Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kastriot Dervishi: Ali Oseku (1944-2024)

| E merkure, 03.04.2024, 07:28 PM |


Në vitin 1973 piktori Ali Oseku doli në këtë foto me aktorin e njohur Bekim Fehmiu, gjatë vizitës që ky i fundit kreu në Tiranë. Shumë shpejt u godit dhe dërgua në Elbasan të punojë. U arrestua më 18.4.1975. U akuzua në bazë të nenit 73/1 të Kodit Penal, për agjitacion e propagandë, se kishte marrë rregullisht libra perëndimorë për të lexuar, për pikturat e tij, etj. Gjykata e Rrethit Elbasan, me vendimin nr.210, datë 15.8.1975, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 4 vjet heqje lirie dhe heqjen e të drejtave zgjedhore dhe marrjes detyrave shtetërore për 3 vjet. Më 14.9.1979 u lirua nga Reparti nr.303 Spaç.

(Fotoja e huazuar nga fotografi i njohur Nikolin Baba).