| E enjte, 18.04.2024, 08:42 PM |
Jo femicid, por gjenocid në familjet tona!
Shkruan:
Florim Zeqa
Kohëve
të fundit është shtuar numri i vrasjeve të grave, të nënave dhe motrave tona
shqiptare. Kjo është pasojë e mosfunksionimit të sistemit të drejtësisë, kurse
mosfunksionimi i sistemit të drejësisë është i lidhur ngusht me mosfunksionimin
e sistemit qeverisës në vend, përkatësisht i keqeverisjes së vendit.
Vrasjet dhe vetëvrasjet
shkatërrojnë embrionin e shtetit
Për
fatin e keq, edhe përkundër ndërrimit të shpesht të qeverive, dukuritë negative
po na përcjellin në çdo hap të jetës. Nuk janë vetëm vrasjet e grave, nënave
dhe motrave tona, por janë edhe një varg i gjatë i dukurive negative të
përhapura në vendin tonë, siq janë; piromania apo zjarrvënja e uzinave dhe objekteve
afariste, djegia e dhomave të dëshmive të krimeve të rënda në stacionet
policore, në IML dhe në gjykata, pastaj janë droga dhe prostitucioni, janë
fajdegjinjët dhe trafikantët e qenjeve njerëzore dhe shumçka tjetër e keqe që
po ndodhin në vendin tonë, fenomene këto të paqena në Kosovën e dikurshme!
Kur
e kemi fjalën tek narkomanët dhe fajdegjinjët, shumë të rinjë dhe të reja
shqiptare po bien pre e kurtheve të tyre, ku si pasojë e pamundësisë së daljes
nga situatat e rënda, si zgjidhje e fundit po iu mbetët vrasja e familjarëve,
vetëvrasja apo vetëvarja në litarë!
Bosët
e narkomanëve dhe fajdegjinjëve janë të lidhur me bosët e politikës, andaj si
të tillë janë të paprekshëm nga ligji dhe drejtësia!
Brenda katër ditve, dy
vrasje të grave shqiptare
Mosndëshkimi
i kryerësve të veprave kriminale, është duke ndikuar drejtëpërdrejt në shtimin
e numrit të vrasjeve të grave, nënave dhe motrave tona shqiptare. Përveq
“dënimit” verbal të liderëve shtetëror dhe partiak asgjë më shumë. Me pasojat e
këtyre krimmeve më nuk merret askush! Fëmijët jetim mbesin barrë e familjarëve
të viktimave, kurse për fatin e kriminelëve nuk di më askush, se a ndodhen në
burg apo jo!?
Në
anën tjetër liderët shtetëror dhe partiak e kanë shpikur “ujin e nxehtë” me
termin “femicid”, të këtij “ilaçi” vdekjeprurës të shoqërisë sonë!
Kosova
është shumë e vogël për të ndodhur dy vrasje të grave brenda katër ditëve. Ky
nuk është femicid po gjenocid që është duke ndodhur në shoqërinë tonë. Përmes
këtyre vrasjeve është duke u shkatërruar në embrion familja shqiptare, është
duke u shkatërruar bërthama e shtetit.
Secila
vrajse më e rëndë sesa tjetra, secili rast më i trishtë se tjetri, secila
vdekje më e kobshme sesa tjetra.
Përderisa
dhimbja dhe plagët shpirtërore të familjarëve mbeten të përjetshme, për
politikanët zhduken nga kujtesa e tyre në momentin e leximit të një teksti apo
fjalimi para arkivolit të viktimës, aty përfundon edhe interesimi i
institucioneve lokale dhe qendrore për fatin e fëmijëve të mbetur jetim shkaku
i dorës së zezë kriminale!
Nuk
dëshirojë të marrë rolin e prokurorit dhe as të gjykatësit, të politikanit
assesi, por, sikur të merreshin vetëm tre kryerësit e vrasjeve të fundit të
grave dhe të vareshin në litarë përkrahë njëri-tjetrit në sheshin kryesorë në
kryeqytet, të tjerët do të mendonin mirë dhe gjatë para se ta kryenin aktin
kriminal.
Nëse
nuk ndodh kjo, shumë shpejtë shqiptarët do t’i lënë menjëanë ligjet e shtetit
dhe do t’iu kthehen rregullave kanunore për të mbrojtur nderin dhe dinjitetin
familjarë, si domosdoshmëri e kohës për të mbijetuar nga rreziku i zhdukjes
fizike si komb dhe shoqëri njerëzore, ngase shteti nuk po e bën këtë!
Florim Zeqa
17.04.2024