| E diele, 21.04.2024, 09:47 AM |
Më
verboi bukuria
(cikël
me poezi lirike)
Nga
Përparim Hysi
1. Sytë e tu
Sytë
e tu rrezatojnë një dritë
Një
dritë që është e ngrohtë
Ndiej
një ngrohtësi në shpirt
Dhe
duket si tjetër kjo botë.
Buzët
të trasha e tërë lëng
Syri
i gjatë e me bisht
Koka
sa nuk më bën "tëng"
Se
diçka jetoj shpirtërisht.
Për
mua ti ke shumë"resurse"
Çdo
gjë e shoh me syrin tim
Je
tunuduese, moj mike, shumë tunduese!
Je
si ilaç për shpirtin tim.
2.Më verboi bukuria
Më
verboi bukuria
Ke
shumë nur e sharm
Doil
mendja nga"burgjia"
Edhe
jam si në"alarm".
Ke
një vështrim të kadifenjtë
Gjëkundi
të tillë nuk kam parë
Dhe,
edhe po të isha shenjt,
Për
ty do kthehesha:djall!!!
Djall
u ktheva dhe pusullën humba
Humba
veç prej atij shikimi
Ja
"firma" dhe bashkë me të dhe "vula"
Në"alarm"
është Përparimi!!!
3. Je si një gur i
limuar
Je
si një gur i limuar dhe plot shkëlqim
Sa
të pashë dhe shtrëngova dhëmbët
Sikur
nga lart poshtë të gjithë i shikon me"përçmim",
Ndaj
dhe vendosa:-Do të t'i rrëzojë "pëndët".
More
një pozë si pak tunduese
Ndërsa
sytë i pulite djallëzisht
I
njoh prej kohësh ato "resurse"
Se
di të lexoj"horoskopin e dashurisë".
Të
pashë tek qëndroje, e veçuar
"Mospërfilëse"
tek vëzhgon në "pritje"
Edhe
unë tinëzisht të jam afruar
Mandej
, t'i rrëzova"pëndët" që kishe.
4.Sot do të pimë
Le
të pimë dhe godat t'i kthejmë plot
Me
raki a verë(si ta pëlqeni?!)
Se
unë jam bërë ujem sot
Dhe
nuk mbahem nga shendi.
E
kam shtruar tryezën plot e përplot
Dhe
ju lutem:- Hiç mos më kurseni!
Ah, sikur ta dini se ç'gëzim kam sot!
Kund
më të gëzuar nuk mund të gjeni.
E
di që do pyesni:-Përse ky gëzim?
(Epo
kushdo është kureshtar)
Asgjë
nuk u fsheh miku PËRPARIM:
-Takova,
pas kaq vjetësh, dashurinë e parë!
U
takuam të dy dhe të dy jemi thinjur
U
puthëm me mall si vjete e vjete më parë
Këto
puthje reciproke treguan se nuk ishim nginjur
Sa
mall që kishim! Eh, se sa mall!...
5.Një fjalë që vjen larg
Një
fjalë që vjen nga larg,
Ka
një forcë, vërtet, magjike
Si
balsam që shëron plagë
Se
vjen nga ti, moj mike!
E
pres këtë fjalë me mall
Nuk
ka kam se si ta fsheh gëzimin
A
e di, moj dashuri e parë!
Se
ma ke dyfishuar gëzimin.
I
hipi barkës së kujtimeve
Dhe
vozit në detin e kohës
Ligështohem
prej mbresave e përmallimeve
Dhe
regëtij prej"ohës".
Tiranë, 21 prill 2024