| E hene, 15.04.2024, 07:38 PM |
Ku ta gjej një burrë si DAN PATOKU?
(tregim)
Nga
Përparim Hysi
Ka
qenë pranverë e vitit 1948. Qeveritarët e pushtetit lokal kishin dalë për
gjah, se ishte ditë e dielë dhe e kishin pushim. E mbaj mend, kur mbrritën
tek arat tona dhe i lëshuan zagarët. Zagarët kaluan aty afër meje(unë ruaj
dhëntë e mia) dhe iu afruan një ferre të madhe që ndante arën tonë me atë të
DAN PATOKUT. Qe bërë Reforma Agrare dhe ne, si familje, përfituam 15 ha tokë.
Arat, secili pronar, i kufizonte ma
gardh. 50-dynymë nga arat tona, kufizohehin me arat e DAN PATOKUT. DHe kjo
ferra e madhe që në MYZEQE i thonë"blacë", qe si një kufi ndarës me
arat e DANIT.
Zagarët
jo vetëm iu afruan"blacës", por lehnin e kuisnin sikur një egërsirë e
madhe ishte fshehur aty. U afruan dhe gjahtarët që prisnin të dilte
ai"gogoli" që aty. Zagarët nuk ndaheshin me të kuisur dhe,
ndërkaq, dy-tri zagarë, kapërcyen
gardhin e gjatë dhe u hodhën nga ara e
DANIT. Tani gjahtarët u siguruan që një egërsirë e madhe qe fshehur aty
dhe me gisht në këmbëz, prisnin vetëm të shtinin. Lehjet vazhdonin
dhe"gogol" hiç! Po ç'djall kanë që vetëm lehin dhe asgjë nuk po del
nga "blaca"? Dhe gjahtarët,
për ta vrarë me domosdo "gogolin" e fshehur, u ndanë në dy grupe. Tre
prej tyre kapërcyen gardhin dhe
tre-katër mbetën nga ana jonë. "Blaca" qe e rrethuar dhe
"gogoli" s'kishte si shpëtonte? Kur nga"blaca" nuk po
dilte asnjë"gogol", atëherë me tytat e armëve u munduan ta zbulonin atë"gogol" që nuk përfillte
as lehjet e vazhdueshme të zagarëve, por
as afrimin e gjahtarëve. Tytat e armëve,
e bënë punën e tyre. Mu në mes të"blacëc" qe fshehur, me
të vërtetë një"gogol"!!! Por ky"gogoli" as që ndonte t'ia
dinte as për zagarët dhe as për gjahtarët,
Aty, mes "blacës" së madhe qenë fshehur pesë pushkë luftarake.
Ou,
- shfaqë habinë gjahtarët. Armët ka kohë që i ka mbledhur qeveria dhe ky që i
ka fshehur do bëj goxha burg.
-Po
kush t'i ketë fshehur? Blaca ndanë arat
e HAZIZIT( Hazizi ishte babai im),
me arat e DANIT. Me siguri, njëri prej tyre i ka fshehur.
-
Mos u lodhni shumë për ta gjetur, - foli Zyberi. Armët i ka fshehur HAZIZI , se nuk ka as dy muaj që
i pushkatuan të vëllan me GRUPIN e dytë të DEPUTETËVE! *
-Ashtu?-foli
kryetari i pushtetit lokal, Zyber, shko lajmëro HAZIZIN që nesër, të hënën, në
ora tetë të paraqitet tek zyrat tona.
Zyberi,
i bërë si me krahë, që HAZIZIN do ta
kllaposte.Sosi në shtëpinë tonë dhe e
dha lajmin. Epo një gotë raki dhe një kafe e piu, por asgjë nuk i tha timeti se
ç'ndodhi tek "blaca", Zyberi
qe aq cmirëzi sa të keqen që kish në shpirt, donte ta shumonte apo ta përhapte.
Ashtu nga mbrëmja u nis për një vizitë tek DAN PATOKU. Si ZYBERI, por edhe DAN
PATOKU qenë kosovarë. Fshati ynë, PETOVA
e RE, në rrethin e FIERIT kishte 33-shtëpi dhe, që të gjithë të ardhur: kishte
kosovarë, shqiptarë nga Trevat e MALIT TË ZI; boshnjakë, skrapalinj dhe çamë. Fshat heterogjen, por me një shkuarje dhe harmoni që nuk e gjen kund. Por le të vazhdojmë me "vizitën" e
ZYBERIT.
DAN
PATOKU e priti siç dinë të presin kosovarët,
por ZYBER "akrepi" e lëshoi helmin e tij:
-DAN,
- foli Zyberi, - HAZIZIN (është fjala për timatë) e kllaposa brenda.
-Si?Ça
ka ba HAZIZI, or ?
Mu
aty tek"blaca" që ndanë arat me arat e tua, ata të pushtetit i gjetën
nja pesë copë pushkë që i kish fshehur dhe nesër në ora tetë sahati, po ia
vnojnë verigat në duar.
-Por
çfarë je tuj fol, mor ZYBER Keqja,
-shfryu DAN PATOKU. Po ato pushkë i kam hedhur unë në"blacë" me mos
me iu pa bojën.
-I
ke fshehur ti dhe don të marrësh veten më qafë. I ke fshehur ti, e me shëndet
HAZIZI, - foli tërë mllef Zyberi.
Jo,
mor, nuk e lë unë të shkojë bedel HAZIZI për një faj që nuk e ka ba,
* *
*
Të
hënën në mëngjes, babai im, u paraqit në zyrat e pushtetit. Zyrtarët e kishin
përpiluar proces-verbalin dhe, pasi ia
lexuan timeti, i thanë që ta firmoste.
Unë
nuk di asgjë për ato armë dhe nuk do firmos kurrë, - tha imatë
-Më
keq do rëndosh veten, - ngulmonin ata.
Në
këto momente, trokiti dera dhe, sakaq hyri DAN PATOKU.
-
A e paskeni thirr HAZIZIN, a? Shloheni, more burrin e botës, se ato armë i kam
hedh unë, kur u vra burri i NURIES.
NURIA
më bëri rixha:-DAN, m'i hiq sysh, se prej tyre u vra burri. Ato kanë qenë atje
kur po mbaronte lufta.
Dhe e lëshuan baban tim.
* *
*
Epilog:
DAN
PATOKU qe kosovar që në KOSOVË kish bërë jetën e komitit. Unë e kam PATOKI, -
tregonte, - se në përrua i zija pritat kundër çertnikëve sërbë.Patok, i thomi
përroit na në KOSOVË. SE çfarë burri ka
qenë DAN PATOKU këtë e tregoi dëshmia për armët e fshehura Dhe, mbi të
gjitha, se në kuadrin e 70-vjetorit të
PAVARËSISË së SHQIPËRISË, u dekorua me medalje trimërie dhe iu bë pasaportizimi në qytetin e
FIERIT duke i dhënë dhe një hyrje në
një pallat në lagjen "15 tetori". Aty ka ndërruar jetë së bashku me
të shoqen, HATMANIN.
*
xhaxhai im.HILMI HYSI, ka qenë jurist që kish mbaruar në MON PELIE. U pushkatua në shkurt 1948 me
GRUPIN e dytë të Deputetëve. Familja jonë është nga Skrapari.
Tiranë, 14 prill 2024