| E diele, 14.04.2024, 07:49 PM |
Feti TUNUZLIU
RREZJA
E PËRDHUNUAR
(Elegjia
i kushtohet nënës së dy femijeve nga fshati Pavlan i Pejes e cila përjetoi
dhunë seksuale në korrik 1998 nga forcat serbe.
Frymëzimi dhe rrethanat për këtë poezi kanë dalë nëpërmjet përmbajtjes
së një shkrimi gazetaresk në Kosovë).
Një
femre të re -
i
hyri makthi deri në palcë pa u fsheh
-
mos do i bëhet banditëve pre,
Shëndeti
seksual e reproduktiv - i bien këmbanës
së rrezikut.
Buzëqeshja
rinore – shuhet prej panikut!
Të
vetmës grua në këtë shtëpi fshati
që
lumturohej se po i rriste fëmijtë e vet me shumë dashuri,
nga skena
trishtuese – trupi n’vend iu ngri:
njëri
prej t’katërve, i armatosur deri n’dhëmbë,
sapo
zbriti n’oborr nga xhipi si futa i zi
u
vërsul si qen i tërbuar – këtë femër n’dorë me shti.
Iu
ngjit posi ushunjëz teksa n’heshtje ogurzezë
po
vështronte n’ethe të dërmuara dhe neveritur,
lëvizjet
e çakorduara të hijenave të llahtarisur,
mbi
barin e gjelbër dhe lulet verorë.
Sapo
rezistoi - njëri e zvarriti të lemerisur deri te makina,
i
dyti – mbërtheu forcërisht dhe e futi n’kabinë nga shpina,
i
treti - ia puthiti n’ball grykën e alltisë,
i
katërti - zbrazi përpjetë pushkën duke krisë.
Shfaqja
rrënqethëse që shpërndante tmerr e urrejtje
vijoi
edhe brenda makinës:
me
gjuhën e sulmuesëve - viktima po kanosej,
me
gjeste e veprime - po ngacmohej,
me
armë e bajoneta - po lëndohej,
me
shpulla e grushta - po provohej.
O,
po detyrohej edhe t’gëlltitë raki -
sikundër
dhunëtarëve që u bënte vaki.
Këto
pamje po shtriheshin përpara syve
të
burrit, fëmijëve, kunatit e të tjerë …
me
ngashërim e dhembshurie të thellë.
E
në njerën dhomë të shtëpisë së fqinjit -
të
mallkuarit ia hoqën rrobat viktimës së
strukur,
e
lanë trupin zbuluar fare - pa rroba hiq,
siç
e kishte lindur nëna lakuriq !
Sakaq
nisën vallen e sadizmit të shfrenuar
dhe
histerisë së llastuar.
Epshet
e ndezura të sulmuesëve përdhunues
herë
me britma ngazëllyes,
herë
me ekzaltime torturues,
kënaqen
me dhembje, vuajtje, mundime, …
me
të hidhura përjetime.
Ndërsa
viktima po lëngonte nga dhuna - e s’gjente prehje
po
humbte ngadal edhe kontrollin - nga një dehje.
Gjatë
kësaj skëterre traumatike
kush
mund të priste nga viktima befasi taktike
e
cila e shpëtoi tutje nga historia
dramatike !
E
sot, i është lidh jeta nyjë viktimës -
të
mbijetuarës së dhunës seksuale të luftës.
Kjo
nënë që e pa kiametin me sytë e vet,
sot
është pa dritën e njërit sy e me diabet, …
prej
që e ka marrë për keq ky shëndet !