| E diele, 21.04.2024, 08:00 PM |
Banesa Qytetare shqiptare e shekullit XIX në Shqipërinë veri-lindore
Nga
Qazim Namani: Dr. Arkeologji
Trashëgimi Kulturore
Banesa
qytetare në territorin e Kosovës së sotme e shekullit XVIII-XIX, është tërësia
e mbarë banesave të ndërtuara në mbarë qytetet e hapësirës së Kosovës, në
periudhën kohore të përmendur, pavarësisht prej përkatësisë së porositësit dhe
ndërtuesve, tipit dhe vlerave arkitektonike-teknike.
Në fillim të
shekullit XIX me fuqizimin e klasës feudale shqiptare, fillojnë të shfaqen
marrëdhëniet kapitaliste që ndikuan në zhvillimin e ndërtimeve në mbarë qytetet
tona.
Banesa qytetare më
hajat dhe çardak kanë afri me banesat fshatare të këtyre tipave, por se hajatet
dhe çardakët të banesave qytetare kanë një organizim më të mirë në qoshk si
mjedise të mirëfillta verore.
Në qytetet e
Kosovës, për shkak të dimrave të ashpër shoqëruar me sasi të mëdha bore,
banesat përdhese ngritën në lartësi, madje deri 1,20 m, prej truallit të
oborrit.
Studime
të këtij tipi të banesës qytetare në Kosovë është bërë më parë kryesisht nga
studiues serbë, të cilët kanë krijuar dokumentacionin teknik, i cili lejon të
njihet, madje saktë kompozimi vëllimor, përbërësi themelor i banesës Këto
dokumente të kryera gjatë viteve 1955-56 kanë përparësinë, sepse në ato vite
këto banesa ruheshin në gjendje të mirë teknike dhe nuk iu kanë nënshtruar
ndryshimeve të thella
Është
e kuptueshme se pikërisht në këtë periudhë kohore ishte faza e rrënimit të
shumë komplekseve dhe çarshive të vjetra në mbarë qytetet e Kosovës, por
megjithatë një numër i këtyre banesave mbijetoi dhe u morën në mbrojtje të
ligjit.
Objektet
arkitektonike, ndërtimet e vogla me volum pa arritje të vlerave monumentale
duhet të zhvlerësohen për arsye dhe motive madhore. Faktori kryesor për të qenë
një objekt monument është vlera historike e monumentit. Sidoqoftë, zhvillimi
ekonomik si faktor i rëndësishëm i njerëzimit luan rol të madh në mbrojtjen e
vlerave të trashëguara kulturore edhe pse diferencimi shoqëror është i
pranishëm në zhvillimin e një shoqërie.
Ky tip
i banesës deri kohët e fundit është ruajtur mjaft mirë në qytetin e Gjakovës e
më pak në Prishtinë, Pejë, Vushtrri, Mitrovicë, Gjilan, Janjevë etj. Bartësit e
këtyre banesave kryesisht ishin shqiptarët sepse serbët nuk banonin pothuajse
fare në qytete gjatë shekujve XVIII-XIX, këtë e vërteton dhe studiuesi serb
akademik, Branisllav Kojic. Po të kemi parasysh se në Kosovë nuk kemi vendosje
të kolonëve turq, mund të pohojmë për praninë e përhershme të shqiptarëve nëpër
qytetet e Kosovës.
Branislav Kojiç, që në vitin 1931, shfaqi
interesim për studimin e banesave qytetare në Kosovë, dhe këtë trashëgimi
arkitekturore e emërtoi “Arkitekturë
profane ballkanike”. Emin Riza e Nijazi Haliti besuan dhe e kuptuan se
Kojici ishte i shtyrë që të anashkalojë trashëgiminë shqiptare në këtë fushë.
Branislav
Kojiçi po ashtu, nuk shkëputet prej koncepteve se banesat tradicionale, si
pjesë e arkitekturës popullore, u dashka lidhur domosdo me burime krijese.
Sipas tij, arkitektura e vjetër qytetare në Kosovë ishte e njëjtë me ndërtimet
profane në Ballkan dhe ne perëndim të Azisë së Vogël, e cila u përvetësua dhe u
shpërnda nga turqit, duke qenë krijim greko-bizantin.
