| E shtune, 06.04.2024, 07:59 PM |
Free Berisha
Nga
Artan Hoxha
Me
8 prill 2024 Sali Berisha bën plot 100 ditë e net ‘arrest në shtëpi’, vendim ky
i marrë me 30 dhjetor 2023 nga Gjykata e Posaçme, pas miratimit nga Kuvendi i
Rilindur të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme.
Prej
fillimit të janarit mjaft mbështetës të Sali Berishës mblidhen çdo ditë në
rrugën poshtë banesës së tij, mbajnë fjalime dhe dëgjojnë fjalimet e Sali
Berishës, ndërsa në mitingun protestës me 20 shkurt 2024, në përkujtim të 20
shkurtit 1991, u mblodhën më shumë se kurrë mbështetës të tij ne Bulevard para
Kryeministrisë, këtë herë me liderin e tyre në lidhje on-line nga arresti
shtëpiak.
Për
mbështetësit, me gjasa jo vetëm për ta tashme, është fare e qarte se Sali
Berisha është i përndjekuri politik i regjimit hibrit vendas, qe ka zgjeruar e
theksuar këto vitet e fundi natyrën e vet autokratike ne kosto te demokracisë,
ndihmuar nga faktorë vendas, por edhe te jashtëm, p.sh. dhe me
kryesori-establishmenti neoliberal-ai që qeveris prej vitesh Shtetet e
Bashkuara të Amerikës, Mbreterinë e Bashkuar dhe vendet kryesore të Bashkimit
Europian.
Por
që Sali Berisha të konsiderohet siç është, i përndjekur dhe i arrestuar politik
nga ky regjim, kërkohet argumentim i vijueshëm e me durim me faktorët e tretë
vendas dhe të huaj në mënyrë që, nga një mendim, besim e veprim opozitar,
beteja për njohjen e statusit e të të përndjekurit politik dhe për lirimin e
tij nga arresti shtëpiak deri në pafajësi, të bëhet betejë gjerësisht
shoqërore, gjerësisht ndërkombëtare. Ndaj, argumentet duhen mbajtur shënim në
kohë dhe përhapur sa më shumë.
Çështja
Berisha ishte çështje politike që në fillesë-shpallja ‘no grata’ me aludime për
korrupsion nga Departamenti i Shtetit. Kaq i pabesueshëm, për shkak se kaq i
pabazë, është ky akt, sa edhe vetë Këshilli i Ambasadorëve-një shoqatë e shumë
ambasadorëve jo aktualisht në karrierë, që i kanë shërbyer ShBA në 60 vitet e
fundit e ç’nuk kanë parë e dëgjuar në këtë botë-i shpotiti rëndë argumentet e
dhëna nga ambasadoresha Juri Kim, në emër të Departementit të Shtetit, me
shprehjen kineze ‘vrit pula të trembesh majmunët’.
Non
grata e Mbretërisë se Bashkuar për Sali Berishen, si vijim besnik i linjës
amerikane, vend ky i detyruar nga legjislacioni i vet te japë argumente që u
publikuan nga vete Sali Berisha, na tregoi se sa te pabaza mund te jenë edhe
argumentet amerikane.
ShBA
nuk u mjaftua vetëm me këtë shpallje por beri e vijon te bëjë përpjekje qe këtë
akt ta përçoje si politike te brendshme ne Shqipëri-si linje ndëshkimi, izolimi
dhe asgjësimi politik të Sali Berishës. Për këtë qellim u presua Lulzim Basha
që të përjashtonte nga grupi parlamentar demokrat Sali Berishën, e ne vijim u
pengua grupimi berishist, një shumice dërrmuese ne PD, te fitonte te drejtat e
shumicës partiake në gjykatë-siç i takojnë ne ligj, statut, logjike e rend
natyror-duke mbështetur minorancën bashiste nga brenda PD, duke orientuar a
inkurajuar kësisoj edhe qëndrimet e Qeverisë e Kuvendit rilindës, edhe të
Drejtësisë së rilindur, edhe të KQZ e Kolegjit Zgjedhor te rilindur. ShBA
arritën deri aty sa, nëpërmjet përfaqësuesit te Departamentit te Shtetit,
Gabriel Escobar, përmes intervistës në Zërin e Amerikës në 25 tetor 2022, ju
thanë institucioneve shqiptare pak a shume se ‘…ne e moën vendimim mbi bazën e
korrupsionit që gjetëm (kupto: për Sali Berishën), unë do i beja thirrje
institucioneve shqiptare të vijojnë me tej…’, siç edhe ndodhi.
