Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Agron Gjekmarkaj: Me 2 Prill në Shkodër

| E marte, 02.04.2024, 07:48 PM |


Agron Gjekmarkaj:

Me 2 Prill në Shkoder, në ditën e kujtesës e cila e fton ndërgjegjën qytetare e politike të gjithësecilit për të reflektuar, qendruar e ringritur. Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Besnik Ceka, Bujar Bishanaku në kapercyell të historisë u bënë simboli i aspiratave më sublime për liri dhe demokraci. Një popull që harron dëshmorët e vet kompromenton historinë dhe të ardhmen e tij.

Shkodra dhe Shqipëria nuk do ta bëjnë kurrë këtë !

PD sot ka forcën e shembullit, me idealizmin e heroizimit, me vullnetin e rezistencës për ti shërbyer kësaj shoqërie, këtij vendi, për të nderuar kujtimin e themeluesve të saj që aspiruan Shqipërinë si gjithë Europa do të mbetet garante e këtyre vlerave, vetë shpirti i lirisë!

Lavdi dëshmorve!

https://www.facebook.com/profile.php?id=100069034779753