Këto
hipoteza u hodhën në vitin 1968, kur ende nuk kishte studime sistematike të
vendeve ballkanike për këto çështje më përjashtim të disa trajtesave. Shembulli
i Kojicit, fatkeqësisht pa qenë i vetmi, përmban qëndrime të shtrembëruara,
duke pohuar se popullsia serbe kinse është autoktone që në kohë të vjetra.
Gjorgje
Petroviqi, i cili trajtoi mjediset e hapura të banesës, hajatin në katin
përdhese dhe çardakun në kat, duke pohuar se ky tip banese njihej para ardhjes
së osmanëve në Ballkan. Ky autor pohon se shqiptarët kinse paskan ardhur në
Kosovë, para rreth tre shekujve dhe e paskan sjellë tipin e shtëpisë së mbyllur
me divan hane, duke pohuar se në qytetet e Kosovës jetonin kryesisht turq, se
shtëpitë me çardak kanë tipare orientale, ndërsa shtëpitë me hajat u lidhkan me
truallin e Serbisë.
Sllobodan
Nenadoviq në një artikull i ka trajtuar banesat në qytetin e Prizrenit, sipas
të cilit vlerat e trashëgimisë në fushën e banesës qytetare në Kosovë i
plotësojnë tri parimet kryesore të arkitekturës së shëndoshë, funksionin,
konstruksionin dhe estetiken, është me interes pohimi i tij se shqiptarët kanë
ndërtuar me të njëjtin stil si në banesën turke. Ranko Findik i ka shkruar dy
artikuj për banesën qytetare të Vushtrrisë dhe Janjevës gjatë viteve 1955/56.
Findik për banesën në qytetin e Vushtrrisë një artikull më të plotë e ka botuar
në Revistën: Antikitetet e Kosovës-Metehisë, Vëllimi I, Prishtinë 1961, fq.
259-275.
Për mjeshtër të
ndërtimit gjatë kësaj periudhe kanë shkruar edhe udhëpërshkrues të ndryshëm që
i vizituan trevat shqiptare. “Muratorët
në Turqinë Evropiane, janë të gjithë nga Shqipëria” shkruan Hahn në vitin
1854. Për mjeshtër muratorë të Dibrës shkruan edhe një autor tjetër anglez (Hanry Tozer, 1829), duke i quajtur si
më të mirët në Turqinë Evropiane.
Këto të dhëna
vërtetojnë bindshëm se bartës të ndërtimeve arkitektonike në të gjitha llojet
dhe gjinitë e ndërtimeve duke e përfshirë edhe banesën qytetare në Gadishullin
Ilirik (Ballkan) ishin shqiptarët.
Shtëpitë qytetare
shqiptare të shekujve XVIII dhe XIX ruajnë një inventar të gjerë artikujsh
shtëpiakë, të veshmbathjes, fjetjes, kuzhinës, stolisje të ndryshme, artikuj të
filigranit, armë, pëlhura të qëndisura etj. Me luftën e parë botërore vërehet
re se është bërë shthurja dhe shkatërrimi i plotë i esnafeve.
Në
Turqi si studiues i banesës popullore në Ballkan është shquar Seldat Eldem me
veprën e tij “Planimetrit e shtëpive
turke”. Pohimi i tij se shtëpitë turke i kanë zëvendësuar tipat e shtëpive
tjera ekzistuese në Ballkan qysh në shekujt XV e XVI-të, shpreh idenë e
importimit të stilit të banesës. Emin Riza dhe Nijazi Haliti, theksojnë se
autori e ka shprehur idenë e tij pa i njohur ndërtimet para ardhjes së turqve
në Ballkan, kur dihet se në atë kohë turqit jetonin në tenda.
Nga
studiuesit e sotëm turq shquhet Reha Gunai. Sipas tij “Banesat turke mund të definohen si lloje të
banesave në të cilat turqit kanë jetuar gjatë historisë”. Në studimet e tij ai e përmend odën,
ku origjinën e kësaj banese e vendos në
Azinë qendrore, duke kërkuar lidhje me banesën megaron dhe madje edhe me tendën
turke.
Ndër autorët
shqiptar të Kosovës kontribut të madh për studimin e llojeve të banesave janë
shquar: Mark Krasniqi, Fejaz Drançolli, Flamur Doli, Nijazi Haliti, etj.
