| E marte, 23.04.2024, 07:58 PM |
ISMET ABDULLAHI - FIGURË E NDRITUR ATDHETARE
Shkruan:
Lekë Mrijaj
Ismet Abdullahu është një figurë e ndritur në skenën politike
dhe shoqërore të Kosovës. Me një karizmë të jashtëzakonshme dhe një përkushtim
të paepur ndaj lirisë dhe drejtësisë, ai shquhet si një lider i guximshëm dhe i
vendosur.
Me një histori të pasur aktivizmi dhe angazhimi, Ismeti ka
shërbyer si një zë i qytetarëve të nënshtruar të Kosovës, duke u përballur me
sfida të mëdha dhe duke mbetur i palëkundur në përballjen me padrejtësinë dhe
presionin.
Portreti i tij përfshin një shpirt të zjarrtë për lirinë dhe
drejtësinë, ndërsa vlerat e tij njerëzore dhe integriteti i padiskutueshëm e
bëjnë atë një figurë të respektuar dhe të dashur në komunitetin e tij.
Ismet Abdullahu është fëmija i dhjetë, është lindur më 26.
01. 1965, në fshatin Dumnicë e Poshtme, ku edhe ka kryer shkollën fillore. Dy
vitet e para të shkollës së mesme i kreu në Besianë, ndërsa pjesën tjetër e
kreu në Prishtinë. Në Universitetin e Prishtinës u regjistrua edhe në Fakultetin
Filologjik, në degën e Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe, ku kryen dy vite, por
rrjedhat e ngjarjeve të vitit 1989 e detyrojnë t’i ndërpresë studimet.
Ismet Abdullahu është i martuar baba i pesë fëmijëve.
Aktivitetin politik e filloi qysh herët gjatë shkollës së mesme përkatësisht në
vitin 1981. Ai ishte anëtar i grupit ilegal “Shaban Shala”. Viti 1981, viti i
Pranverës së Zgjimit, përveç që ishte vit i kthesës për shqiptarët dhe për
Kosovën, ishte edhe vit i kthesës personale për Ismet Abdullahun, ngase ai u
arrestua, mirëpo qëndrueshmëria e tij në burg bëri që ai të lirohej, për ta
vazhduar ativitetin me vendosmëri edhe më të madhe. Ai bashkoi shumë njerëz
rreth idealit të lirisë dhe i dha një dimension kreativ këtij organizimi.
Aktiviteti i tij e arrin zenitin me formimin e “Çetës së Llapit”, që ishte
formacioni i parë ushtarak faktikisht. Ismeti përkrah Ali Ajetit, Hasan
Ramadanit e të tjerëve krijoi një realitet determinues për rrjedhat e reja
politike në nivel të Kosovës.Kjo çetë vlerësohet si pararendëse e ngjarjeve të
mëvonshme deri te themelimi i UÇK-së, ku përsëri Ismet Abdullahu na del
protagonist.
Pas vitit 1989, Ismet Abdullahu bashkë me anëtarët e tjerë të
“Çetës së Llapit” detyrohet të largohet në mërgim (në Zvicër). Ai edhe atje do
ta vazhdojë aktivitetin për organizimin sa më të mirë karshi situatës në të
cilën gjendeshin shqiptarët dhe Kosova në fillim vitet ‘90. Fillimisht bashkë
me shokët e idealit ishte në LPK por angazhohej edhe në Lidhjen Demokratike të
Kosovës, me shumë shokë siç ishte Sali Çekaj e ndonjë tjetër. Njëkohësisht ai e
shihte të domosdoshme forcimin e segmentit ushtarak për ballafaqim me shtetin
serb. Ndërsa në tetor të viti
1990 armët e para për UCK-në deri në shtëpinë e Ismet Abdullahut i sollën Eset
Ismaili dhe profa Sadri Rexhepi në rrugën Prishtinë-Dumnicë nëpër postblloqe
dhe plotë rreziqe nga kanibalizmi serbosllav.Po atë ditë e kanë njoftu Zahr
Pajazitin i cili ka shku dhe i ka marrë armë t pa asnjë problem. Eseti dhe
Sadriu kanw shperndar armw edhe nw pjesw tjera tw Kosovws.
Ismet Abdullahu ishte koordinator për shkuarjen në ushtrime ushtarake në Shqipëri në vitin 1991,
ku kishte dy grupe.
