| E hene, 29.04.2024, 06:58 PM |
FATKEQËSIA KOMBËTARE
NGA
KALOSH ÇELIKU
Historikisht,
Kërçova deri më sot, nuk ka dhënë politikanë, por kaçakë të maleve dhe burra të
pushkës. Edhe, të Penës. Përçudi, siç duket Ditën e sotshme: jep edhe
politikanë. Nuk do të merrem në këtë shkrim publicistik letrar me kohën e
pushtimeve osmane, as me ato serbe. Politikanët e asaj kohe, që bënë luftë për
Liri me pushkë, dhe Penë.
Gjatë
sistemit komunist jugosllav, politikanë në Kosovë dha Gjakova, dhe në Maqedoni
Dibra. Në demokraci me politikë u muarr Podujeva, dhe në Maqedoni Tetova. Edhe,
gjatë sistemit komunist luftë bënë mes vete si komunistë. Sot, po u përsëritet
historia, si Neokomunistë. Pak veta e dinin, se: politika është edhe art
luftarak. Armiqtë, janë miqtë më të mirë në politikë. Ditën shahen, e Natën
pajtohen për të hyrë në Qeveri. Dihet, edhe bëjnë pazare: shesin e blejnë
mallëra edhe me afate të skaduara përdorimi. Prandaj, bythekrye e bënë
politikën edhe Fenë, si në Kosovë, ashtu edhe në Maqedoni. Mos them, edhe në
Shqipëri. Shkak, që: në Kosovë u desht të dalë maleve Drenica me Adem Jasharin
(1988 – 1999), dhe në Maqedoni Kërçova dhe Kumanova me Ali Ahmetin (2001).
Ditën
e sotshme i gjithë populli shqiptar merret me politikë. Lëmsh i kanë bërë
profesionet: kemi politikanë, doktorë shkence, artistë, por nuk kemi barinj dhe
bujqër të na i ruajnë dhentë maleve dhe lërojnë arat fushave, që t’i mbjellim
dhe korrim me drithëra për Dimër. I madh dhe i vogël, turren me të katra pas
posteve politike dhe pasurisë personle dhe familjare. Asnjëri, pas arsimit dhe
kulturës. Themelet e një shoqërie. Shteti.
Pozitë
e Opozitë, edhe pse nuk e fitojnë votën e popullit, shtyhen me bërryla, kush i
pari të hyjë në Qeverinë e “vëllazërim – bashkimit”. Edhe, atë: vetëm për një
përdorim në dëm të popullit shqiptar. Ose, siç thotë Fishta i Madh: “Ende, nuk
po e gjejnë një tiran”. E, sa e di unë, dhe e parashikoj Ditën e Nesërme: me
krunde, nuk gatuhet, as piqet kulaq në çerep, as bukë misëri nën saçin me
shpuzë.
Bërlloku,
është bërllok për në kontenierë. Nuk bëhet ar për ta shitur në “Bit – Pazar”.
As, argjend. Epabsueshme?! Bërlloku, sot bëhet ar, dhe argjend?! Propagandohet,
dhe shitet me pakicë dhe shumicë te populli shqiptar. Që, ende, nuk e bluan dot
truri im në kokë.
Thyeni
qafën me këto “zbulime” shkencore politike “patriotike” për Ditën e Nesërme, si
politikanë të dalldisur dhe arratisur pas partive politike. Rrugëve pa shteg
për Dalje maleve me lisa t’i kullosni dhentë. Mos e mashtroni ende popullin
shqiptar edhe në Ditën e Sotshme me parti politike policore për “Liri”! E,
dhentë në mrizet e dardhave gorrice të na i mjelin me kusi “vëllezërit” e
Njerkës, rrëmbejnë tambëlin, e shqiptarëve t’ua lënë kakërdhiat.
Populli
shqiptar, është mbi nivelin e juaj si politikanë dhe të partive politike.
Prandaj, mos bëni pazare politike në emër të popullit shqiptar me brekët ende
nëpër këmbë. Dhe, Ditën e nesërme të dilni nga Qeveria xedhe pa brekë. Që, me
gjithë këto “politikanë”, “patriotë” e thirrni Ditën e Nesërme, dhe përsëri
përfundoni me Natën.
Populli
shqiptar, e di rrugën e vet në Histori...