Në
Shqipëri, kontribut në studimin e banesës në viset shqiptare të Kosovës kanë
dhënë Emin Riza, Pirro Thomon, i cili mbështet tezen se kulla është vazhdim i
banesës me çardak. Këtë tezë e mbështet dhe Ali Muka, i cili mendon se kullës
si banesë prej guri i pararend shtëpia çardak.
Këto shtëpi bënë pjesë ndër shtëpitë më të bukura të
tipit banesë me qoshk në qytetet shqiptare.
Shtëpitë e
tilla në kompozimin e katit tregojnë
qartë kalimin e tipit të banesës prej çardakut në qoshkun e gjerë dhe të hapur. Banesa e tipit
me qoshk në kronologjinë e ndërtimeve zë vend mbas tipave të banesave me hajat
dhe asaj me çardak.
Si objekte me
vlera të larta arkitektonike dhe historike shtëpitë e tilla bënë pjesë në
krijimtarinë arkitekturore të popullatës autoktone shqiptare që pasqyrojnë një pasuri kulturore me vlera të mirëfillta
burimore dhe kombëtare të shqiptarëve.
Këto shtëpi si
objekt banimi karakterizohen për kah kompozimi vëllimor, arkitekturorë dhe
materialit teknik të kohës së ndërtimit dhe fuqizimit të pashallëqeve
shqiptare. Shtëpitë e familjeve të pasura zakonisht janë dy kate ku në secilin
kat kemi ndarje prej tri mjedisesh, atij qendror dhe dy anësor. Në të shumtën e
rasteve në katin përdhes pjesa qendrore formohet prej sallonit të pajisur me
oxhak, një dhome për pushim ditor dhe para hyrjes. Prej para hyrjes ngritën
shtyllat e drurit për të mbajtur strukturën e qoshkut. Në katin e sipërm kemi
ndarje në dy mjedise, ndërsa ana fundore dhe ballore përdoreshin për qëndrim të
qetë. Në mes të dy mjediseve në shume raste ndodhej një kthinë e vogël. Nga
para hyrja ngritshin shkallët prej druri
që qojnë në katin e dytë në para hyrjen e sallonit në kat dhe me dalje në
qoshkun në anën ballore të shtëpisë. Qoshku i këtyre shtëpive kishte hapësirë
të mjaftueshme për qëndrim ditor familjar gjatë stinës së verës. Sallonet
ndërlidhës në katin e dytë kanë nga dy mjedise të pajisura me oxhak. Dhomat e
qifteve për fjetje të këtyre shtëpive ishin në mjedisin e majtë dhe të djathtë
në katin e dytë e të cilat pajiseshin edhe me ambiente sanitare. Tavanet dhe
dollapët e këtyre shtëpive janë të punuara me ornamente të gdhendura në dru.
Çatitë e këtyre
shtëpive zakonisht janë katër kullim uji me strehë të mbyllur dhe të lëshuar
për afër 1m larg mureve të objektit. Muret e shtëpisë janë të suvatuara dhe të
lyera me gëlqere të shuar. Dritaret janë të punuara prej druri me ndriçim të
gjerë në anën ballore, ku çdo dritare në të gjitha anët është e pajisur me
shufra metali për të siguruar nga hyrjet e padëshiruara brenda objektit.
Këto banesa
qytetare zakonisht janë ndërtuar në mes të oborrit dhe të larguara nga rruga.
Sipas pozitës së ndërtimit lënë vend të kuptohet se përveç objekteve tjera
ndihmëse këto familje e kishin edhe odën
për miq në ballin kryesor të oborrit përbri rrugës ku ishin të ndërtuar
edhe objektet tjera ndihmëse me funksione të qarta të tyre. Pranë odës së miqve
oborri mbyllej me dyer të mëdha tradicionale nëpër të cilat hyhej me qerre,
ndërsa pranë dyerve është edhe porta hyrëse për familjar dhe miq.
Familjet Borgjeze
dhe tregtare të pasura qytetare të qyteteve shqiptare në shekullin XVIII e deri
në gjysmën e dytë të shekullit XX kishin një lidhje të ngushtë me ekonominë
bujqësore, andaj edhe njiheshin si familje që kishin prona të mëdha bujqësore
në rrethinën e qyteteve.