Në grupin e parë në mesin e tjerëve, ishte edhe komandanti i
operativ i UÇK-së, heroi i Kosovës Zahir Pajaziti, Sali Çeku, etj., ndërsa në
grupin e dytë ishte komandanti legjendar Adem Jashari dhe dëshmori Ilaz Kodra.
Në vitin 1993, Ismet Abdullahu së bashku me një grup
bashkëluftarësh si: Sali Çeku, Nazmi Ajeti nga Podujeva, Zejnun Idrizi nga
Strellci, Sajmir Tahiri, nga Belegu, Zymer Luli nga Berliqi dhe patriotë të
tjerë kalojnë kufirin shqiptaro-shqiptar për t’i krijuar bazat e para ushtarake, ku sollën armatime dhe uniforma
ushtarake, në viset e ndryshme të Kosovës, si Gjakovë, Deçan, Klinë, Prishtinë,
Besianë, Fushë Kosovë, Kastriot, Ferizaj, Kaqanik, Gjilan, Viti, Kamenicë, dhe
në qytete tjera, e që këto rezultuan se ishin fillet e para të UÇK-së të koordinuara nga komandanti Zahir Pajazti, që
njihej me nofkën “Ismeti”.
Ismet Abdullahu në periudhën e rezistencës deri në luftën e
UÇK-së së pas rënies së Zahir Pajazitit
vazhdon aktivitetin me shtyllat e furnizimit për armatim si: Ilir
Konushefcin, Ardian Krasniqin, Luan Haradinajn, Qerim Kelmendi, Xhevat Qerimi, Irfan
Musmurati etj.
Në Zvicër Ismeti arriti ta mbarojë kolegjin në drejtimin
menaxhment biznesi, ku dhe udhëhoqi me sukses për 15 vite ndërmarrjen e tij.
Ismeti paraqitet si një njeri i matur dhe i urtë, i cili ka
një qëndrim të qartë ndaj qëllimeve të tij dhe është i aftë të koordinojë
veprimet në mënyrë efikase për të arritur synimet e tij.
Në përkushtimin e tij ndaj lirisë dhe pavarësisë së Kosovës,
Ismeti shfaqet si një lider i ndritur dhe frymëzues, i cili gjithmonë është në
krye të luftës për të drejtat dhe lirinë e popullit të tij. Me një vizion të
qartë për të ardhmen dhe një vullnet të pakompromis për të përballuar sfidat,
Ismet Abdullahu shquhet si një nga figurat kryesore të luftës për liri në
historinë e Kosovës.
Ismeti ishte një bashkëpunëtor i ngushtë i Zahir Pajazitit,
një figurë kryesore në skenën politike dhe ushtarake të luftës për liri në
Kosovë. Ata dy bashkëpunëtorët përbënin një tandem të fortë, të cilët
koordinojnë veprimet e tyre në mënyrë të përshtatshme për të përmbushur synimet
e tyre për liri dhe pavarësi.
Bashkëpunimi mes tyre ishte i bazuar në një besim të fortë
reciprok dhe në një qëllim të përbashkët për të luftuar për lirinë dhe të
drejtat e popullit të Kosovës. Ata ndanin një vizion të përbashkët për të
ardhmen e Kosovës dhe punonin së bashku për të arritur qëllimet e tyre politike
dhe ushtarake.
Ismeti dhe Zahir Pajaziti bashkëpunonin në organizimin dhe
drejtimin e veprimeve të ndryshme politike dhe ushtarake, duke u përpjekur të
mobilizonin popullin dhe të koordinonin operacionet e tyre në mënyrë efikase
për të përballuar sfidat e paraqitura për luftën për liri.
Bashkëpunimi i tyre ishte thelbësor për suksesin e lëvizjes
për liri në Kosovë dhe për formimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për shkak
të përkushtimit të tyre të përbashkët dhe bashkëpunimit të ngushtë, ata arritën
të koordinonin veprimet e tyre me sukses dhe të bëjnë përparime në luftën për
pavarësi dhe liri.
Ismet Abdullahu dhe Zahir Pajaziti, BASHKË ME SHOKË TË TJERË
organizuan dhe udhëhoqën një seri të aksioneve guerile kundër forcave policore
serbe në Kosovë gjatë viteve të luftës guerile për liri. Këto aksione
përfshinin sulme të planifikuara dhe të koordinuara në qytet dhe zona
strategjike, duke synuar të godisnin infrastrukturën ushtarake dhe policore
serbe, si dhe të shfaqnin rezistencë ndaj okupacionit serb.