Qeveria
Rilindëse, personalisht Kryerilindësi Edi Rama, nuk janë vetëm zbatues pasive
të direktivës amerikane, as edhe vetëm përfitues pasivë të avantazheve ardhur
prej zbatimit të saj.
Rasti
McGonigal, këtij oficeri të turpëruar të FBI-së, ndryshe nga ç’thotë Edi Rama
se ‘ai nuk flet ne anglisht për opozitën’ tregon se ai vete, deri personalisht,
duket se ka nxitur në një farë mënyre nisjen dhe vijimin e një hetimi
artificial për gjoja paratë me origjinë ruse (kupto putiniane) të Lulzim
Bashës, ndërsa sulmi i orkestruar mediatik i një tjetër oficeri të turpëruar të
FBI-Marko Rosini, njëherazi ish-koleg, por edhe ortak biznesi me
McGonigal-kundër Sali Berishës, duke e quajtur ndër të tjera edhe ’kukull e
Putinit’, tregon se McGonigal mund të ketë kontribuar edhe në procesin e
përpunimit të dosjes ‘Berisha’ ne ShBA. Gjithashtu, vete Edi Rama, në shumë
fjalime të tij, që në mandatin e tij të parë e në vijim, momentet radikale
opozitare i ka lidhur abuzivisht me ndikimin rus.
Për
me tepër, hetimi i Sali Berishës nis formalisht me një kallëzim te kreut te
Grupit Parlamentar Rilindës, Taulant Balla, aktualisht Ministër i Brendshëm dhe
vijon me kërkesën publike, thuajse ultimative, te Edi Rames për Prokurorinë e
Posaçme per hetimin e Sali Berishës dhe ‘sqarimin e kësaj çështjeje, këtij
turpi kombëtar, sa me shpejt ndryshe do humbiste durimi i socialisteve’.
Prokuroria
e Posaçme formuloi dhe Gjykata e Posaçme e pranoi dyshimin e arsyeshëm për
korrupsion te Sali Berishës dhe dhëndrit te tij Jamarber Malltezi bazuar ne
argumente e motive tërësisht absurde. Ndryshimet ligjore ne ligjet për pronat,
qe ju shërbenin mijëra e mijëra pronareve te shpronësuar padrejtësisht nga
regjimi komunist e te pakompensuar po aq padrejtësisht nga regjimi hibrit i 30
viteve,u konsideruan të motivuara drejtpërdrejt për t’i shërbyer përfitimit te
dhëndrit dhe vajzës; ngritja e strukturave të reja të kthimit e kompensimit të
pronave, që mundësuan një zbatim më efektiv në shërbim të kësaj kategorie te
gjere shoqërore krahasuar me strukturën e mëparshme, si te motivuar
drejtpërdrejt për me shume pushtet ne duart e Kryeministrit për t’i shërbyer
kësisoj dhëndrit e vajzës; komprometuan kështu ligjet dhe aktet e lartësuan
oficerin si mbrojtës te pronës se ushtrisë, përndryshe ‘heroi’ ju dilte një
shpërdorues i rëndomtë i detyrës, për moszbatim të ligjit dhe akteve ligjore,
dhe iu rrezohej fabula e inspektimit me qellim presioni ndaj këtij ‘heroi’.
Drejtesia
e rilindur arriti deri aty sa kthimin e destinacionit te pronës-kete akt te
paligjshëm sipas saj - t’ia faturoje tërësisht dhe ekskluzivisht Sali Berishës
Kryeministër ndonëse fillimisht, me iniciativën e vet e pa kërkese të
pronarëve, ky vendim ishte marrë nga vetë Edi Rama, asokohe Kryetar i Bashkisë
Tiranë. Për të mbërthyer Sali Berishën ju deshtë sajonin fabulën e pasurimit të
paligjshëm te dhëndrit për meritenabuzive te vjehrrit, por edhe ta izolonin
fajësinë arbitrarisht veç tek këta te dy (dhe një i trete si dem anësor, ortak
i dhëndrit, bashkëpronar njëherazi ne atë truall) përndryshe sajesa fillestare
akuzatore, si ortek, duhej te përfshinte logjikshëm një mori njerëzisht e
pronash, me se pari vete Edi Ramen dhe nje shpure drejtoresh te tij ne bashkinë
e kohës.
