| E shtune, 13.04.2024, 07:50 PM |
La Selva, një histori dashurie romantike emigrantësh, në një novelë në gjuhën angleze shkruar nga shkodrani Alban Pepa
Nga
Klajd Kapinova
Këto
ditë, shkrimtari i ri shqiptaro amerikanë shkodrani Alban Pepa, ka dalë para lexuesit amerikanë, në platformën
bashkëkohore: Amazon, Barnes and Noble, Walmart
etj., me librin e tij të parë, me titull: “La selva, një histori dashurie emigrantësh” (La SELVA, an emigrant love story, Neë York, 2024), në gjininë e novelës
së shkurtër, të cilin e ka shkruar në gjuhën angleze.
Sikurse nënkuptohet nga titulli, novelisti i ri Pepa, ka shkruar për dashurinë, për episode e dashurisë me të
gjitha ngjyrat e saj rinore me humbje dhe fitore, bashkëshortore, romantike mes
nje çifti emigrantesh nga
Amerika Latine, që nisin një aventurë plot dramacitet dhe me të papritura non
stop, për të mbërritur në SHBA.
Për më tepër, ai ka shkruar një vepër artistike, që rrezaton
një humanizëm, që lexuesi do t’a kujtoj historinë e dashurisë sa të kenë mundsi
gjatë leximi apo rileximit të novelës së tij të parë.
Kjo
temë aktuale, sot është një subjekt mbizotërues në ditët tona në SHBA, ku deri
më tani mendohet nga burimet e pavarura mediatike amerikane, se kanë hyrë
brenda territorit tonë në rrugë të paligjshme mbi 20 milion emigrantë, ku 70% e
tyre i përkasin vendeve të prapambetura dhe me regjime komuniste të Amerikës Latine, dhe midis tyre me shumicë apo
përqindjen më të madhe e përbëjnë emigrantët që vijnë nga Guatemala, një shtet ultra
liberal socialist, ku, komunizmi dhe ideologjia e saj ka pushtet dhe pasuri të
pakufizuar, gjë që ka bërë që jeta e popullit atje të jetë shumë e vështirë.
Varfëria
ekonomike, diskriminimi politik dhe të drejtat
dhe liritë e njeriut, janë kryefjaja ndër dekada, si tema më e spikatur
e jetës së banorëve të varfër atje, që
zbulohet dhe shihet fare lehtë, në mjerimin e vazhdueshëm të këtij populli të
vuajtur edhe më shumë nën kthetrat e egra
të neo-marksizmit dhe komunizmit sharlatan, një ideologji dhe praktikë eksperimentale
utopike boshe dhe absurde.
Në
Guetemala, fatkeqsisht, nën dikturën vazhduese të diktatorëve komunistë
prej dekadash varfëria është ulur këmbkryq, pikërisht në tavolinat e bukës të boshatisura nga varfëria e tejskajshme e banorëve guatemalas.
Qytetari
amerikan dhe njëkohsisht shkrimtari i ri Pepa, duke qenë dikur edhe vetë ish
emigrant europian nga vendi i shqiponjave, Shqipëria komuniste e regjimit
totalitar komunist 1944-1990 dhe diktatori Enver Hoxha, e cila për inerci të neo-komunistëve po vijon të mbetet
edhe sot një ndër shtetet më të varfëra (1991-2024), në hartën e zhvillimit ekonomik
dhe financiar të botës dhe në kontinentin e vjetër, ku ajo shtrihet në pjesën e Europës Juglindore (Ballkanit).
Autori
ynë narrativ Pepa, gjatë rrëfimit të tij artistik, zbulon nëpër fawet e novels, hap pas hapi apo rrëfen episode me ngjarje interesnate, mbi vështirësitë
e shumanshme, që hasin të dashuruarit e rinj guatemalas, në rrugën e tyre të ëndrrës
apo shpresës së këputur në mes, për një jetë me të mirë në SHBA, shtetin model
dhe kampion të demokracisë botërore, ku liritë dhe të drejtat e njeriut dhe
prosperiteti respektohen dhe praktikohen me ligje reale demokratike.
