| E hene, 15.04.2024, 06:50 PM |
Më 15.4.1954 pas vendimit të gjykatës, u pushkatuan në Tiranë, (nga një dëshmi dytësore e imja) besohet diku afër fshatit Mënik: Zenel Ali Shehu, Halil Jusuf Branica, Naun Vasil Sula, Ahmet Agush Kabashi , Gani Mehmet Malushi dhe Rrapush Qerim Agolli. Me përjashtim të Agollit, të gjithë ishin desantë të ardhur nga jashtë (disa të tjerë u vranë pa rënë në dorë të komunistëve).
Po
atë ditë, në Lushnje u ekzekutua me varje në litar para popullit, Hamit
Matjani. Asnjë i ekzekutuar nuk shprehu ndonjë fjalë të fundit.
Populli
u gëzua jashtëzakonisht që do vijonte të jetonte me arna dhe me triska.
Misionet e desantëve ishin me karakter informativ, synonin të njihnin gjendjen
në Shqipëri.