Brendia e oborrit
të këtyre shtëpive kryesisht ishte me kopsht për nevojat familjare përderisa
shtëpia rrethohej me lule të llojeve të ndryshme shumëvjeçare dhe se zonale. Në
oborr mbilleshin edhe fruta pemësh zakonisht pëlqehej druri i blirit, arrës,
dudat, mollës, dardhës etj. Familje të
pasura qytetare mundë të kuptohet se e kishin edhe objektin ndihmës të gatimit
në oborrin e tyre që shoqërohej me një depo ushqimesh ku si element kryesor
ishte oxhaku për gatim e që zakonisht punohej më thjeshte se sa oxhaqet në
hapësirat e banimit. Po ashtu në organizimin e oborrit bënin pjesë edhe
objektet sanitare për miq dhe për familje. Dhomat e qifteve për fjetje të
këtyre shtëpive ishin ndodheshin në katin e dytë e të cilat pajiseshin edhe me
ambiente sanitare. Në oborrin e këtyre
familjeve ekzistonin edhe objekte bujqësore, objekte për mjete pune, kafshë, shpezë, hambari dhe
objekt për ruajtjen e ushqimeve të cilat duhej të mbaheshin të freskëta, pasi
që shumica prej tyre punoheshin prej qumështi. Në hambar ruheshin
produktet bujqësore, drithërat që
korreshin gjatë një sezone verore.
Në territorin e
sotëm të Kosovës, stili i ndërtimit ka qenë në nivel të lartë. Në këtë kohë si vendbanime të
fortifikuar kishin mbetur shumë pak, prej të cilëve veçoheshin kështjella e
Prizrenit, një lagje rreth kështjellës së Artanës, Vushtrrisë dhe Kaçanikut.
Ndërtimet në qytete zakonisht ndaheshin në disa kategori, varësisht nga
ekonomia familjare e qytetarëve. Për kah stili i ndërtimit shquheshin shumë
shtëpi të bukura, me oborre të mëdha të rrethuara me avlli të larta dhe ndriçim
të mjaftueshëm. Shtëpitë të ndërtuar në mes të oborreve zakonisht ishin
shtëpitë e bejlerëve dhe qytetarëve të pasur, që kryesisht ngriheshin rreth
pazareve dhe objekteve publike.
Rrugët ishin të
shtruara me kalldrëme dhe në qendër të qyteteve ishin pak më të gjera, ndërsa
në lagjet periferike ishin më të ngushta dhe dredhuese, shumica prej tyre të
pashtruara dhe me shtëpi të shpërndara pa ndonjë renditje.
Shtëpitë ishin të
grupuar në lagje, të cilat shpesh emërtoheshin sipas familjeve më të pasura dhe
më të njohura. Në çdo lagje kishte burime uji, të sjellë me tuba që nga kohët e
mëhershme. Çdo lagje kishte zakonisht objektet e kultit dhe varrezat e veta.
Shtëpitë e familjeve të pasura ishin të ndërtuara sipas porosisë me çardak dhe
me dekorime të shumta në tavane, dollapë, oxhaqe luksoze për kohën etj.
Shtëpi qytetare të shekullit XIX në
qytetin e Prishtinës
Lidhur me
qëndrimet e studiuesve serb për banesën qytetare në trevat shqiptare më së miri
tregon Jovan Jonicijevi? i cili kur shkruan për “Konakun e Pashës” në Vrajë thotë
se; konaku është ndërtuar në vitin 1765
nga Raif Beg Gjinolli që sot është ndër kopjet më të mira të stilit
ballkanik në Serbinë e jugut. Kjo shtëpi
është murosur me konstruksion të drurit dhe të mbushur me tulla. Shtëpia është
dy kafshe dhe në të dy katet ekzistojnë para hyrjet e mëdha të lidhura me
shkallë druri. Prej para hyrjeve, hyhej në dhoma me tavane të dekoruara dhe me
oxhaqe.
Objekti pranë
rrugës në të cilin hyhej përmes dyerve të mbuluara shërbente për qëndrim të
meshkujve, ndërsa objekti në oborr shërbente për qëndrim të grave. Katet e
sipërme të këtyre dy objekteve lidheshin përmes shkallëve të drurit.
Pas pushtimit të
këtyre trevave shqiptare në krizën lindore kjo shtëpi është shfrytëzuar për
organizim të jetës shoqërore në qytetin e Vrajës. Prej vitit 1881 e deri në
vitin 1932 kjo shtëpi shërbeu si shkollë (Gjimnaz), më pas komunë, ndërsa sot
këtu ndodhet Muzeu Popullor i Vrajës (shiko fig. 180).