Tema
e emigracionit apo lëvizjeve të pakontrolluara
të popullsisë nga një shtet apo continent në tjetrin, është një subjekt
aktual, që është prekur vazhdimisht nga autorë të ndryshëm amerikanë, spanjolë
dhe më rrallë ato shqiptarë këtu.
Vepra
e re artistike, trajton gjerësisht jetën e
brishtë apo historinë e mbushur plot peripeci dhe supriza të pakëndshme të një çifti
të ri emigrantësh ëndërrimtar.
Kështu
vajza e re bukuroshe Maria dhe bashkëshorti i ri Carlos, të dashuruar që herët në
fshatin-xhungël të tyre ekzotik, në një zonë pyjore në shtetin e Guatemalës, nisin një ditë një aventurë larg vendlindjes së tyre, për një jetë më të
mirë dhe dinjitoze në drejtim të SHBA-së.
Sikurse
dihet prej disa dekadash, Guetemala, ka një regjim totalitar dhe fanatik komunist,
ku liderët pushtetarë socialistë të cilët janë
shumë të pasur kontrollojnë me dorë të hekurt të gjithë pasuritë nën mbi
dhe nën tokësore në vend, duke e shkatërruar dhe varfëruar Atdheun e tyre, në aspektin
politik, ekonomik dhe humanitar.
Varfëria,
aty është një sëmundje e frikshme, që ka pllakosur prej kohësh këte vend të bukur
latin, e cila në realitet është një shtet me pasuri të mëdha nëntokësore dhe
sipërfaqsore, dhe kryesisht ajo dallohet
për arin e zi, naftë, prodhimet blektorale dhe frutat ekzotike.
Pozita
gjeografike dhe klima e saj tropikale, ka berë që ajo të paraqes panoramë të
bukur natyrore, në çdo vend, që e shkel atë si turist.
Këto
mirësi si dhuratë e natyrës, nuk janë shfrytëzuar për të mirën e shoqërisë
guatemalase nga regjimi socialkomunist, që sundon fatkeqsisht aty, duke i bërë
njerëzit për disa breza të pakënaqur nga regjimi i tyre totalitar.
Populli
i tejvarfër, për të mbijetuar dhe bërë një jetë normale, sikurse pjesa e përparuar
e botës civilizuese, shpesh kanë marrë rrugën e rrezikshme të emigracionit, në
drejtim të shteteve të ndryshme, por më e preferuara sot për sot për guatemalasit mbetën Shtetet e Bashkuara
të Amerikës.
Gjatë
rrëfimit të novelës, shofim se çifti i ri i dashuar
marrësisht mbas vetes së tyre, në mënyrë që të bëjnë një jetë më të mirë për
fëmijën e tyre të palindur, bëjnë një plan që të dy të finalizojnë udhëtimin e ëndërruar për në Shtetet e Bashkuara.
Por,
kur godet fatkeqësia dhe tragjedia, a mund t'i arrijnë ata në ëndrrën e tyre
amerikane!? Pra, në këte novelë love
story, lexuesit në anglisht mësojnë episode e ndodhi shumë interesante, të
trajtuar me një stil tërheqes dhe finesë artistike plot nuance dhe figura
letrare joshëse nga novelisti Pepa, që sot ka sprovën e tij të parë si
novelist, përballë lexuesit të apasionuar pas
fushës së letrave amerikane.
Jeta,
nuk është shesh me lule. Vështirësitë janë supriza të pakëndshme për ëndrrimtarët
e rinj. Kështu vajza e bukur Maria, është personazhi kryesor i novelës, që rikujton
me nostalgji në momente meditimi e prehur në qëtësi, në orët e natës jetën e vështirë që plot mundime që
ajo kaloi, për të mberritur në shtëpinë e saj në SHBA.
Perballë
kësaj ëndërre me plot kalvare, bilanci i ëndrrës
është dramatic dhe fatkeq. Ajo nuk arrin të gëzoj dashurinë e familjes së re me
të dashurin e saj Carlos-in, sepse kjo ëndërr i ishte këputur në mes, për arsye
të kohës dhe rrethanave të mbijetesës. Jeta,
është një tra i rëndë, të cilin dikush e përballon dhe një tjetër dorëzohet
para kësaj situatës së re të padëshiruar.
