| E shtune, 06.04.2024, 07:44 PM |
Brenga
kryesore gjatë regjistrimit të popullatës është brenga e falsifikimit të
shifrave sipas përkatësisë fetare. Është vështirë të besohet ndryshe, kur
administrata shtetërore është ajo e vitit 2011. Mendësia e mashtrimit është po
ajo.
Në
regjistrimin e kaluar (2011), me ndihmën e administratës së korruptuar dhe
ministrit të minoritetit turk, dyshohej se shumicën e popullatës i nxorën
myslimanë. Pra, dolëm se jemi 95 për qind të fesë së turkut.
Gjithnjë
dyshoj se familjen time dhe mijëra familje shqiptare i kanë regjistruar në fenë
e turkut, ashtu sikurse i kanë paraqitur 95 për qind të shqiptarëve. Nuk arrita
asnjëherë ta gjej dosjen e familjes, që të vërtetoj dyshimin tim.