Bashkëpunimi i tyre në organizimin e këtyre aksioneve ishte
thelbësor për suksesin e lëvizjes për liri në Kosovë. Ata koordinonin dhe
drejtonin grupet guerile me aftësi dhe durim, duke siguruar që të gjitha
aksionet të ishin të ndërmarra me qëllim dhe të realizoheshin me sukses.
Këto aksione guerile shërbyen si një mjet për të ndërthurur
forcat serbe dhe për të shfaqur vendosmërinë e popullit të Kosovës për të
luftuar për lirinë dhe pavarësinë e tyre. Përmes organizimit të këtyre
aksioneve, Ismeti dhe Zahir Pajaziti treguan një vizion të qartë dhe një
përkushtim të palëkundur ndaj qëllimeve të tyre për lirinë dhe pavarësinë e
Kosovës.
Grupi i
Zahirit dhe aksionet guerile
Në rajonin e Llapit (dhe të Gollakut) veproi grupi shumë
i fuqishëm, Grupi i Zahir
Pajazitit i cili vepronte në Prishtinë, Gjakovë si dhe në zonat tjera.
Tani po i japim shënimet e një numri të sulmeve guerile
kundër organeve policore të Serbisë në rajonin e Llapit, ku Zahir Pajaziti me
grupin e tij gueril, e goditi aparatin e shtetit serb, që ushtronte dhunë
kundër popullit shqiptar.
Do
vecuar disa prej aksionve guerile të armatosura në Llap nga viti 1991-25
dhejtor 1997:
Hetem
e Murat Ajeti, së bashku me Mehmet Sherif Visokën, sulmin e parë e ndërmarrin
më 1991, mbi Motelin hotelier ”Besiana “në hyrje të qytezës së Podujevës, ku
ishin të vendosura forcat policore dhe ushtarake të Serbisë.[1]
Podujevë,më 26 korrik 1993,
në fshatin Sekiraçë të Podujevës, janë dëgjuar të shtëna automatiku, me ç’rast
është plagosur një polic serb.[2]
Murati, Hetemi, Mehmeti dhe Fahredin Murati më 26 korrik
1993, në mesnatë tek Qershitë e Llapashticës i patën zënë pusi një patrulle të
policisë serbe, që po kthehej nga Prishtina në bazën e saj në Podujevë.
Nga ky sulm befasues dhe i papritur vetura e policisë qe
rrokullisur në ara, ndërkaq policët e gjendur në te patën pësuar lëndime
serioze.
Të nesërmen në shenjë hakmarrje policia kriminale e
Serbisë, që nga shkolla fillore “Kongresi i Manastirit “e fshatit Gllamnik e
deri në qendër të Podujevës, pati keqtrajtuar brutalisht mbi njëqind qytetarë
të komunës së Podujevës.
Të sipercekurit nën komanden e Zahir Pajazitit kanë kryer
aksione edhe në Sibovc, Gërdoc, Lluzhan e Orllan, si dhe tek
Brryli i Xhakalive. Këto aksione ishin paralajmërim ndaj kriminelëve të sojit
si:Sredoje Radojeviq- Cipiripi, Bosanaci i Madh, Nebojsha Cvejiq, Millosh
Nikoliq, i njohur edhe si i biri i Dragçit, Dragan Rakiq, Tomisllav Petroviq –
Toma, Miqa Joviq, Goran Mitroviq, Branisllav Millanoviq etj, të cilët që nga fshati
veriperëndimor Përpellac, që gjendet në zonën kufitare me Serbinë, e deri në
Ballaban, i terrorizonin pa arsyen më të vogël shqiptarët e pambrojtur të kësaj
ane.[3]
Podujevë, me
16 qershor 1996, në Podujevë, rreth orës
22:00, në afërsi të stacionit të autobusëve në Podujevë, u plagos polici serb,
Goran Mitroviq.[4]
Podujevë,më 17 qershor 1996,
në Luzhan të Podujevës, aty rreth orës
22:00, u zhvillua një aksion i armatosur i grupeve guerile të UÇK-së dhe
forcave policore të Serbisë.[5]
Podujevë,më 11 korrik 1996,
pas mesnatës, në afërsi të Shtëpisë së Shëndetit në Podujevë, u dëgjuan krismat
e njësiteve të UÇK-së, ku pëson vdekje një polic serb. [6]
Prishtinë-Podujevë,më
2 gusht 1996, pas orës 21:00, sulmohen stacionet e policisë serbe në Kërpimeh
të Podujevës, stacioni policor dhe Qendra në Prishtinë. Operacioni i sulmit
përfundoi vetëm me dëme materiale. U sulmua edhe stacioni i policisë në Luzhan
dhe Orllan.[7]
Kur sinkronizuan shumë aksione, si në Gllogofc,
Vushtrri, Skënderaj dhe në Podujevë, në Llap u kryen këto sulme:
Më 11 tetor 1996 në hyrje të kafiterisë” Fontana”në
Podujevë, Zahir Pajaziti, plagosi kriminelin serb të njohur me nofkën Cipiripi.
