| E shtune, 06.04.2024, 07:58 PM |
NDOK PISTULLI, NUK T’HARRON SHKODRA!
Nga
Fritz RADOVANI
Edhe
pse qyteti i vjeter i Shkodres po kalonte një prej diktaturave ma të mnershme
komuniste të Shekullit XX, ajo do të mbetet nder qytetet ma të nderueme dhe të
pamposhtuna të Europës së robnueme. Ishte qyteti i 26 burgjeve dhe hetuesive
komuniste që nuk flente asnjëherë e qetë. Pak e aspak familje Shkodrane nuk
kanë provue terrorin vrastar komunist.
Po,
asnjëherë Shkodren nuk e ka pushtue pesimizmi e vujtja komuniste!
Prindët
tonë perdorshin një thanje: “Hajt, se Zoti do ta bajnë mirë!”.
I
atij brezi optimist ishte dhe Ndok Pistulli, i njohun“djaloshi muzikant”!
Ishe
shumë i rij kur e njofta Ndokun e Pistullorve të Shkodres, edhe pse Ate nuk e
lidhte mosha me Gac Çiurçinë e Lek Gjeloshin, po prirja e Tij në artin muzikor
e shoqnonte me Franc Palin, Viktor Jubanin etj., që do të ringjallnin shpresa
të mëdha në brezat e ardhëshem të Shkodres.
Ndokun
e njofta aso kohe kur Ai shkonte dhe bante mësim në pjano tek mësuesja Ida
Melgushi, mbasi dyert e shkollave shtetnore ishin krejtë të pamujtuna me u hapë per Ndok Pistullin dhe
rrethin e Tij shoqnor, i cili mërrijti me u njoftë si grup muzikantash vetem me
perpjekjet private. Ai ishte talent i rrallë dhe njihej per veshin e Tij
absolut, që pavështirsi Ai i dallonte notat muzikore që kushdo mujte me prekë në
një pjanofortë. Ndoku vertetë se qyshë fëmijë ishte i talentuem po, ajo që e
dallonte Ate në shoqni, ishte perpjekja autodidakte e tij që e bani të njoftun
muzikant.
Ndoku
jo vetëm në studimin e pianofortës, por edhe të harmonisë e kompozicionit ishte
i paisun me vullnet e talent të rrallë dhe mërriti të njifet nder pjanistët e
nivelit të naltë që aso kohe kishte Shkodra.
Ai
ishte disa vite edhe në orkestrën sinfonike të Shtëpisë së Kulturës në Shkoder.
Por muzikanti i ri Ndok Pistulli ishte aq i talentuem sa ndinte si nevojë të domosdoshme shpirtnore me
kompozue. Prirja muzikore tek Ndoku nuk kishte kufi të caktuem, Ai ecte vetem
perpara pa u ndalue.
Ndok
Pistulli u ba me të vertetë i njoftun
nga mësimet që Ai mori nga zonjusha Ida Melgushi, po një ndihmesë e madhe per
Ndokun ka kenë edhe lidhja e Tij me muzikantet Tonin Harapi, Tonin Guraziu,
Nino Saraçi dhe së fundi me të madhin kompozitor Prenk Jakova, ku afirmoi vedin
si muzikant i perkryem dhe shumë i talentuem.
Ndok
Pistulli asht e vertetë se nuk u lejue të perfundonte asnjë shkollë artistike,
po prirja e Tij nuk e perjashtoi asnjëherë nga artistët e njoftun e të
talentuem të atij qyteti që e vendosi në vendin e merituem per të gjitha
cilsitë e Tij e kryesisht, per karakterin e mrekullueshem në shoqni. E mos
harroni asnjëherë se formimi i njeriut në shumë familje qytetare shkodrane asht
kenë themeli i perjetshem i edukatës së mrekullueshme n’ Shkoderlocen tonë! Kam
frikë se pikrisht këte cilsi po punohet me e shkatrrue me kamngulje edhe sot në
të gjitha drejtimet nga qeverisja aktuale atje. Kjo asht fatkeqsi që po i humb
Shkodres pikrisht atë cilsi që nuk ka mujtë me ia zhdukë as diktatura ma barbare dhe terroriste e komunizmit të
diktatorve Ever Hoxha dhe Ramiz Alia, të cilët kishin si piksynim shfarosjen
kulturore dhe qytetare të atij qyteti martir e Hero!
Heren
e fundit unë e takova Ndokun tek Dugajt’ e Reja dhe u ndalueme e bisedueme
kryesisht per t’ ardhmen tonë që s’ na jepte asnjë shpresë. Më çuditi shumë
optimizmi i Tij, dhe shpresa e madhe per një t’ ardhme!
As
nuk mund të mendojshe atë ditë se nuk kam per me e takue kurrma!
Asht
e vertetë që Ndoku e mbylli jeten shumë para kohe, po ajo forcë e madhe e
optimizmit të Tij nuk më largohet kurr nga mendja e ndoshta, sot mbas kaq shumë
vitesh, ajo më shtynë me e kujtue kryesisht si artist dhe njeri me formim të
mrekullueshem Shpirtnor, qytetar e atdhetar!
Jam
i sigurt se sot shokët e miqtë e Tij e kujtojnë me dhimje largimin e Ndokut nga
kjo jetë, mbasi karakteri i Tij ishte i veçantë e mreslanës.
Kujtimet
per Ndok Pistullin janë të perjetëshme se i atillë ishte Ndoku! Dhe kam bindje
se as Shkodra nuk e harron asnjëherë Ndok Pistullin!
Kujtimi
i Ndokut nuk shlyhet asnjëherë nga Shkodranët e moshës së Tij dhe, t’ atyne që
ndoshta, e kanë pa vetem njëherë tue kalue rrugës!
Ky
ishte pra, Ai Shkodrani i paharrueshem e muzikanti Ndok Pistulli!
Melbourne, 6 Prill 2024.