Ne
vijim te dyshimit te pabazuar, ndaj Sali Berishës u mor edhe masa e sigurisë se
ndalimit te daljes jashtë shtetit edhe e detyrimit te paraqitjes. Te dy këto
masa lidhen me rrezikun e arratisjes, ikjes nga drejtësia. Është e ditur
botërisht, e qarte katërcipërisht, e pohojnë edhe kundërshtaret me te vendosur
dhe urrejtësit me idhnake se Sali Berisha, jo vetëm nuk i ikën por ka gjithë
dëshirën e vullnetin te përballet me këtë fare drejtësie, ndaj te dy masat nuk
kishin asnjë baze logjike e ligjore, as për t’u kërkuar nga Prokuroria e
Posaçme e as për t’u pranuar nga Gjykata e Posaçme. Ato u morën vetëm për te
demonstruar forcën, për te mposhtur psikologjikisht e politikisht Sali
Berishën.
Shmangia
e Kuvendit për këto dy masa turpëron jo vetëm drejtësinë, por në radhe tëë parë
vetë Kuvendin i cili, ne rastin e Samir Tahirit, ne tetor 2017, kishte vendosur
dhënien e autorizimit për këto dy lloje masash dhe rreth dy muaj me pas edhe
Prokuroria e Posaçme e kohës edhe Gjykata e Posaçme e kohës, mbi bazën e këtij
autorizimi, duke e cituar ate shprehimisht si kusht paraprak te domosdoshëm e
tashme te plotësuar, vendosen ndalimin e daljes jashtë shtetit dhe detyrimin e
paraqitjes për Samir Tahirin.
Ky
ishte precedenti qe diktonte përfshirjen paraprake te Kuvendit.
Kuvendi
duhet te kishte kërkuar vete ne Gjykatën e Posaçme qe masat e para ndaj Sali
Berishës te diskutoheshin fillimisht ne Kuvend, ta qartësonte këtë pozicion ne
dhjetor 2023 kur u kërkuan masat e arrestit për Sali Berishën dhe t’i kërkonte
po vete Gjykatës Kushtetuese interpretimin e Kushtetutës. Afërmendsh qe, për
interesa pushteti, Kuvendi rilindës nuk beri asgjë nga këto e po kështu edhe
Gjykata Kushtetuese e rilindur lau duart me çështjen, duke mos pranuar kërkesën
e mbi 1/5 se deputeteve opozitare, me një argumentim te çuditshëm qe ndryshon
direkt vete germën e nenit 134/1 te Kushtetutës, per rrjedhoje duke e lënë
Kuvendin tërësisht te pambrojtur nga rrëmbimi i kompetencave nga Qeveria qe
kontrollon mazhorancen e këtij institucioni.
Ne
vijim, Kuvendi u vetëturpërua se dyti kur pranoi me lehtësi e shpejtësi
kërkesën e Prokurorisë se Posaçme për ashpërsimin e masave te sigurisë ndaj
Sali Berishës vetëm me argumentimin e moszbatimit te masave pararendëse. Asnjë
rrezik i ri nuk ishte shfaqur e nuk u pretendua nga prokuroret e posaçme as për
arratisjen e Sali Berishës, as për dëmtimin e provave a te vete procesit.
Pjesëmarrja e tij ne gjyq përmes avokateve dhe shkuarja ne Prokurorinë e
Posaçme me këmbët e tij për seancën e pare te pyetjeve provojnë katërcipërisht
pabazueshmerinë e te gjitha masave te sigurisë, përfshire arrestin ne shtëpi,
përforcuar ky, si absurd me vete, me ndalimin e komunikimit me këdo përveç me
bashkëshorten,e gjitha kjo, njëherazi tregon qëllimin e vërtete te ketyre
masave-atë te demonstrimit te forcës dhe synimit për mposhtjen psikologjike,
për rrjedhoje, edhe politike, te Sali Berishës.
Ne
këtë turpërim ranë te gjitha shkallet e Drejtesise se rilindur dhe te gjitha
llojet e gjykatave te këtij sistemi gjithashtu, qe vijuan me këmbëngulje te
mbajnë ne fuqi te njëjtat masa sigurie, mbi te njëjtat logjikime absurde gjithë
këto jave, përfshire moslejimin e Sali Berishës te ndjeke te paktën seancat
plenare te Kuvendit duke absolutizuar kësisoj e me demek interesin e pushtetit
gjyqësor ne dem te atij ligjvënës ndonëse procesit gjyqësor ne këtë rast nuk i
vjen asnjë dem nga pjesëmarrja disa oreshe e Sali Berishës një a dy dite ne
jave ne seancat plenare te Kuvendit, ndërsa vete Kuvendi rri e vështron-e kjo,
si turpërimi i trete i tij.