Ditën kur ky polic famëkeq u paaftësua për jetë, u zbulua edhe identiteti i tij
i vërtetë si Sredoje Radojeviq.[8]
Podujevë, më 25
tetor 1996, në Surkish të Podujevës, njësitet e
armatosua të UÇK-së sulmuan forcat serbe, rreth orës 22:00, ku u vra inspektori
i policisë serbe, Millosh Nikoliq dhe nëpunësi i administratës serbe,
Dragan Rakiq. Vendimin për ekzekutimin e
tyre e kishte marrë SHTABI QENDROR I USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS, pasi ishin
hetuar, provuar dhe vërtetuar krimet e tyre kundër popullit shqiptar të kësaj
ane.[9]
Rreth orës 21 e 25 minuta të kësaj mbrëmjeje, në Surkish
të Podujevës, nga dora e Zahir Qerim Pajazit dhe Ilir Halit Konushevcit, u
vranë këta inspektorë zullumçarë dhe provokues të shqiptarëve.
Si kishin raportuar mediat serbe për kriminelin
serb më famëkeq në Podujevë, kush e kishte kryer vrasjen?
Në tetor të vitit 1996 mediat serbe raportonin për
kriminelin famëkeq, Milosh Nikoliq .
Në emisionet e saj radio serbe e Prishtinës u njoftua për
një polic dhe një nënpunës serb të vrarë nga personat të panjohur të premten
rreth orës 22 në fshatin Surkish, jo shumë larg Podujevës.
Në njoftim thuhet se nga të shtënat me armë automatike u
vranë inspektori i policisë serbe Milosh Nikoliq dhe punëtori i administratës
Dragan Rakiq.
Në njoftim saktësohej se në veturën e patrullës së
policisë u qëllua pranë shtëpisë së inspektorit Nikoliq.
Burimi serb bënte me dije se forcat serbe ndërmorën një
aksion të gjerë në atë rajon për zbulimin e kapjen e përgjegjësve.
Dëshmitarët i thanë QIK-ut se pas kësaj nga Prishtina në
drejtim të Podujevës kishte shkuar një kolonë e policisë serbe, ndërsa burimet
e LDK-së në Podujevë konfirmuan se të premten mbrëma në Surkish ishin dëgjuar
të shtëna me armë dhe se ishin arrestuar disa shqiptarë që i kanë shtëpitë afër
vendit ku është shtënë në inspektorin e nëpunësin serb.
Kështu, më shumë se tetë ditë udhëtimi nëpër Besianë,
gjatë mbrëmjeve u shtrua nevoja e atentatit jashtë qytetit.
Arsyeja e parë ishte se, rreziku për zbulim ishte më i
dukshëm se çdo herë tjetër, ngase Zahiri bashkë me shokët e vet nuk e kishte
shprehi shumë që të dilte në qytet shpesh.
Pra, u vendos që përkundër efektshëmrisë që do të
shkaktonte vrasja e Nikoliqit në qytet, ajo të bëhej jashtë tij-në fshatin
Surkish.
Ditën e 27 tetorit të atij viti, pra ka qenë e diel,
Nikoliq ishte parë duke qëndruar në një kafene përballë ndërtesës së Kuvendit
Komunal të Besianës. Zahiri dhe Iliri kanë shkuar në banesën e Zahirit që t’i
marrin kallashnikovët, sepse në atë moment ata me vete kishin vetëm revolverët.
