Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


''Rezistenca shqiptare, në Llap dhe në viset e tjera etnike shqiptare gjatë viteve 1912-1953'', 09.06.2024

| E diele, 21.04.2024, 11:28 AM |


Shoqata e Intelektualeve Shqiptar "Trojet e Arbrit" - Prishtinë

Shoqata e Historianëve  "Vendenisi "- Podujevë

Shoqata e Intelektualeve Shqiptar Trojet e Arbrit- Prishtinë në Bashkëpunim me Shoqaten e Historianeve Vendenisi në Podujevë organizojnë sesionin e XVIII-të te  rregullt shkencor në Podujevë më, 09.06.2024 duke filluar nga ora 11:00. Ky sesion shkencore mbahet me temën bosht: "Rezistenca shqiptare, në Llap dhe në viset e tjera etnike shqiptare gjatë viteve 1912-1953". Temat bosht që do të paraqiten në këtë sesion shkencor do te jenë:

1.     Rezistenca shqiptare gjatë viteve  1912-1953;

2.     Rezistenca e llapjaneve në luftën e Merdarit 1912;

3.     Themelimi i qytetit të Podujevës 1913;

4.     Levizja kaqake në Llap;

5.     Shpërnguljet nga Llapi – Podujeva 1912-1953;

6.     Nënprefektura e Llapit 1941-1944;

7.     Formimi i Gjandarmerisë shqiptare në Llap 1941-1944;

8.      Hapja e shkollave shqipe 1941 -1944;

9.     Personalitetët më të njohura në Lllap 1912-1953;

10.  Formimi i NDSH në Llap;

11.  Masakrat serbe në Llap 1912-1953 dhe

12.  Dhuna dhe terrori komunist në Llap  1944-1953.

Ftojmë të gjithë studiuesit shqiptarë që te paraqitën me temate e tyre.Afati për paraqitjen e temave është deri më, 01.06.2024.Temat mund ti dërgoni në këto email adresa: nue_oroshi@yahoo.de dhe  adem.ajvazi@hotmail.de

Ju mirëpresin

Shoqata e intelektualeve shqiptarë " Trojet e Arbrit"Prishtinë

Shoqata e Historianeve "Vendenisi"  Podujevë