Natyrisht
që çështja e Sali Berishës do te trajtohet e do fitohet gjyqësish ne Gjykatën e
te Drejtave te Njeriut ne Strasburg, por deri atëherë çështja Berisha, statusi
i tij i te përndjekurit politik, i papajtueshëm me demokracinë dhe ligjet e
këtij sistemi, pra edhe kërkesa për lirimin e Sali Berishës nga arresti dhe nga
akuzat e pabaza duhen bere çështje shoqërore, e elitave dhe e shtresave te
gjera te shoqërisë por edhe çështje për faktorët e jashtëm dhe opinionin publik
ndërkombëtar me interes për zhvillimet ne këtë pjesën ballkanike te botes.
Berisha
i përndjekur dhe i arrestuar politik është prove e regjimit autokratik te Edi
Rames ndaj edhe rifitimi i lirisë prej tij është beteje jo thjeshte për Sali
Berishën, individ a lider, por beteje për demokracinë dhe shtetin ligjor,
beteje për te sotmen dhe te ardhmen e këtij vendi.
Sa
për qëndrimin e ndërkombëtarëve, duket se jemi ne fillesat e ndryshimit te
mundshëm te tij. Tashme është kuptuar se joshja e Serbisë me shumë karotë e pak
shkop, e ku, tek dhënia e karrotës, iu kërkua te luaje rol parësor edhe Edi
Ramës, po humbet çdo dite terren. Po kështu, edhe ideja se stabiliteti i
Ballkanit dhe pengimi i penetrimit te interesave te Rusisë e Kinës arrihet me
mire me autokratet bashkëpunues, veçmas dyshja vëllazërore Vuçiç-Rama, po bjerrjet
dite pas dite, bashke me mbështetjen për këtë qasje dhe për këta dy autokrate.
Kancelaritë Europiane po ecin me shpejt ne këtë drejtim, ShBA me ngadalë.
Afërmendsh qe goditja ndaj Sali Berishës lidhet me këto interesa e qasje
gjeopolitike te përkohshme, tashme ne ndryshim. E mos na thoni se lidhet me
korrupsionin-mos na e fyeni më inteligjencën, të paktën!
Nga
ana tjetër Sali Berisha demonstroi fuqi mbijetuese, vijim mbështetjeje te gjere
popullore ne Shqipëri, Kosove e Diaspore, e kjo e forcon tek amerikanet
pragmatiste vlerësimin e padobisë se vijimit te ndëshkimit te tij për interesa
gjeopolitike qe po tejkalohen, te mbështetjes se padobishme te Lulzim Bashes a
faktorëve te tjerë por edhe te ripeshimit te pasojave negative qe solli ne
ekuilibrin politik e social te vendit përkëdhelja e pamerituar e krahut
rilindës te politikes dhe goditja e tepruar e krahut demokrat.
Për
me tepër, ndonëse padrejtësisht te goditur, as Sali Berisha vetë as
mbështetësit e tij nuk rrëshqitën ne asnjë moment e për asnjë milimetër ne
antiamerikanizëm, njëherazi duke demonstruar dinjitet, integritet dhe
sovranitet ne raport me qëndrimet e tyre kundër politikes se ShBA për këtë
çështje te veçante e disa te tjera te lidhura me te.
Ndaj,
nga tre anomalitë opozitare, jo me kot, anomalia e pare, ajo e mosnjohjes se
realitetit opozitar parlamentar thuajse ka ardhur ne normalitet-cili është
grupi parlamentar dhe kryetari i tij është tashme e qarte dhe e pranuar ne
Kuvend; anomalia e dyte, te drejtat ligjore e statutore te shumicës se
anëtarësisë së Partisë Demokratike qe ndoqi e mbështeti Sali Berishën duket se
kane hyre ne rrugën e zgjidhjes se duhur gjyqësore - vendimi i dhjetorit i
Gjykatës se Larte, e jo vetëm, jep disa shenja pozitive për këtë; anomalia e
trete, anulimi i arrestimit te paligjshëm te Sali Berishës ndonëse ende shume
larg, gjithsesi po shquhet ne horizont.
Qartazi
penduli po lëviz ne kahun e kundërt.
Por
kjo është një teme qe meriton trajtim me vete e me te gjere se kaq.
© SYRI.net