| E shtune, 17.01.2009, 11:03 PM |
Viktoria Ilia Dilo, një mesuese e përkushtuar
Eduard M. Dilo
(Fragmanet nga projekti i Baki Ymerit “Ilia Dilo Sheperi dhe pasardhësit e tij”)
TE MOS HARROJMË ATA QË PËRGATITËN KONTIGJENTIN E INTELEKTUALËVE TË ATDHETARISË DEMOKRATIKE!
Nga Eduard M. Dilo
Viktoria Dilo është pjestare e familjes fisnike të patriotit erudit, Ilia Dilo Sheperi, familje e persekutuar nga regjimi barbar i dikturës staliniste në Shqipëri. Të edukuar në një familje me taban të fortë atdhetar, ata luftonin “Për Shqiptarë të lirë në një Shqipëri të lirë”. Inkuzioni komunist i kishte hequr te drejtën popullit të Zagorisë të kryente ritet tradicionale për familjen Dilo. Viktoria ishte emblemë nderi mbi piedestal dlirësie. Vdekja e saj ishte e papritur. Ajo ishte vetëm si pasojë e vuajtjeve barbare që provoi e hoqi mbi kurriz. Viktoria ishte nënë, motër, mësuese për ne. Si një engjëll i vërtetë që ishte, shpirti i Saj tashmë prehet në Parajsë!”
Populli shqiptar trim dhe arsim/dashës, gjatë gjithë jetës së tij mijëravjeçare ka ruajtur të shenjtë kujtimin e atyre që sakrifikuan jetën për mbrojtjen e lirisë, dinjitetit, zhvillimit dhe trashëgimit të kulturës së tij. Emrat e atyre njerëzve të nderuar që çdo gjë ia falën atdheut, çështjes sonë kombëtare, përmenden në kronoligjinë e qytetërimit tonë dhe i bëhen pengesë komedisë 50-të vjeçare që luajti në kurriz të popullit dhe atdheut tonë krenar. Publicistika dhe historiografia shqiptare duhet të lajë baltën dhe të shkundë pluhurin e harresës që të paatdhetë hodhën mbi pishtarët e dijes, kulturës dhe arsimit kombëtar. Ata simbole që edukuan dhe ptegatitën kontigjentin e intelektualëve atdhetarë dhe demokratë në atë gjysmë shekulli skëterre për Shqipërinë dhe shqiptarët, në ato vite kur fjala Atdhe qe zëvendësuar me fjalën “parti” dhe fjala Demokraci me “diktaturë proletare”, meritojnë respekt të veçantë dhe përkushtim. Një nga këto simbole të arsimit tonë kombëtar, pioniere dhe veterane e tij, është edhe “Mësuesja e Merituar”, Viktoria Ilia Dilo.
U lind në Sheper të Zagorisë, më 1922. Mësimet e para i mori në fshatin e lindjes. Pas mbarimit të shkollës ”Nëna Mbretëreshë” me rezultate të shkëlqyera, dhe e plotësuar me njohjen e disa gjuhëve të huaja, si italisht, spanjisht, greqisht dhe anglisht, nisi rrugën e bukur të mësuesisë në Sheperin e saj, aty ku babai i saj, profesor Dilua, ky Vigan i Gjuhësisë shqipe, kish hapur të parën shkollë shqipe, qysh më 1907. Qe viti 1945, vit kur kolera e kuqe po instalohej plot terror e barbarizëm në atdhe. Ajo, Mësuese Vitua siç e thërrisnin të gjithë, plot vrull, pasion e dëshirë, gjithmonë e qeshur, u mësonte bashkëfshatarëve të vet së bashku me mësuesin e nderuar Sheperjot Seve Ngjela, vjershat e bukura dhe plot mjaltë të Çajupit, po në shtëpinë e Çajupit. “ Kish një aftësi për të spjeguar. Me fjalën e saj të ëmbël, të dashur, të bënte për vehte”. Kështu e kujtojnë, si kolegët, ashtu edhe ishnxënësit e saj. Nga respekti i madh që kishim për të, shprehet me respekt një nga nxënësit e saj, Nuri Henxi, nuk vinim dot pa u pregaditur në lënden e saj.
Viktoria Ilo Dilo |
Në kujtimet e saj, Zonja e nderuar Sanka Dylgjeri, njëra nga ishkolegët e saj, për vitet në të cilat flasim shkruan: ”.... por dhe për mua ishte një shoqe e mrekullueshme, një motër e vërtetë, e cila. megjithëse e mërzitur dhe e trishtuar (.....), me taktin e saj të mrekullueshëm mundohej të të lehtësonte, duke ma bërë ditën pranverë, më mbushte plot me kurajo e shpresë për të ecur vazhdimisht përpara. Ajo ishte një mësuese dhe metodiste e shkëlqyer e cila me fjalën e saj të ëmbël, të dashur, të bënte për vehte! Ajo, si një engjëll i vërtetë që ishte, sigurisht prehet në Parajsë!” Lufta e ashpër klasore dhe e pamëshirë që filloje t’i bëhej familjes Dilo, i hapi rrugë tragjedisë: Babai u vdes, tre vëllezër në azil të detyruar politik, që s’dihej fare në qenë gjallë apo jo, (u qe ndaluar kategorikisht korespodenca me familjen). Nëna lëngonte e sëmurë në shtrat, jo nga pleqëria por nga ky tmerr i pashembëllt që e rrethonte. Pse vallë gjithë ky tmerr i ushtruar nga terroristët e kuq pushtetëmbajtës karshi kësaj familje intelektuale! Sepse pjestarët e saj qenë vetëm Shqiptarë, e në dëm të Shqipërisë nuk pranonin asnjë kompromis. Edhepse gjithë familja u vu nën mbikqyrjen dhe kontrollin e vazhdueshëm të Sigurimit të tmerrshëm Shqiptar, prapëseprapë ngeli e patundur në idealet e saj, ngeli shkëmb në Zagorinë patriotike, ku diktatori deshi ta ngjyrosë në të kuqe, e ku “konet” deshën të komandonin me zërin e tyre të neveritshëm..
![]() |
Ilia Dilo Sheperi |
Inkuzioni komunist i kishte hequr të drejtën popullit të Zagorisë të kryente ritet tradicionale për familjen Dilo. Megjithate, në poezinë “Dil Dede e prit fëmijtë”, nga jonet e ajrit në Zagori është mbledhë ky dedikim për Viktorinë: “Djemtë mbi supet e tyre/ Nuse bien Viktorinë/ Dora Distra edhe Shote/ Iku pa thënë lamtumirë.“ “Të vdekurit flasin me gjuhën e epigrameve”. Epigrami i shkruar per Viktori ILia Dilo është ky: ”Emblemë mbi piedestal dlirësie/ Nënë, motër, mësuese për ne je/ E skalitur si asnjë tjetër/ Në mendjen e njerëzve që prapa le”.. Me transformimet demokratike që ndodhën në Shqiperi, është firmosur dekorimi: “Mësuese e Merituar”, me motivacion:”Me personalitetin e saj të lartë moral, pedagogjik, metodik e shkencor ka mbetur në kujtesë si shembull i ndritur i mësuesit të talentuar e të respektuar”. Ky është fillimi i shkundjes së pluhurit të harresës. Mendimi intelektual dhe popullor shprehet me fjalë të vendosura për te: ”Viktoria nuk ka nevoje për lëvdata, arsimi ynë kombëtar dhe ne kemi nevojë për njerëz si ajo”.
Eduardi, Angela dhe Julia Dilo |