| E hene, 29.04.2024, 07:55 PM |
Një
dështim inteligjent!
Nga
Kimete Berisha
1.
Referendumi i serbëve për largimin e kryetarëve shqiptarë nga komunat e Veriut
ishte një dështim i parashikuar, i planifikuar, një dështim i dëshiruar, një
dështim amator ama dështim inteligjent!
-
Se, sikur Albin Kurti të mërzitej për vetminë e Veriut, me vakt do të jepnin
dorëheqje kryetarët shqiptarë që përdoren si sharlatanë për ta ruajtur Albin
Kurtin nga realiteti, për të blerë kohë për Albin Kurtin dhe për të mos e
zgjidhur asnjë problem.
-
Cili është problemi i vetëm që Albin Kurti e ka zgjidhur deri sot?
Është
ustah për shtyrje...krejt prpblemet i shtyen problemet për t'i zgjidhur një
ditë tjetër, dhe dihet që shtyrja gjithmonë bëhet në dëmin tënd.
2.
E në OKB flitet vetëm për të kaluarën, kjo qeveri dhe presidentja flasin për
luftënne vjetër dhe për bjë
luftë
të re, flasin për rrezik, për armatim dhe për raketat e Iranit, forcojnë
armiqësinë dvjetër dhe krijojnë armiq të mëdhenj, por asnjëherë nuk kërkojnë
drejtësi me letër.
-
Që Serbia ka kryer krime në Kosovë e di perendimi, prandaj ka ndërhyrë NATO.
Asnjëri
nuk flet për të ardhmën.
Për
jetën e përditshme dhe për paqe!
Ideja
që viktima ta bind xhelatin që të 'vetëdijësohet' e t'i kërkojë falje viktimës
është patetike dhe e neveritshme.
Si
kërkesa e sotme e presidentes që Aleksandër Vuçiq të kërkoj falje!
Hiç
mos kërko falje!
Ju
keni thënë se nuk pranoni të bisedoni me Serbinë pa kërkuar Serbia falje!
E
tani, e shihni veten!
Neve
nuk na duhet kërkimfalja, neve na duhet drejtësi.
Çfarë
e pengon Kosovën të kërkojë drejtësi së paku për 1500 fëmijë të vrarë në luftë!
E
merr me vete në OKB nuk tregon se pse Drejtësia shqiptare e Kosovës e ka liruar
nga faji përdhunuesin e saj.
Kosovën
nuk e bën shtet e kaluara e përgjakur, por drejtësia, të cilin e kërkoni nga
Serbia në OKB por nuk e keni në Kosovë!
3.
Pas Albin Kurtit i cili i ka zbuluar 'disa serbë të mirë', edhe Aleksandër
Vuçiq ka filluar t'i zbulojë disa 'shqiptarë të mirë'.
Shqiptarët
'e mirë' të Vuçiqit, kanë qëlluar të jenë të njëjtit shqiptarë 'të mirë' të
Kurtit.
Është
aq 'i keq' për shqiptarët Shqiprim Arifi sa që krejt shqiptarët (pozitë e
opozitë) u pajtuan se 'mirë ia bëri Vuçiqi'.
Për
armiqtë shqiptarë të Albin Kurtit në Serbi kujdeset Aleksandër Vuçiq.
E,
Albin Kurti, i ndihmon Aleksandër Vuçiqit 'për ta hequr qafe 'Listën Serbe',
duke ia realizuar qëllimin final 'Listës Serbe' për
Asociacionin
e komunave me shumicë serbe.
Koha
kur serbët e Kosovës e kanë shikuar Veriun si pjesë të Kosovës, ka mbaruar.
Janë larguar nga institucionet për të mos u kthyer më.
Ky
është akt i kryer.
E
Albin Kurti bën sikur nuk e di se s'ka serbë të Listës Serbe dhe serbë jashtë
Listës Serbe, ka veç serbë që duan Autonomi, të cilën ua ka siguruar
marrëveshja e vitit 2013.
S'ka
të vërteta të tjera.
Albin
Kurtit po i bjen hise t'i realizojë idetë e të tjerëve: të Millosheviçit (për
Manastirin e Deçanit), e të këtyre komandantëve shqiptarë që një herë luftuan
për lirinë e Kosovës, e pastaj e falën tokën e Kosovës për lirinë e tyre
personale!
-
Gjatë rrugës e kuptuan se është një
Liri
që nuk blihet kurrë!
Ama
gjithmonë ka rrugëdalje dhe gjithmonë mund të thuash 'Jo'.
Të
tërhiqesh.
E
jo të bësh gabime të përhershme për një pozitë të përkohshme, sepse kjo vërtetë
është 'prosti'.
4.
Albin Kurti kurrë nuk e thotë atë që e bën.
-
Tha që qeveria e tij nuk është e korruptuar, por Rozeta Hajdari po jep xhevap
në prokurori për vjedhjen e bukës.
Albin
Kurti për Rozetën tha se është 'gruaja më e ndershme në botë'.
