| E diele, 07.04.2024, 05:21 PM |
Sevdail Hyseni
Satirike
Kur
qeshi arbëreshi?!
Këndej
e matanë detit
Kodra,
suka, sheshi...
U
tundën sikur valët
Kur
qeshi Arbëreshi.
Nuk
e kish pas ditur
Arbër
zemërarti,
Se
këndej gomari
Shalohet
si ati.
Nëpër
rrugët tona
Që
shtrihen zinxhir,
Vrapimet
gomarçe
Nuk
e kanë vështirë.
Kur
shikojnë e flasin
Me
fjalët e urta,
Mollët
e kalbëzuara
I
marrin për t’buta.
I
hanë me kënaqësi
Për
qejf si përshesh,
Edhe
pse nga lart
Zoti
i përqesh.
Mundohen
ta ftojnë
Të
madhin n’gosti,
Atëherë
Arbëreshi
Buzëqesh
përsëri!