| E diele, 21.04.2024, 07:52 PM |
Hamza Halabaku:
MË
KA MARRË MALLI 2
“Kurrë
nuk ka pasur më shumë dituri për paditurinë tonë”
- Jürgen Habermas
Më
ka marrë malli që pasdite
Kur
të gjithë kthehemi
Në
shtëpitë tona pas pune
Këta
që kemi mbetur
Të
ulemi rreth sofrës pasdite
(se
drekën rrallë e hamë bashkë)
Ta
ngremë nga një gotë
Me
përshëndetjen “Gëzuar”
Qoftë
ajo me çaj, me lëng frutash,
Me
verë a kush me çka të dojë
Pastaj
të llafosim shtruar e të qeshur
Atë
që s’e bëjmë dot në asnjërën ditë të javës
E
as në fundjavë kur të gjithë
jemi
së bashku në pushim
Më
ka marrë malli, se kaloj e tërë java
e
nuk jemi ulur karshi njëri-tjetrit
Saki,
që është e ëma e shtëpisë,
tërë
pasditen e deri në orët e vona,
shikon
më shumë filma aksion
sesa
filma të Kinostudios
“Shqipëria
e Re” apo telenovela të tjera
Kurse
bija jonë, që me ne
është
sa herë është e lirë
gjithë
kohën me celularë në dorë
Herë
i qeshet fytyra e herë bëhet e zymtë
sa
e mban telefonin përpara
e
kufjet në veshë,
Një
Zot e di çka është
Duke
parë a duke dëgjuar
Unë
i habitur, në qetësi i lutem
Të
Madhit Zot, të bie interneti
E
ta shohim, në sy, njëri-tjetrin,
të
paktën, në ditën e fundit të javës
E
si zot shtëpie
T’u
tregoj për të kaluarën e fisit
Për
gjyshin e gjyshen time fisnike
Që
s’kam parë gjyshe më të mirë asnjëherë
Ishte
pa diplomë shkolle, po me shumë dije
E
gjyshi autodidakt, që shkruante
Ndonjë
fjalë Shqipe me alfabet osman
Se
për paraardhësit e fisit
nuk
kam parë asnjë fjalë
të
shkruar në libra...
O
Zot i Madh, na liro
Nga
kjo varësi virtuale
Se
nesër, brezi që po vjen
nuk
do të dijë asgjë
Për
fisnikërinë e fisit tonë...
Madje
as për këto male