-
Ministreshes së arsimit i ka dalë punë me 'vjedhjen e librave', por Albin Kurti
nuk ia prish qejfin.
Pse?
-
Liburn Aliu ia ka falur 3.6 milionë të taksave tona një jaranit të tij, për
t'ia fshirë borxhin e ujit, por Albin Kurti e lë hajninë të rrjedh.
-
Pse me paratë tona lani borxhe private?
-
Cili ligj thotë se dikujt duhet ti falen miliona borxhe dhe në bazë të cilit
rregull e keni zgjedhur t'ia lani borxhet jaranit të Liburnit!
Pasi
që populli ia lau borxhin 3.6 milionë euro jaranit të Liburnit, asgjë s'ndodhi,
por për t'i dhënë karakter edhe më serioz çështjes, ministresha e punëve të
jashtme e vizitoi kompaninë për t'u siguruar se milionat i mori uji.
Kjo
më zemëron shumë.
Bitch.
5.
E di se mentaliteti i këtij mileti është grabitja e hajnia, dhe se Albin Kurti
nuk mund ta ndryshojë mentalitetin e popullit, por së paku mund t'i ndërrojë
ministrat.
E
di, veç i ndërron badihava, e ndërron një hajn me një hajn tjetër, se ministër
të ndershëm...a keni parë!
-
Albin Kurti po e legjitimon hajninë e ministrave të tij, nëse jo, pse s'i
largon!
-
Lejon të vjedhet në emrin e tij, e veten e lë fukara?
Kosova
kurrë nuk ka pasur kryeministër më 'budalla', se jo veç
buxhetin
e Kosovës, por ministrat e Kurtit e vjedhin kapitalin moral të Kurtit si monedhën
më me vlerë.
-
Pse i lejon!
Nëse
vazhdon t'ua legjitimojë hajninë dhe nuk ua tregon derën, atëherë, do të dihet,
se ata 'e kishin aminin e tij', për të vjedhur në emrin e tij, paratë e
popullit, paratë e diasporës, rezervat shtetërore dhe kapitalin e tij moral, që
ata të pasurohen e ky të mbetet edhe i varfër edhe pa moral!
6.
Ndjehem sikur të gjithë po kthehen e unë po shkoj.
Hyra
në një kishë, ta kërkoj një shenjë.
Mëngjes
i hershëm.
Qetësi.
Mezi
e hapa derën e rëndë prej druri.
Dikush
ishte zgjuar para meje edhe më i trishtuar se unë, se ua pashë flakën dy
qirinjëve...
Im
atë, siç e di ti, unë kam hequr dorë nga kënaqësitë e jetës, dhe sot kam ardhur.... e di ti pse.
U
ula në ulësen e parë.
Heshtjen
e prishnin pikat e ujit që binin nga tavani në dy korita të kuqe.
Pikat
e ujit tingëllonin si taka këpucësh të bardha...
disa
herë e ktheva kokën... sikur ishte duke më ardhur dikush pas shpine.
-
Sapo filloja vet me vete 'Po të lutem o Zot...', pika e ujit nga tavani në
koritë: 'tak'.
Një
djalë i ri u shfaq papritur. Sigurisht ishte mirëmbajtësi i kishës.
Më
doli përpara Krishtit, me një leckë në dorë, ia pastronte këmbët...
S'më
linte rehat kureshtja e tij: ai kërkonte femër, e unë e kërkoja Zotin.
Meqenëse
unë kurrë nuk vishem ashtu siç ndjehem si vjeshta, djaloshit i interesonin
këmbët e mia të zbuluara derisa unë i
shikoja varur në mur këmbët e Jezusit.
Unë
kaherë s'jam këndejpari, por ai nuk kishte se si ta dinte sepse unë dukesha një
femër e lumtur që kam shkuar në kishë për qejf.
Më
hidhej ti thoja: Po boll u ende se po të shoh...por durova.
Djaloshi
e mori një shishe me ujë dhe bënte sikur po i vadiste lulet...
Kur
filloi ta vadis edhe kurorën me lule të plastikës, qesha me vete dhe u ngrita
të dal.
7.
Ju e dini se për shpirtin tim unë kërkoj çare gjithkund.
Hyra
tek Shefqet Krasniqi, shkaku se e mohon në mënyrë simpatike këtë dynja.
Kur
nuk je mirë, të pëlqen të dëgjosh të të thonë se 'kjo botë është e rrejshme'.
Hoxha
ishte duke e këshilluar një grua që po ankohej se burri nuk fle me të.
I
tha se gruaja ka të drejtë ta lajmërojë burrin në polici dhe ta padis në
gjykatë, nëse burri refuzon më gjatë se 4 muaj të fle me të.
Pastaj
tha se gjykata e marrin në pyetje burrin dhe i thonë: A po fle ti me gruan
tënde apo po ta marrim, e ndajmë prej teje e ia gjejmë një burrë tjetër...'.
Eh!
-
Gjithkush hallet e veta, samarxhia t'vetat!
P.S. Perhaps, somewhere,
some day, at a less miserable time, we may see each other again.
-
Vladimir Nabokov