| E enjte, 04.04.2024, 07:50 PM |
Agron Gjekmarkaj:
Fjala ime e plotë e mbajtur sot në seancën e
Parlamentit
E
nderuar Znj. Kryetare,
Të
nderuar deputet!
Sot
në vendin tonë realiteti është më kokfortë se shekujt. Ai ka ndërtuar gjuhen e
vet dhe semantiken e re.
Ndonëse
në fjalorin e shqipes fjalës “konçesion” si term sinonimor i vihet fjala
“lëshim”, publiku i yshtur nga puna shkencore e Qeverisë i ka vënë sinonimin
korrupsion.
Në
kullën e Babelit ku u lidhën gjuhët po bëhet ndryshimi i duhur. Leksikologu,
Ilir Beqja, morfologu Ilir Rrapaj, gramaticieni Ilir Rrjepsi, dhe të tjerë po i shpjegojnë njerzisë se “sterilizim” do
të thotë të pastrosh xhepat e shqiptarëve nga çdo qindarkë.
Jo
vetëm duke i zier portofolet në temperaturën e lartë të vesit, aty ku vdes çdo
pasion kolektiv për mirqënie dhe besim te publikja, por duke i fyer ata në
inteligjencë, duke i sterilizur ata në të drejtat dhe aspiratat e tyre më
elementare, pse jo duke i përqeshur në besimin e tulatur tek drejtësia.
Bëhet
fjalë për 200 milion euro të cilat ju kanë ndryshuar jetën per mirë zhvatësve,
për keq, të zhvaturve-qytetarve. Kjo ndodh bash kur defiçiti i skemes së
pensioneve thellohet, në qytet rritet me 5% dhe në fshat me 12 %. Fondi për
konçesionet rezulton 3.5 herë më i lartë se ai për pensionet dhe rreth tre herë
më i lartë se ai për 64 mijë familje që jetojnë me ndihmë ekonomike.
E
vjetra shëmbet, kohet ndryshojnë, një jetë e re lulëzon gërmadhash. Shkrimtari
i famshëm ja ka këputur kot. E vjetra nuk shëmbet, vjetërohet edhe më, mediton
Spiropali! Koha nuk ndryshon, përshtaten njerëzit hamendeson Taulanti, teksa
germadha morale bëhet stil jete, konstaton Majko. Punëtoret e kësaj germadhe
janë ketu. Imagjinojeni vetën secili me një lopatë në dorë, kazem a qyski duke
e gërmuar.
Diçka
është kalbur në Danimarkë thoshte Hamleti, gjithçka është kalbur në qeverinë
Rilindjes ma bën me shenjë Salianji, një duhmë kjo që e marrim bashkë me ajrin
që thithim.
Qëndrimi
i kësaj qeverie nuk ndryshon kurrë përsa i perket financimit të PPP-ve nga
Buxheti i Shtetit. Kryeministri apo ministrat që ende nuk kanë shkuar në burg
nuk ndijnë trazim nëse janë hapur procese gjyqësore siç është rasti i
inceneratorve dhe sterilizimit!
E
çfarë rëndësie ka se pronaret janë në arrati, madje ndonjëri na jep edhe
leksione publike, mbi “galateon”, i ulur nën ikonën e Shën Merisë?! Në kohët
antike hajdutët vareshin nëpër kryqe, në bashkohësinë tonë ata i varin kryqet
në qafë dhe na nxjerrin gjuhën. Po pse duhet të kemi gajle kur yndyra e
qeverisë, vetë Zëvëndëskryeministri, tigrushi i gjorë, i cili po i sëmur të
gjithë nga frika se mos i jep gojës, merr rrugët e kurbetit duke thënë ;
“Lamtumirë vendet e mija që po zhdukeni dalangadalë, gjëmon deti e stuhia, por
me buzëqeshin paret e mia”. Dhe financimi jo vetëm nuk ndalon, po rritet edhe
më gjatë në vitin 2024.
Gjatë
këtij viti shoqëria do të sterilizohet edhe më shumë, do paguhen 50 milionë të
tjera për katër konçesionet në mjekësi, 11,9 milionë inceneratori Tiranës, 33
milionë “Rruga e Arbërit”, e cila
nuk mbaron kurrë, dhë është e një
cilësie të tmerrshme. Aty, Lala nuk duket të ketë interesa të shpejta.Nuk
ndalon financimi i PPP-ve. Një i korruptuar bie, qindra ngrihen. Nuk ka rëndesi
se ministra, ish ministra, kryetarë bashkishë dhe deputet janë bërë me tension,
aritmi, dridhen, zverdhen, belbëzojnë, në dyert e SPAK-ut, paraja duhet të
shkojë në destinacion.
Ata
“vdesin” të gjithë njësoj, duke vikatur rroftë udhëheqësi, ne jemi zuzarë, ne
jemi tradhëtarë, të shkojmë në litar! Drejtorët tuaj kudo janë turrur si
karkalecat në bereqet por shefat e tyre nuk dinë gjë, nuk mbajnë përgjegjësi.
Ata kanë ngrënë kaq shumë dardha, kumbulla e fiq, sa po ju shkon barku mbi
tryezat e shqiptarve por nuk shohim askund as pergjegjësi politike e as morale.
Ky është sistemi politik, piramidal i ngritur për të patur nëpërmjet
korrupsionit dhe të korruptuarve gjithcka nën kontroll, edhe voten e cila
blihet po me paranë e vjedhur publike.
Ne
votojmë shumë ligje po sa më i korruptuar shteti aq më shumë ligje prodhon ai.
Ky i sotmi është njëri prej tyre. Në të
12 vit që qeverisni keni thyer çdo rekord me parullat dogmatike, simptoma këto
të një mendje anemike kompozuar nga gënjeshtrat, cektësia e fuqisë argumetuese
dhe akuzat ndaj qytetarëve dhe opozitës!Tanimë jeni shndërruar në mimetikë, në
xhestikulativë, nuk keni më as fjalë, ju po kerkoni të modifikoni thelbin e
shqiptarit modern.
Frika
ju shtyn drejt oazit të broçkullave! Shqiptarin e dëshironi idiot, të
sterilizuar në gjykim, nën chek-up patronazhistësh, duke i kontaminuar të
tashmen dhe djegur të ardhmen në incenerator. Hesap i gabuar. Vonesa jo
domosdoshmërisht është harresë. Çdo ditë thoni atë që nuk qëndron dhe përpiqeni
me fsheh atë që di e gjithë bota.
Të
kundërshtosh sot, të luftosh me korrupsionin e kësaj qeverie është një akt
patriotizmi, më i larti akt. Sot, Edi Rama mund ti ikë interpelancës së kërkuar
nga Opozita, nga z.Gazmend Bardhi por jo gjyleve që ka lidhur tek këmbet e
veta. Në rëndje, në ikje ato plasin një nga një. Sot korrupsioni është armiku
kryesor i Shqipërisë. Konçesionet dhe PPP-të, ngerdheshja e tij.
Ai
rritet në oborrin e Qeverisë. Çdo mizori e ka ditën e vet të gjykimit, na mëson
Sami Frasheri. Shënojeni !
https://www.facebook.com/profile.php?id=100069034779753