosovës i duhet përmbyllja e kapitullit të
luftërave me Serbinë, i duhet anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare, dikujt
nga shqiptarët i bie ndërmend të kërkojë luftë të re në Kosovë!
Shtrohet pyetja, vallë kujt do t’i konvenonte një luftë
eventuale në Kosovë?
Përgjigja është fare e thjesht, assesi shqiptarëve, por
vetëm aspiratave pushtuese të armiqve tonë.
Andaj, ju bëjë thirrje të sinqert të gjithë atyre që e
marrin guximin të bëjnë thirrje për luftë të re në Kosovë, që të largohen nga
pushteti dhe nga politika në tërësi, ta lënë të qetë popullin e lirë se mjaft
kemi derdhur gjak, mjaft kemi vuajtur dhe përjetuar dhunë dhe terror në trojet
tona etnike.
Ne duam paqe dhe zhvillim ekonomik, duam mirëqenje dhe jetë
normale sikurse të gjithë popujt e tjerë të lirë në rruzullin tokësorë. Andaj,
më mirë është të ikin nga pushteti dhe skena politike ata që nuk i kanë
aftësitë qeverisëse sesa ta marrin në qafë një popullatë të tërë!
Fatkeqësisht në Kosovën e pasluftës, në karrierë politike
dhe ‘profesionale’ u ngriten ngelcanat e shkollave të mesme dhe
gjysëmanalfabetët me aftësi të jashtëzakonshme serviliteti që ju përshtaten të
gjithë pushtetarëve! Ky është realiteti, kjo është e vërteta e hidhur e
shoqërisë sonë!