Ajo
kujton me nostalgji, ditët e bukura rinore, kur takoi me pasion bashkëshortin e
saj Carlos-in dhe ditët e tjera të hershme
të lumtura, që patën kur jetonin në një zonë me pyje xhungle në shtetin e Guatemalës.
Fjala La selva, do të
thotë xhungël
në gjuhën spanjole. Ajo ishte shtatzënë.
Bukuroshja guatemalase Marie dhe burri i saj bashkatdhetar Carlos largohen përgjithmonë
nga fshati i tyre i mjeruar, për të arrritur ëndrrën amerikane dhe jetuar
normalisht po sëbashku në SHBA, sikurse mijëra të varfër të tjerë të Amerikës
Latine.
Gjatë
udhëtimit të tyre, ata kalojnë shumë peripeci dhe vështirësi, ku nga rrëfimi i
shkrimtarit, fatkeqësisht mësojmë se asokohe burri i saj Carlos vritet nga
mafia apo kartelet kriminelë të drogës meksikane, të cilët kontrollojnë hyrjet
dhe daljet në kufirin amerikano-meksikanë.
Novela
e re, është e mbështetur në një histori realiteti, që ngjasojnë sot fatkeqsisht
dhe realisht me qindra dhe mijëra raste të tilla mes emigrantëve illegal sot në
botë dhe në veçanti janë
bërë sot si buka e përdishme në kufirin mes dy shteteve në Amerikën e
Veriut.
Edhe
sot, grupet e karteleve të fuqishme meksikane dhe ndërkombëtare të drogës, në
realitet kontrollojnë apo zotërojnë fatkeqsisht nën adminstratën liberale komuniste
amerikane Biden-Harris mbi 95% kufirit jugor të SHBA-së me shtetin e Meksikës.
Në
novelë dhe realitet këto grupe të fuqishme kriminale, kompromentojnë apo
rekrutojnë çiftet e reja, që të marrin me vete (gjatë
hyrjes së tyre në kufirin e SHBA-së) fentanol dhe lloje të ndryshme droge, duke
fituar çdo ditë biliona dollarë nga tregtia e
tyre e jashtëligjshme.
Sipas
burimeve zyrtare federale amerikane mbi 300.000 qytetarë të rinj amerikanë,
fatkeqisht gjejnë vdekjen çdo vit nga fentanoli,
që fusin brenda në territorin amerikanë grupet mafioze të karteleve të drogës,
ku organizatorët dhe liderët e tyre janë të përberë nga antarë të shteteve të ndryshme
të Amerikës Latine.
Nëse
një vajzë ose grua latine, nuk pranon të bëhet pjesë e trafikut të drogës në
kufirin SHBA-Meksisë, ajo dhunohet dhe abuzohet seksualisht nga këto grupe keqbërëse
që thamë më lart.
Në
novelën e shkrimtarit amerikan Pepa, mësojmë se këte fat të keq ka edhe gruaja
e re Maria, e cila nga grupet mafioze të karteleve të drogës dhe trafikimit të
qënieve njerëzore, mbasi e përdhunojnë atë fatkeqe e detyrojnë me forcë (pa dëshirë) që bëjë prostitucion për llogari
të tyre, duke e shfrytëzuar seksualisht…
Edhe
Maria, sikurse qindra dhe mijëra gra dhe
vajza të reja latine dhunohen, por ajo një ditë përfundon
në SHBA, ku detyrohet të bëj sërisht prostitucion
nga kushëriri i burrit të saj Carlos, i cili është vrarë nga mafia dhe
trafikantët e drogës dhe prostitucionit.
Shumë
gjëra të tjera të këqija i ndodhin derisa ajo të kalojë në një jetë më të mirë
dhe reflektimet e saj jetësore, tregojnë historinë e plotë tragjike të çiftit
emigrant, të cilëve ëndrra e tyre u këput
fatkeqsisht në mes.