Ata kishin vendosur tashmë që prita t’i zihej në fshatin e lindjes dhe kishin
vendosur që ta likuidonin mu para derës së shtëpisë së tij.
Njëri nga serbët që ka bërë krimet më të mëdha në rajonin
e Llapit ka qenë Milosh Nikoliq (34 vjeçar) nga fshati Surkish i Besianës.
Anasit e Llapit atë e njihnin si i ‘ biri i Dragçit’. Maltretimet që ai i ka
ushtruar mbi banorët shqiptarë të kësaj ane nuk zgjedhnin as gjini e as moshë.
Kështu parakalimi i tij në rrugët e Besianës ndillte
frikë tek qytetarët. Egërsia e bënte atë që të tjerët t’ia lëshonin rrugën kur
ai kalonte, prandaj asgjësimi i tij ishte i dorës së parë dhe kishte më shumë
se një arsye.
Arsyeja e parë ishte se , ai ishte shumë i egër në
sjelljet e tij. E dyta, ishte shumë i shkathët në profesion dhe e treta, kishte
titullin ‘Inspektor i Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Dhe mu për këtë, urdhri nga Zahiri ka qenë që ai të
vritet.[10]
Zona Operative nr.1 e Llapit pat bërë thirrje nga të
gjithë kolaboracionistët-shqipfolësit që ishin në sherbim të armikut dhe
okupatorit serbosllav që ta nderpresin bashkëpunimin me regjimin pushtes
serbosllav. Ata që iu binden thirrjes dhe nderpren lidhjet me pushtuesit serb u
falen kurse ata që vazhduan bashkpunimin u ekzekutuan nga udhëheqsit e grupit operativ i armatosur të ZO nr.1 të Llapit. [11]
Podujevë,më 21 mars 1997,
rreth orës 20:00, kryhet aksion gueril kundër forcave policore serbe, ku
plagoset rëndë polici serb, Branisllav
Milanoviq. [12]
Podujevë,më 3 gusht 1997, në
rrugën Podujevë-Kërpimeh, në vendin Bunari
i Bradashit, është kryer një sulm i armatosur kundër oficerit të UDB–së,
Miqa Joviq, i cili u ekzekutua.[13].
Podujevë,më 5 nëntor 1997, u
ndërmor një sulm i armatosur nga njësitet e UÇK-së, kundër strukturave politike
të pushtetit okupues serb, në Podujevë. Sulmi u zhvillua rreh orës 20:00 të mbrëmjes.
Nga sulmi gueril i cili u zhvillua kundër administratës së pushtetit serb, u
shkaktuan vetëm dëme materiale.[14]
Njësitet operative të specializuara për aksione të
armatosura të UÇK-së, më 25 dhjetor të
vitit 1996, organizuan sulme të planifikuara, për t’u kryer në të njëjtën ditë
dhe në të njëjtën kohë, tri ose
më shumë sulme.Sulmet mbi stacionin policor tw Podujeves e kanw kry Zahir
Pajaziti dhe Avni Ajeti.
Më 25 dhjetor në fshatin Zakut, stacioni i policisë në Kërrpimeh
të Podujevës u sulmua policia serbe. Po në të njëjtën kohë u sulmua edhe
stacioni i policisë në Podujevë, Lluzhan dhe Orllan.
Karakteristika të sulmeve të UÇK-së
Bashkëluftëtarët besnik të Zahirit me një atentat të
programuar, më 19 shkurt të vitit 1998, në rrugën Podujevë- Prishtinë,
saktësisht në fshatin Lluzhan, vranë Nebojsha Cvejiqin, pjesëtar të policisë
sekrete të Serbisë.[15]
Sipas projektit të organizimit të sulmeve guerile, të
gjitha ato janë kryer me sukses. Njësitet operuese të UÇK-së, kanë kryer 98
sulme të armatosura, gjatë kryerjes së të cilave, asnjë anëtar i njësiteve
guerile nuk është plagosur, as nuk është vrarë. Në kohën e kryerjes së
aksioneve, nuk është arrestuar asnjëherë, asnjë pjesëtar i grupeve guerile.
Grupet e armatosura guerile kanë pasur strategji për sulme.