Për fuqizimin e
familjes Gjinolli në shekullin XVII dhe XVIII, dëshmon edhe fakti se kjo
familje në fund të shekullit XVII e bartën selinë e Sanxhakut nga Vushtrria në
Prishtinë. Nga të dhënat e kohës mundë të pohojmë se familja Gjinolli si duket
ishte nga fshati Keqekollë, komuna e Prishtinës e shpërngulur Prishtinë e në
Artanë dhe nga Artana në shekullin e XVIII e themelon qytetin e sotëm të
Gjilanit.
Muhamet Ternava
shkruan se sipas regjistrimit të shekullit XV
“Gjinova Kulla” gjendet në “Nahinë e Treboshnicës”në mes Gllasit të
epërm (sot Lagje në Koliq) dhe Papratincës sot (Prapashtica). Në mes Koliqit
dhe Prapashticës sot shtrihet Kështjella në
fshati Keqekollë, andaj mendoi se kulla në këtë fshat ishte e familjes
Gjinolli. Pjesëtar të kësaj familje gjatë shekullit XIV, jetonin edhe në
Janjevë dhe në Raguzë. Familja Gjini me origjinë nga Janjeva që në shekullin
XIV, jetonte në Raguzë, njihej si ndër familjet më aristokrate të qytetit.
Kjo tipologji e
banesës qytetare, të ndërtuara nga mjeshtër shqiptarë gjatë shekullit XVIII e
XIX, ishte e shtrirë në të gjitha qytetet shqiptare të Gadishullit e më gjerë,
në Bullgari, Greqi, Bosnjë etj. Aftësia e mjeshtërve shqiptar në ndërtimin e
banesës qytetare dëshmohen edhe sot Në qytetin e Gjirokastrës dhe Beratit.
Në vijim po
ofrojmë foto nga shtëpitë qytetare të ndërtuara nga mjeshtër shqiptarë në
qytetet e ndryshme, e me fokus të veçantë nga qytetet veri lindore shqiptare.
Shtëpi qytetare Raif Beg Gjinollit në Vrajë - Shtëpi qytetare në Tetovë
-Konaku i Beqir beut ne qytetin e Nishit
Ky kompleks i
objekteve profane në qytetin e Nishit, i ndërtuar pranë lumit të qytetit,
përbëhej nga dy pjesë të ndara, hasnin e vjetër dhe Hanin e ri, të cilat ishin të lidhura mes veti si një
kompleks banimi shume funksional. Rreth viteve gjashtëdhjeta të shekullit XIX.
Beqir beu në anën perëndimore e ndërtoi një han të ri. Pas pushtimit të qytetit
të Nishit në vitin 1978, në këtë objekt u vendos princi i Serbisë Milan
Obrenovici dhe administrata publike serbe.
Përveç objekteve
të banimit, të gjitha pronat e shqiptarëve u konfiskuan, dhe me to u shpërblyen
ushtarakët dhe qeveritarë serbë. Pjesa më e madhe e popullatës shqiptare u
shpërngulën në drejtim të P. Osmane, shteteve tjera fqinjë dhe trevave
shqiptare në Kosovë, Maqedoni e Shqipëri.
Ata banorë
shqiptar që mbetën në tokat e tyre, iu nënshtruan asimilimit të shpejtë, dhe në
tokat e tyre u sollën, po ashtu shqiptar e vllah gjysmë të sllavizuar.
Procesin e
asimilimit të shpejtë, e mundësuan edhe luftërat ballkanike, dhe mbetja e
këtyre trevave nën sundimin serbë edhe pas Luftës së Parë Botërore.
Konaku i Beqir Beut në qytetin e Nishit
-Shtëpia e Selim Zekës dhe osman Smakës ne krushec
Konsiderohet një pasuri kulturore me rëndësi të madhe dhe i përket objekteve më të vjetra të ruajtura. Mendohet se është ndërtuar në fund të shekullit të 18-të ose në fillim të shekullit të 19-të. Përveç vlerave arkitekturore, ai është i rëndësishëm edhe për historinë kulturore të qytetit Kjo shtëpi unike, sot plot me bukuri, por edhe me histori
Pas pushtimit të Krushecit pronar i kësaj shtëpie është bërë, familja e Stojan Simiqit, kumbari i princit Millosh Obrenoviç
Shtëpia është dykatëshe me hajat të mbështetur në shtylla, Kati përdhe është ndërtuar me gurë dhe kati i parë me çatma. Kati i sipërm, i cili shërben si muze, Ambienti i muzeut ndryshon herë pas here, kështu që për këtë shtëpi ka shumë foto dhe pamje të ndryshme.
