| E enjte, 25.04.2024, 07:53 PM |
Shqipëria e regjimit të «rilindjes», shtet mafioz
Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike
Gangsteri kryesor, përndryshe tradhtari me famë
botërore në projektin e qëndisur nga armiqtë e jashtëm: “Shpopullimi i Shqipërisë”, vazhdon
aktivitetin e tij kriminal. Nëpërmjet
varfërisë kryen spastrimin etnik të shqiptarëve vendas (autokton), dhe
zëvendësimin e tyre me “refugjatë” afrikano-aziatikë (të cilët asnjë shtet
evropian nuk i do), duke e bërë
Shqipërinë nevojtore të globit. Brenda 3 viteve, këta “refugjatë” do të jenë
shumicë në Shqipëri.
***
Kur kryeministri është mafiozi kryesor në një rrjet kriminal, shoqëria
shembet dhe vendi shpopullohet.
Kombi shqiptar është në prag të shpërbërjes,
zhdukjes përfundimtarëve. Ka pak gjëra në botë aq të rrezikshme sa një
grup njerëzish gjumash. Errësira nuk mund të dëbojë kurrë errësirën, këtë mund
vetëm drita.
Ne shqiptarët (si dhe e gjithë bota) e kemi parë dhe ndjerë
papërgjegjshmërinë e regjimit mafioz antikombëtar (qeverisë aktuale) ndaj
njerëzve dhe vendit gjatë 12 viteve: Nën udhëheqjen e kryeministrit mafioz më
shkatërrues dhe armiqësor ndaj Shqipërisë së epokës së pasluftës, diktatori i
sëmurë mendsh i cili ka kapur të gjitha pushtetet.
Ai dhe partia e tij “rilindja” dhe tru-shpërlarë
të saj mendojnë se është shumë mirë t'i shiten pasuritë marramendëse dhe vlerat
e atdheut dhe të popullit interesave të huaja me kapital të fortë e kriminal. Sigurisht
që paratë shkojnë në xhepat e këtyre kriminelëve të gërditshëm.
Ai dhe bashkëpunëtorët (zagarët) e tij kanë treguar
gjithashtu një përbuzje të dukshme si për Ligjin shqiptar ashtu edhe për Kushtetutën e Shqipërisë. Problemi është se as ai dhe as
lakenjtë (shërbëtorët) e tij që shesin votën për 10 lek nuk duan ta pranojnë,
aq më pak të dëgjojnë për të.
Është koha për t'i dhënë këtij regjimi kriminal kuisling vdekjeprurës për
popullin dhe vendin një pasaportë të përhershme nga politika shqiptare, si dhe
dhoma të përhershme në burgjet më të sigurta. Dhe dalin prej andej, vetëm pasi të
kalben.
Aty ku zhduken kafshët më fisnike, fiton lepuri, i cili nuk ka kërkesa,
jeton i kënaqur dhe vazhdon të riprodhohet pafundësisht.
***
PS: Më poshtë postoj një letër të datës 14 tetor 2022 (kritike ndaj meje) nga
një zonjë e nderuar e cila më shkruan:
“Aurel
Dasareti ju pershendes! Kur bën deklarata
kaq të forta qoftë ai kryeministri apo kushdo tjetër, më duhen fakte ku e
mbështesni ju opinionin tuaj. Një intelektuali nuk i lejohen deklarata pa fakte
dhe duhet të mësohemi të flasim me fakte dhe jo mllef.”
Përgjigja
ime ishte:
“Përshëndetje e dashura
zonja (...) dhe faleminderit për komentin tuaj. Politika praktike është arti i
injorimit të fakteve.
Konflikti i interesit – i
referohet, në një kontekst kërkimor, kushteve që mund të ndikojnë në kërkimin
në një drejtim të caktuar. Një konflikt interesi mund të lindë kur aktorët në
procesin e publikimit (vlerësues, autorë dhe redaktorë) mund të kenë
interesa që mund të ndikojnë në vlerësimin në një mënyrë ose në një tjetër.
Në shkrimet e mia nuk kam asnjë konflikt interesi.
Zero. Nëse dikush që më kritikon sepse mendon se kam, duhet ta bëjë të ditur,
me fakte.
Ndaj e nderuar zonjë, më tregoni të gjitha faktet nga
letrat e mia ku unë kritikoj pa fakte. Sa i përket kryeministrit, të gjithë
shqiptarët dhe bota e kanë faktin se ai nuk është i përshtatshëm të “drejtoj”
(sundojë) atdheun e gjyshërve të mi. A ka ndonjë fakt më të padiskutueshëm se
kjo?
Nuk më intereson aspak (zero) kush bëhet kryeministër
i Shqipërisë, por kush jo.
Gjithkush ka të drejtë të
ketë mendimin e vet, por askush nuk ka të drejtë të jetë faktikisht i pasaktë.
(…) Duhet të shmangim
komentet me ata që janë në Konflikt interesi sepse janë të paguar të mbrojnë
punëdhënësin që qëndron dhe vëzhgon në hije.
Fryma e së
vërtetës dhe lirisë – është mbështetja e kombit dhe shoqërisë. O shqiptar! Duaje të afërmin tënd, por mos lejo që ai të të mashtrojë!
Gjiganti
legjendar Gjergj Kastrioti- Skënderbeu
ka thënë: “Lirinë nuk ua solla
unë, atë e gjeta mes jush”!
Vogëlsi-a ime ju thotë: “Pisllëkun, kriminalitetin, korrupsionin, hajninë, jo-burrërinë,
pabesinë, indiferencën (mos-reagimin) ndaj ligësive të “baballarëve të kombit”,
përndryshe kalbësirave qoftëlarg në: Shqipëri, Kosovë,
FYROM, Kosovën Lindore dhe Mal të Zi, shtypjen ndaj grave, keqpërdorimin e
rëndë të fesë, indoktrinimin (detyrimin) jo vetëm të grave por edhe të
vogëlusheve për të mbuluar me qilim edhe sytë, shkatërrimin e arsimit, shkakun
e ikjes së të rinjve, humbjen e shpresës, boshatisjen e vendit, xhelozinë e
sëmurë dhe armiqësinë ndaj njëri-tjetrit, paaftësinë për të identifikuar
manipuluesit, paaftësinë (mungesën e vullnetit) për të identifikuar bojkotuar
apo distancuar nga mediumet amatore antikombëtare të financuara nga tradhtarët
dhe armiqtë e jashtëm të cilët duan që ne të mos ekzistonim, shitblerjen e
diplomave universitare, trafikimin e femrave, trafikimin e fëmijëve,
legalizimin e drogës, vrasjet e njëri-tjetrit, servilizmin ndaj të huajve,
dashurinë e pakufishme ndaj egërsirave që kanë kryer shumë gjenocide ndaj jush
(dhe përdhunime seksuale), mercenarizmin, mendjelehtësinë kinse të tjerët do të
na mbrojnë jo vetëm nga armiqtë e jashtëm por edhe nga vetvetja, tradhtinë ndaj
Kombit dhe Vendit etj., – nuk ua solla
unë, ato i gjeta mes jush.”
“Historia e lirisë është një histori
rezistence”, - Woodrow Wilson