| E premte, 12.04.2024, 07:55 PM |
TABU MONISTE QË NUK BIEN...
NGA NDUE
DEDAJ
Ka disa tabu që nuk po bien. Ka tridhjetë e
katër vite demokraci, shoqëri e lirë, por këto nuk kanë mjaftuar që fotografia
e Kapidanit të Mirditës të hyjë në Muzeun apo Enciklopedinë e Mirditës,
thjeshtë se ende mbizotëron mendësia përjashtuese e periudhës së dikaturës.
Por, fatmirësisht, sot ka dritare komunikimi të
hapura, si portali “Mirdita: histori dhe aktualitet”, që drejtohet nga
profesionistë, që publikojnë në vijimësi prej vitesh vlera të trashëgimisë
kulturore e historike të trevës së Mirditës. Aty hasëm dhe këtë fotografi, që
ka kohë që qarkullon online, ku shënohet: “Kapidan Gjon Marka Gjoni me
mirditas, fotografuar në Shkodër nga Geg Marubi në vitin 1931”. Dhe është një
fotografi princërore që flet dhe me detajet, si kësulat e bardha dyllojshe që
mbajnë burrat që shoqërojnë Kapidanin etj...
Mirditën, nuk mund ta mbartim në historiografinë
moderne, pa Kapidanin e saj.
Post Scriptum. Ky shënim nuk synon ndonjë debat
të “nxehtë” rreth kësaj teme, por thjeshtë nëse do të shërbejë sadopak si
kujtesë tash që Muzeu i Mirditës, pas rikonstruksionit, ka vetëm muret. Çfarë
reliktesh mund të ofrojë secili prej nesh për pasurimin e tij? E nuk është
fjala vetëm për gurët me mbishkrime, por në radhë të parë për njerëzit dhe
ngjarjet.
Nuk besoj se kjo që po themi mund të kuptohet
nga ndokush si rënia e një “fotografie” e ngritja në mur e një tjetre, por
krijimi hap pas hapi, pa paragjykime ideologjike, e asaj “politifotos”
historike krahinore e kombëtare.