Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kastriot Dervishi: 70 vjet nga ekzekutimi i grupit të desantëve

| E hene, 15.04.2024, 07:50 PM |


Më 15.4.1954 pas vendimit të gjykatës, u pushkatuan në Tiranë, (nga një dëshmi dytësore e imja) besohet diku afër fshatit Mënik: Zenel Ali Shehu, Halil Jusuf Branica, Naun Vasil Sula, Ahmet Agush Kabashi , Gani Mehmet Malushi dhe Rrapush Qerim Agolli. Me përjashtim të Agollit, të gjithë ishin desantë të ardhur nga jashtë (disa të tjerë u vranë pa rënë në dorë të komunistëve).

Po atë ditë, në Lushnje u ekzekutua me varje në litar para popullit, Hamit Matjani. Asnjë i ekzekutuar nuk shprehu ndonjë fjalë të fundit.

Populli u gëzua jashtëzakonisht që do vijonte të jetonte me arna dhe me triska. Misionet e desantëve ishin me karakter informativ, synonin të njihnin gjendjen në Shqipëri.