Nga të dhënat e këtyre shënimeve, del se pas rajonit të Llapit,
i cili ishte më i përgatituri dhe më i gatshmi për rezistencë të armatosur vjen
ai i Drenicës dhe pastaj vjen rajoni i Dukagjinit, ku ishin shumë të përgatitur
vëllezërit Haradinaj, Ardian Krasniqi, Qerim Kelmendi e ndoni tjetër me
armatime dhe me luftëtarë të lirisë, rajoni i parë, që vlerësohet sipas
përgatitjes ishte Llapi. Në këtë rajon veproi grupi shumë i fuqishëm, Grupi i
Zahir Pajazitit.
Aventura
e profesorit Sadri Rexhepi: Udhëtimi i tij nga Llapi në viset e Kosovës
mespërmes punkteve policore serbe
Në historinë e Kosovës, ngjarjet e rralla shpesh shkrijnë
zemrat dhe nxisin kurreshtjen tonë për të shkruar. Një ngjarje e tillë e
pazakontë është ajo e profesorit Sadri Rexhepi, i cili u bë shembull i
aventurës dhe guximit në një rrugëtim që shtrihet nga Llapi në viset e tjera të
Kosovës, duke përdorur veturën e tij për të bartur armatim për formacionet ushtarake të UÇK-së.
Sipas kuijtesës së Ismet Abdullahut, profesori Sadri
Rexhepi, një figurë e njohur në fushën e arsimit dhe më gjerë, vendosi të
shkonte përtej kufijve të zakonshëm të udhëtimit. Duke qenë një udhëtar i
përvojësuar dhe një përkrahës i udhëtimeve aventurike, ai vendosi të bartë
armatimin me veturën e tij nga Llapi, në një udhëtim që do të tregonte se
aventura dhe kureshtja nuk kanë kufij.
Në këtë aventurë, profesori Rexhepi jo vetëm që shfaqi
guxim dhe vendosmëri, por gjithashtu përjetoi momente të rralla dhe
emocionuese. Ai ndeshi sfida të shumta rrugore dhe ambientesh të ndryshme, duke
e bërë këtë udhëtim një përvojë të jashtëzakonshme për të dhe për ata që ndoqën
rrugën e tij përmes shtigjeve të sakrificës.
Ky udhëtim i padëgjuar përtej kufijve të zakonshëm i
lejon njerëzit të reflektojnë për kuptimin e aventurës dhe guximit. Profesori
Sadri Rexhepi është shembull me këtë veprim të tij, duke shkruar një kapitull
të ri në historinë e Kosovës. Ai u bë
shembulli guximi për të dalë jashtë zonës së komfortit me një përvojë të jashtëzakonshme
dhe me frymëzim për të tjerët për të luftuar për liri.
Nga ky profesor, ne marrim mësimin se çdo hap drejt
lirisë dhe për lirinë është tejet i vlefshëm. Profesori Sadri Rexhepi na
përcjell një mesazh të rëndësishëm: “Mbi të gjitha është liria, prandaj për të
ia vlen të rrezikosh dhe të sakrifikosh.”
[1]https://ëëë.botasot.info/kultura/1262240/murat-mehmet-ajeti-luftetar-sypatrembur-dhe-pjesetar-aktiv-i-celulave-te-para-te-uck-se-ne-llap/
[2]UÇK/F.20
[3]https://pashtriku.org/arif-ejupi-murat-mehmet-ajeti-luftetar-sypatrembur-i-celulave-te-para-te-uck-se-ne-llap/
[4]UÇK/F.57
[5]UÇK/F.58
[6]UÇK/F.63
[7]UÇK/F.67
[8]https://pashtriku.org/arif-ejupi-murat-mehmet-ajeti-luftetar-sypatrembur-i-celulave-te-para-te-uck-se-ne-llap/
[9]UÇK/F.101
[10]https://indeksonline.net/si-kishin-raportuar-mediat-serbe-per-kriminelin-serb-me-famekeq-ne-podujeve-kush-e-kishte-kryer-vrasjen/
[11]UÇK/F.117
[12]UÇK/F.159
[13]UÇK/F.154
[14]UÇK/F.202 (REGJISTRI I FUSNOTAVE NGA LIBRI I UÇK)
[15]https://pashtriku.org/arif-ejupi-murat-mehmet-ajeti
-luftetar-sypatrembur-i-celulave-te-para-te-uck-se-ne-llap/