Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sali Berisha: Një fitore shumë e rëndësishme!

| E diele, 14.04.2024, 07:52 PM |


Një fitore shumë e rëndësishme!

Nga Prof. Dr. Sali Berisha, Kryetar i Partisë Demokratike

Të dashur miq, mbrëmë Irani i Ajetullahëve ndërmori një agresion të hapur ndaj Izraelit. Nga territori i Iranit u nisën drejt Izraelit me qindra e qindra drone dhe raketa në njërën nga ofensivat ajërore më të mëdha të kohës. Por Kubeja e hekurt, mbrojtja kundërajrore e Izraelit e ndihmuar dhe nga SHBA i asgjesoi 99% të tyre duke regjistruar kështu fitoren më spektakolare ndaj një sulmi ajëror dhe disfatën më të madhe të një sulmi të tillë në tërë historinë. Duke uruar Izraelin për fitoren e shkëlqyer të natës që kaloi, dënoj me forcën më të madhe këtë agresion të Iranit, fuqi kryesore pushtuese, luftënxitëse dhe destabilizuese në Lindjen e Mesme.