| E diele, 21.04.2024, 07:54 PM |
Ta çojmë në vend amanetin e të parëve!
Shkruan:
Florim Zeqa
Një muaj pas përfundimit të luftës, me të hyrë
në oborrin e shtëpisë, e gjeta gjithçka shkrumb e hi, të tre shtëpitë që i
kishim ishin djegur e rrënuar gati në themel përveq Magjjes së mbushur me
miell. Familjarët i gjeta nën një dhomë të vogël të mbuluar me një tendë
plastike. Shtëpitë e rrënuara më dukeshin sikurse rrokaqiejt e perëndimit.
Natën e parë të gjumit në dhomën e vogël me familjarët nuk do ta harrojë sa të
jemë gjallë. Edhe pse gjatë natës Minjët kalonin nëpër fytyrën time, fillova
t’i dua edhe ata që na shoqëronin ditën dhe natën, brenda dhe jashtë dhomës në
oborr! Kështu rifillojë jeta nën gërmadha me shpresa të mëdha për ardhmëri në
shtetin e lirë!
Nga shpresat në iluzione
dhe zhgënjim të madh
E
fillova shkrimin me këtë rrëfim të shkurtër personal, në të cilin mund ta
gjejnë vetën shumica e mërgimtarëve që i kanë vizituar familjarët e tyre për
herë të parë pas përfundimit të luftës.
Edhe
në ato rrethana kur na mungonte gjithçka, i kishim të gjitha, pasi e kishim
shpresën e madhe dhe besimin e fuqishëm për një të nesërme më të mirë në
shtetin e Kosovës së lirë dhe të pavarur!
Vitet
e para pas çlirimit shpresat për jetë në Kosovë ishin më të mëdha. Të gjithë
sipas kushteve dhe mundësive filluan rindërtimin e shtëpive. Në zonat rurale
filluan ta punojnë tokën dhe të merren me veprimtari bujqësore, blegtorale dhe
afariste.
Mirëpo,
pas ri-shpalljes së pavarësisë apo siq e parapelqejë ta quaj unë, të njohjes
formale ndërkombëtare të Kosovës, filluan të ndryshojnë gjërat. Të parët që
ndryshuan ishin politikanët, të cilët, në vend që të punonin më shumë për
shtetin dhe mirëqenjen e qytetarëve e bën të kundërtën, filluan pasurimin
marramendës mbi kurrizin e popullatës së varfër.
Si
pasojë e mungesës së zhvillimit ekonomik filluan të veniten shpresat e
qytetarëve për jetë në vendin e tyre. Pra, shpresat u kthyen në iluzione dhe
besimi në zhgënim të madh.
Largimi që po e varfëron
dhe shëmton Kosovën e bukur
Sot,
kur në Kosovën tonë jeta është përmirësuar dhe nuk është si më parë, me shtëpi
të bukura dhe luksoze, me infrastrukturë rrugore, ujësjellës dhe kanalizime,
rrjet të internetit në çdo cep të Kosovës, askush më nuk dëshiron të jetojë më
në zonat rurale (fshatra) dhe jo vetëm!
Si
pasojë e kësaj, fshatra të tëra janë boshatisur, shkollat kanë mbetur pa
nxënës, diku-diku edhe janë mbyllur tërësisht, e sa të tjera janë proces të
mbylljes!
Mirëpo,
i njëjti fat është duke i përcjellur edhe zonat urbane apo qytetet, ku lagje të
tëra kanë mbetur pa të rinjë, pa nxënës dhe fëmijë, pasi të gjithë me prindërit
e tyre kanë ikur në perëndim!
Kthimi në vendlindje
domosdoshmëri e kohës
Mendoj
që është i mundur dhe i domosdoshëm kthimi në vendlindje. Meqenëse klasa
politike pa dallim pushtet dhe opozitë as që kanë plan dhe projekt për kthimin
e të larguarve nga vendlindja, këtë barrë duhet ta marrin mbi supet e tyre
intelektualët e mërgatës sonë, me organizimin e fushatave vetëdijësuese për
kthimin e të rinjëve nga mërgata në vendin e tyre të lindjes.
Ashtu
siq u kthye popullata pas lufte për të rifilluar jetën si feniksi mbi gërmadhat
e shtëpive të djegura, tani është më i lehtë kthimi në shtëpitë e bukura dhe
luksoze. Mjafton vetëm iniciativa dhe vullneti i mirë me dashuri të pastër ndaj
atdheut siq e don fëmiu nënën e vet.
Të
parët që duhet të kthehen janë shtresat intelektuale duke iu dhënë shembuj
konkret gjeneratave të reja, por edhe duke filluar organizimin e jetës
shoqërore dhe politike për ta larguar nga skena këtë klasë të dështuar kusarësh
politik.
Këtë
shkrim dëshirojë që ta mbylli me poezinë time të shkruar tre vite më parë, e
cila thërret si kushtrim për kthim në vendlindje dhe për ta çuar në vend
amanetin e të parëve tonë për t’i dalur zot tokës së lashtë Iliro-Dardane, që
është edhe amanet i dëshmorëve të lirisë.
Të kroi i fshatit tim
Ç’mallje
dhe nostalgji,
meditim
dhe dashuri,
për
kohën e kaluar,
plot
ëndërra për ardhmëri.
Kur
ishim të rinjë,
tek
kroi i fshatit,
loznim
dhe këndonim,
për
ditët e mira,
që
i prisnim të vijnë.
Në
ditët me vapë,
me
ujin e kulluar të kroit,
që
buronte nga thellësia e tokës,
freskonim
shpirtin e dëlirë.
Pushtimi
i egër barbarë,
na
i prishi ëndërrat rinore,
na
ndërroi rrjedhën e jetës,
largë
trungut stërgjyshor.
Edhe
pse ne largë,
të
tretur n’dhe të huaj,
kroi
asnjëherë nuk u ndal,
vazhdoj
rrjedhen e tij.
Qëndroi
besnik,
në
trungun e lashtë,
për
t’na kujtuar,
amanetin
e të parëve,
për
kthim n’vendlindje.
Uji
i kroit të fshatit,
më
dha forcë dhe energji,
për
t’u kthyer,
shpejtë
në atdhe.
Për
të shijuar,
më
të madhen pasuri,
ujin
dhe bukën e embël,
në
të bukurën Dardani.