Kjo
është historia e trishtuar një çifti të ri ëndrrimtarë, që martohen me një dasëm
të thjeshtë në Guatemalë dhe vendosin të shpërngulen në SHBA, përmes kufirit të Meksikës. Ata janë shumë
të dashuruar dhe burri humb jetën, duke u marrë vazhimisht me veprimtari të këqija
së
bashku me
kontrabandistët meksikanë, në mënyrë që të mbledh para, që do t’i duhen, për të
rinisuar jetën e re në Amerikë.
Grupet
profesionale të karteleve të drogës dhe prostitucionit në kufirin amerikano-meksikanë, nuk pyesin dhe as që
nuk duan t’ia dijnë për ëndrrën amerikane
apo shpresën për një jetë më të mirë të asnjë
emigranti apo familjeve të reja emigrantësh, sepse para syrit të tyre më shumë rëndësi ka
paraja, droga, prostitucioni, trafikimi i qënieve njerëzore dhe mbi të gjitha
fitimi marramëndës me çdo kush dhe mjet…
Maria,
personazhi kryesor është shtatzënë dhe mbërrin në SHBA, duke kaluar kufirin jugor
në El Passo.
Novelisti
Pepa e përshkruan El Passo-n, që në
shqip do të thotë ?kalimi ose hapi, është një qytet në dhe
selia e qarkut të kontesë El Paso, i cili ndodhet në Teksas, të Shtetet e Bashkuara.
Popullsia
e saj, sipas Byrosë së Regjistrimit të SHBA-së është rreth 678,815, duke e bërë
atë qytetin e 22-të më të populluar në SHBA, qytetin më të populluar në
Teksasin Perëndimor dhe qytetin e gjashtë më të populluar në Teksas.
Nga
historia, mësojmë se rajoni i El Pasos, ka pasur vendbanim njerëzor për mijëra
vjet, siç dëshmohet nga pikat e Folsom nga gjuetarët-mbledhës të gjetur në Hueco
Tanks. Zbulimet arkeologjike të ekspertëve amerikanë, sugjerojnë për gjurmët e jetës e jetës këtu fillojnë 10,000 deri në 12,000 vjet më
parë të vendbanimeve njerëzore.
Kulturat
më të hershme të njohura në rajon, ishin fermerët e misrit. Kur spanjollët
mbërritën, fiset Manso, Suma dhe Jumano populluan zonën. Këta u përfshinë më
pas në kulturën e mestizove, së bashku me emigrantët nga Meksika qendrore,
robërit nga Comanchería dhe genízaros të grupeve të ndryshme etnike si dhe
Mescalero Apache.
Në
anën e SHBA-së, zona metropolitane El Paso, është pjesë e zonës më të madhe të
kombinuar statistikore El Paso–Las Cruces, ka një popullsi prej 1,098,541
banorë, kurse e gjithë rajoni arrin në 2.7 milionë banorësh, e cila sot përbën
fuqinë punëtore më të madhe dygjuhëshe (anglisht-spanjisht) dhe dykombëshe
(amerikan dhe ispanik) në hemisferën perëndimore. El Paso, është gjithashtu qyteti i dytë më i madh me shumicë
hispanike në Shtetet e Bashkuara, me 81% të popullsisë së tij.
El
Paso, është divizioni i brendshëm në terren i Administratës së Ndjekjes së
Drogës, Qendra e Inteligjencës, Forca e Përbashkët e Task Forcës Veriore,
Sektori i Patrullës Kufitare të Shteteve të Bashkuara dhe Grupi i Operacioneve
Speciale të Patrullës Kufitare të SHBA-së.
Së fundi, librat që botohen ose novelat me love story, që po shkruhen direkt në
gjuhën angleze, janë
gjëja më e mirë sot dhe
jo të përkthen në anglisht, sepse sikurse
dihet aty (tek përkthimi) humbet esenca
artistike e krijimtarisë letrare të autorit origjinal.
Xhungla (La Selva), është një novelë
apo libër shumë i mirë edhe për lexuesit shqiptarë, që shijojnë letërsinë apo
tregimet e shkurtëra amerikane, në gjuhën angleze.
Është
kënaqësi, kur lexon me endje librat e rinj, me nivel të lartë artistik rrëfimi letrarë
të autorëve bashkëhorë të rinj shkodranë, që jetojnë dhe punojnë në SHBA.