| E marte, 16.04.2024, 07:53 PM |
Paulin Z. Zefi:
“LISSUS
(Lezha)”, një truall me intensitet shumë të lartë arkeologjik, që nuk resht
kurrë së surprizuari!…
-Këta
objekte prej bronzi dhe hekuri (kryesisht armë dhe ornamente ilire), janë
zbuluar gjatë zhvillimit të ekspeditave arkeologjike dhe një pjesë e
konsiderueshme prej tyre janë gjetje rastësore, të cilat, qytetarë të
ndërgjegjshëm mi kanë dorëzuar kohët e fundit në mirëbesim.
-Të
gjithë objektet e dhuruar, pasi i marr në dorëzim, inventarizohen, duke u bërë
pjesë e “Fondit të Muzeut Lezhë” dhe në kartelat respektive shënohet lloji i
objektit, lokaliteti ku është gjetur dhe emri i dhuruesit. Nëse ky i fundit,
dëshiron të mbetet anonim, shënohet: ”Dhuruesi: Anonim.”