| E marte, 16.04.2024, 07:56 PM |
Prof. Blerim Latifi:
Është
një rregull e njohur që nga kohët e moçme: sa më shumë që lëkunden themelet e
një sundimi, aq më brutale bëhen sjelljet e tij ; pasi ka humbur autoritetin,
sundimi përpiqet të mbahet në këmbë përmes dhunës. Sepse, siç argumenton
Arendt, dhuna është përpjekje e dëshpëruar për të kompensuar autoritetin e
humbur.
Sigurisht
se kjo rregull vlen edhe për sundimin e burrave mbi gratë. Dhuna dhe vrasjet e
grave nga burrat e tyre në Kosovë janë pasojë strukturore e rënies rapide të
këtij sundimi.
Dhe
këtë rënie nuk do të mund ta ndalojnë dot as qetapet e mykura, as kanunet
egershane, as mitet e sajume ndër shekuj për ta legjitimu e mirëmbajtë këtë
sundim.
As
gjaku i grave të vrara.
Përkundrazi,
ky gjak do t’ia shkurtojë edhe më shumë ditët këtij sundimi.
___________
Avancimet
në progresin teknologjik janë aq të shpejta, saqë më nuk kemi kohë as të shohim
prapa grumbullin e madh të shpikjeve të vjetëruara, që askujt më nuk i hyjnë në
punë, përjashto kuratorët e muzeve.
Të
arriturat teknologjike kanë filluar t'u ngjajnë meteorëve, shkëlqimi i të
cilëve zgjatë vetëm për pak sekonda. Ky fat po u ndodhë edhe dronëve. Në
momentet kur bota nisi të fascinohet me ta, doli Iron Dome( Kippat Barzel) e
Izraelit dhe e shuajti shkëlqimin e tyre.
Kemi
hyrë në epokën e tekno-darvinizmit: vetëm kombet që arrijnë t'i përshtaten
shpejtësisë marramendëse të inovacionit teknologjik, mund të bëjnë llogari për
të ardhmen. Të tjerëve u mbetet të shpresojnë në fatbardhësinë e rastësive
historike.
___________
Tetorin
e shkuar Rusia dhe Irani e nxitën Hamasin të sulmojë Izraelin për të hapur një
front të ri lufte, në mënyrë që Rusia të shpërqendronte Amerikën dhe aleatët
tjerë perëndimorë të Ukrainës.
Tash
si duket i ka ardhur radha vetë Iranit për t'ia bërë të njëjtin shërbim Rusisë.
Pra lufta në Ukrainë dhe në Lindje të Mesme janë dy anë të së njëjtës medalje:
diktaturat e pista të Lindjes kundër Perëndimit demokratik, bota e tiranive të
reja kundër botës së lirë.
___________
Vashat
e Kosovës në ballinën e botës: Nanë Tereza (1975), Dua Lipa(2024)