Shtëpia e Selim
Zekës dhe Osman Smakës ne Krushec
-Shtëpitë
qytetare në Leskoc
Në Leskovc kishte
tre saraj (pallate) ose banesa të njohura me arkitekturë të avancuar qytetare
shqiptare të ndërtuara po ashtu nga mjeshtër shqiptar. Një nga shtëpitë më të
bukura qytetare shqiptare ishte shtëpia e Ismail Pashës.
Gragolub Trajkovic në librin: “Iz Proslosti Leskovca i Okoline”, botuar
në vitin 1977, në Leskoc shkruan duke e cituar Johann Georg von Hahn (1854), se
shtëpia e Ismail Pashës në Leskoc dhe ajo e Mahmit Pashë Begollit në Pejë janë
ndër shtëpitë më të njohura në terë Shqipërinë.
Nga ky burim kuptojmë se pronar, dhe ndërtues të shtëpive qytetare në
qytetin e Leskocit ishin shqiptarët, dhe se kjo trevë deri në vitin 1878/79,
ishte e banuar me shqiptar autokton, andaj edhe njihej si Arnautluk (Shqipëri).
Shih faksimilen nga libri i Trajkovicit.
Faksimile
nga libri i Dragolub Trajkovibit
Shtëpi qytetare të ndërtuara në Leskoc
gjatë shekullit XIX nga mjeshtër shqiptar
Për ne është me interes të theksojmë se tradita e ndërtimeve të
shtëpive qytetare me kalimin e kohës nga mjeshtër shqiptar u bart edhe në
fshatra, por edhe kudo që shkuan në vende tjera, mjeshtërit shqiptar e bartën
traditën dhe stilin e ndërtimeve të shtëpive qytetare në shumë qytete të P.
Osmane.
Vlen të theksohet se mjeshtrit shqiptar ndërtuan edhe në vendet fqinjë
pasi u dëbuan nga vendbanimet e tyre autoktone.
Ne po veçojmë dy fshatra në Bullgari, fshatin Mandrica dhe Kosova ne
malet e Rodopeve, ku shqiptarët lanë gjurmët e tyre në fushën e arkitekturës
popullore. Për fat të keq banorët e këtyre fshatrave tani janë integruar në
shoqërinë bullgare dhe janë asimiluar. Në fshatin Mandricë ende mund të hasen
banorë të moshuar të cilët e flasin gjuhën shqipe.
Bazuar në disa të dhëna por edhe nga disa shkrime mund të pohojmë se
fshati “Kosovo” ne malet e Rodopeve ishte një fshat i cili u themelua pas
dëbimit të shqiptarëve nga fshati Pllana e Madhe në Sanxhakun e Nishit. Nuk ka
të dhëna të sakta se kurë këta banorë nga Pllana, u vendosën në këtë lokalitet,
të cilin e pagëzuan Kosova, por besojmë të jetë shekulli XIX, por që ju
nënshtruan një presioni të shpejtë të asimilimit. Ajo që bie në sy është
arkitektura e punimit të shtëpive, ku një numër i madh prej tyre ruhen si
monumente të kulturës në Bullgari.
Mandrica është një
fshat tjetër shqiptar në Bullgari, që gjendet në pjesën më lindore të maleve
Rodope pranë kufirit bullgarë-grek. Për këtë fshat kemi burime të shkruara se u
themelua në shekullin e XVII, nga shqiptar të ardhur nga rrethinat e Korçës.
Banorët e këtij fshati deri më tani e ruajtën kujtesën, veshjen dhe traditën
shqiptare.
Nga këto burime që
u dhanë më lartë, vërtetohen edhe shkrimet e udhëpërshkruesve të huaj, se
mjeshtrit shqiptar të ndërtimit ishin ndër më të njohurit, në Evropën
Jug-lindore.
-Shtëpi të ndërtuara nga popullata
shqiptare në territorin e Bullgarisë.
Shtëpitë e banimit në fshatin “Kosovo”, dhe një shtëpi banimi në
fshatin Mandrica të Bullgarisë